Ka shkuar në katër numri i të arrestuarve në lidhje me publikimin e pagave dhe të dhënave personale. Prokuroria e Tiranës ka lëshuar disa urdhër arreste, por aktualisht janë vënë në pranga vetëm 4 persona, të cilët akuzohen se kanë publikuar të dhënat personale të mbi 690 mijë qytetarëve.
Nuk dihen ende identiteti i te arrestuarve dhe funsionet e tyre. Për këtë çështje Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pas hetimit të zhvilluar njoftojnë konferencë për shtyp në orën 10:30.
Kjo vërteton se publikimi i të dhënave nuk ka qenë pjesë e ndonjë sulmi hakerimi, por nga vetë personat brenda institucionit. Skandali i publikimit të pagave dhe të dhënat personale rrezikoi stabilitetin dhe sigurinë e tyre.
Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit janë të dyshuarit kryesorë për skandalin e publikimit të listë pagesave të mbi 690 mijë qytetarëve punonjës të administratës publike apo bizneseve private në vend. Burime të besuara pranë Prokurorisë së Tiranës kanë mundur të identifikojnë se cilët punonjës të AKSHI-t kanë pasur akses në sistem, ku kanë kopjuar dhe shpërndarë databazën e pagave.