E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Berisha shton kërcënimet, dyert e PD-së blindohen si burg i sigurisë së lartë

Dje, përfaqësues nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, Aldo Bumçi e Ivi Kaso tentuan të hynin në selinë e PD-së, por u përballën me dyer të mbyllura. Pas tyre, një grup të rinjsh nga FRPD-ja kanë shkuar në selinë blu, ndërsa e konsideruan këtë veprim të turpshëm dhe u shprehën se selia nuk është pronë e askujt.

Sipas tyre, nuk mund të mbyllësh dyert e selisë për mendime të ndryshme, teksa shtuan se do të jenë të gjithë të pranishëm në datë 8 janar për protestën. “Jemi thirrur për të bërë një mbledhje për zhvillimin e protestës më 8 janar, por nuk lejohemi të hyjnë në seli për të zhvilluar mbledhjen. Kjo është një situatë e turpshme, kjo seli nuk është pronë e askujt por e demokratëve dhe t’i mbyllesh derën të rinjve është e paprecedentë. Nuk ka nevojë të lajmërohet administratë për çdo hyrje, nuk kemi hyrjen dot në FRPD. Nuk jemi ne rrezik për këtë seli, duam thjeshtë të zhvillojmë një mbledhje. Kjo është një mbyllje dyersh për çdo mendim ndryshe. Ne do të jemi në protestë më 8 janar”, u shprehën ata.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka marrë masa ekstreme në lidhje me protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më datë 8 janar, i cili ndër të tjera ka paralajmëruar se do ta nxjerrë nga zyra e selisë së Partisë Demokratike. Ai ka vendosur të blindojë dyert me qëllim parapërgatitjen ndaj përshkallëzimit të situatës.

“E ka kthyer opozitën në bunker”

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, kanë vijuar me sulmet ndaj kreut demokrat Lulzim Basha pasi gjetën mbyllur dyert e selisë blu. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Aldo Bumçi u shpreh se dyert e selisë blu nuk kanë qenë mbyllur as në ditët më të vështira, por pas 30 vitesh parti e Bashës arriti deri në këtë pikë.

Ai tha se selia është kthyer në një bunker të Bashës, dhe nuk ka të bëjë aspak me interesin e demokratëve, por me interesat e tij personale për të mbajtur karrigen e kryetarit. “Kemi ardhur këtu, bashkë me Strazimirin, Kason, me drejtuesit e tre degëve të Tiranës, 1, 3 e 7, pasi këto janë zonat që ne kemi mbuluar gjatë fushatës elektorale dhe kishim caktuar një mbledhje pune. Vend tjetër për ta bërë, përveçse shtëpisë sonë, PD, nuk ka. Siç e shikoni është e mbyllur, kjo seli nuk e ka qenë e mbyllur as në vitet më të vështira, as kur ka pasur qeverisjen, as në ’97-ën. Për herë të parë në 30 vjet, partia e Lulzim Bashës ka mbyllur dyert, është kthyer në një bunker. Kujt të mire i shërben? Më gjeni një interes të demokratëve dhe të qytetarëve që opozita të kthehet në bunker, në burg? Nuk i shërben askujt tjetër veç Bashës. Edi Rama është mbret aty sa herë ky është këtu. Ky është projekt kriminal për të zhdukur opozitën, por opozita është gjallë, është në këmbë dhe ditën e shtunë do ta çlirojë dhe këtë bunker”, tha Bumçi.

Lexo edhe :   Deputetin e hedhin në koshin e plehrave. Nishani po paralajmëron Bashën?

Ndërkohë, anëtari tjetër i Komisionit të Rithemelimit, Gent Strazimiri u shpreh se oborri i selisë është kthyer në një shkretëtir të madhe në vend. Sipas tij, mbyllja e godinës tregon se Basha është i frikësuar nga demokratët, teksa shtoi se kreu demokrat nuk ka frikë nga regjimi pasi me atë i ka mirë marrëdhëniet. “Ky oborr është shkretëtirë e madhe dhe godina zbrazëti e madhe. Sot ky oborr duhet të gumëzhinte nga demokratët në betejë kundër regjimit, por jo ka shkretëtirë. Kjo godinë sot tregon frikën e Bashës nga demokratët jo nga regjimi, me regjimin e ka mirë”, tha ai.

Lexo edhe :   Evi Kokalari sulmon Grida Dumën, i publikon foton

Basha e mohon: Nuk është porta e zyrës sime

Në kohën kur mbështetësit e Sali Berishës flasin për skenarë dhune në protestën e 8 janarit, Lulzim Basha i ka marrë mirë masat për të mbrojtur selinë e partisë. Nga ana tjetër, ai e ka mohuar se ka blinduar zyrën e tij.

“Keni harruar që të tregoni që kemi edhe tanke në bunker, edhe helikopterë të tarracë, kemi edhe snajperë, edhe marinsa mbrapa në aneks. Këto janë të gjitha marrëzira dhe është e trishtueshme që viti i ri në Shqipëri, shqiptarët i gjen me një ngjarje të tillë të servirur ndërkohë që ata përballen me probleme reale, rritja e çmimeve, varfëria, ekonomia, papunësia, emigracioni.

Këto janë problemet e atyre që na ndjekin në këto momente, dhe jo përpjekja e një njeriu për të marrë peng Partinë Demokratike, për ta kthyer atë në një bunker për të instrumentalizuar demokratët e dëshpëruar nga masakra zgjedhore e 25 prillit dhe për t’i përdorur si mish për top për interesat e tij.

Ndërsa të tjerat janë thjesht manipulime. Asgjë s’ka ndryshuar, në zyrën time mund të vini që nesër për një kafe ta shikoni që është e njëjta që ka qenë. Jo, nuk është porta e zyrës time, se nga zyra ime sapo dola dhe mund tl vish nesër ta verifikosh. Pastaj se çfarë ndodh në podrumet e Partisë Demokratike, çfarë ndodh në tarracën e Partisë Demokratike, ato që janë thënë janë përtej imagjinatës së shfrenuar të çdokujt. Arsyeja është fare e thjeshtë, krijohet ideja, pra imazhi që Sali Berisha ka faktikisht për Partinë Demokratike, ta kthejë  atë në një bunker për interesat e veta.

Partia Demokratike, në fakt, ka një tjetër interes, të jetë e hapur për të gjithë demokratët, por kurrë mos të kthehet në një bunker për interesat e një njeriu të shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të shoqëruar nga të tjerë non-grata që duan ta përdorin shtëpinë e lirisë për interesat e tyre personale. Aq më keq për hallet e tyre personale, në raport me non-gratat apo në raport me drejtësinë”, tha Basha në “Open”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...