Emiri i Katarit i dhuron një avion 400 milionë dollarësh Erdoganit
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pranoi një avion luksoz prej 400 milionëdollarësh nga emiri i Katarit javën e shkuar, duke shkaktuar një valë kritikash ngakundërshtarët politikë. Në përgjigje të akuzave, Erdogan tha të hënën se avioni Boeing 747-8 ishte një"dhuratë" nga emiri Tamim Bin Hamad Bin Al Thani, duke hedhur poshtëpretendimet se avioni ishte blerë. Udhëheqësi turk u tha gazetarëve se Ankarajakishte qenë e interesuar për ta blerë avionin, por emiri këmbënguli ta ofronte atë sidhuratë. Zoti Erdogan pohoi gjithashtu se avioni i përkiste popullit të Turqisë dhe jo atijpersonalisht, duke shtuar se ai do ta përdorte avionin për udhëtimet e tij. Sipasnjoftimeve, avioni ka disa salla konferencash madje edhe një spital funksional. Aeroplani i madh është projektuar për të transportuar 76 pasagjerë. Presidenti turk e bëri të ditur çmimin prej 400 milionë dollarësh të avionit pasi u përball me pyetje lidhur me koston dhe kur një anëtar i partisë opozitare kërkoihetim zyrtar për çështjen. Erdogan është vënë para kritikash në të kaluarën përshpenzime të tilla si një pallat presidencial dhe një flotë automjetesh luksoze. Turqiapo përballet me inflacionin dyshifror dhe vështirësi valutore. Doha ka ...