Një 35-vjeçar rezulton i zhdukur prej 3 ditësh në Tiranë. Bëhet fjalë për Eglant Koçin, i datëlindjes, 17 shtator 1991, i cili nuk ka kontaktuar me familjarët.
Për herë të fundit është parë në zonën pranë sheshit “Wilson” në kryeqytet, teksa po lëvizte me një automjet me targa “CT969”.
Një ditë më parë në Komisariatin nr. 2 është bërë denoncim nga familjarët e tij, të cilët kanë kërkuar ndihmë për gjetjen.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se familjarët janë shprehur se nuk ka konflikte me njeri. Policia ka nisur gjurmimin për të riun, ndërsa po kontrollohen kamerat e sigurisë për të parë drejtimin e lëvizjes.
Paraprakisht, nga pamjet e administruara prej bluve, lëvizjet me makinë janë normale, ndërkohë që kërkimet vijojnë.















