Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Forcat speciale amerikane në Shqipëri, për të eliminuar skenarët destabilizues

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Teksa ish-kryeministri Berisha dhe ithtarët e tij kanë shtuar kërcënimet, kryedemokrati Basha ka marrë dje bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në selinë blu ka shkuar zëvendësambasadori i SHBA-së në Tiranë, i cili zhvilloi një takim “kokë më kokë” rreth një orë me Bashën. Për të ndalur çdo skenar destabilizues në Shqipëri dhe rajon, SHBA-ja ka marrë masat.

Ndodhur në kushtet kur në Tiranë ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kaos dhe tensione, vjen një paralajmërim i fortë. SHBA-të kanë njoftuar se do të ngrenë në Shqipëri një bazë, tek e cila do të dislokojnë trupa speciale, të cilët do të jenë në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo skenari destabilizues. Kjo është bërë e ditur dje në faqen zyrtare të Komandës së Operacioneve Speciale Amerikane në Europë (US SOCEUR), e cila mes të tjerash e konsideron vendin tonë një aleat të fuqishëm të NATO-s.

Sipas njoftimit “vendndodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët shqiptarë, qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik.

Kjo vendndodhje, redukton në masë të madhe kohën e udhëtimit dhe rrit fleksibilitetin e operacioneve speciale dhe forcave konvencionale në rajon”, thuhet në njoftimin e Komandës amerikane, duke shtuar se “Shqipëria mbetet një aleate e fortë e NATO-s dhe SHBA-të gëzojnë një marrëdhënie të fortë me qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë, gjë që e bën vendosjen e një shtabi pararojë në këtë vend aleat një vendim të natyrshëm”.

Siç thekson dhe Gjeneral Major David H. Tabor, Komandant i Komandës së Operacioneve Speciale në Europë “aftësia për të lëvizur dhe trajnuar me shpejtësi brenda Ballkanit, në bashkëpunim të ngushtë me forcat e tjera aleate dhe partnere, e bëri Shqipërinë vendndodhjen më të mirë për këtë përpjekje”.

Fakti që amerikanët kanë vendosur të sjellin forca speciale në Shqipëri, ky është një mesazh i qartë edhe për ish-kryeministrin Berisha, duke i treguar se SHBA-të nuk do lejojnë që të cënohet stabiliteti në vend.

SOCEUR, vë në dukje njoftimi, “luan një rol të rëndësishëm për të demonstruar përkushtimin e SHBA-së ndaj aleatëve dhe partnerëve tanë në Ballkan. Nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme dhe bashkëpunimit të ngushtë, Forcat e Operacioneve Speciale të SHBA-së sigurojnë një lidhje të rëndësishme midis aleatëve dhe partnerëve tanë në rajon, duke rritur kështu stabilitetin rajonal”.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila në një postim në llogarinë e saj në Twitter shprehet se kjo është një mënyrë shumë e mirë për të nisur vitin, sa i përket zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, referuar mbrojtjes.

Great to start the new year with significant development in ?? ?? defense relationship. First time ?? is locating an HQ of this type in ??. Important for regional security. https://t.co/9zYcM9cQtk

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) January 6, 2022

Tags: bashaBerishaSHBAshqiperiYuri Kim

TË LIDHURA

Politikë

Rama: I njëjti brand i Katarit do ndërtojë Zvërnecin

15:44 | 06/06/2026
Politikë

Koçiu: Turizmi rritet me investime, “Rilindja Urbane 2.0” zhvillon qytetet

14:54 | 06/06/2026
Aktualitet

Zhduket pa gjurmë 35-vjeçari në Tiranë, prej tre ditësh familjarët nuk kanë asnjë kontakt me të

14:45 | 06/06/2026
Next Post

Skandali me pagat, arrestohen dy të dyshuar për nxjerrjen e databazës

Berisha shton kërcënimet, dyert e PD-së blindohen si burg i sigurisë së lartë

'Pagat'/Prokuroria paralajmëron konferencë urgjente, çfarë pritet në 10:30?







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Rama: I njëjti brand i Katarit do ndërtojë Zvërnecin

by mirseda
15:44 | 06/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me debatin publik për projektin turistik të Zvërnecit, duke...

Koçiu: Turizmi rritet me investime, “Rilindja Urbane 2.0” zhvillon qytetet

14:54 | 06/06/2026

Zhduket pa gjurmë 35-vjeçari në Tiranë, prej tre ditësh familjarët nuk kanë asnjë kontakt me të

14:45 | 06/06/2026

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës

14:28 | 06/06/2026

Ekstradohet në Greqi 46-vjeçari shqiptar, dyshohet për grabitjen me pasojë vdekjen e një 65-vjeçari

14:19 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com