Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Debati mes partizanëve e ballistëve, të rinjtë: Enveri ka qenë 1-shi në Shqipëri

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Debati mes partizanëve e ballistëve, të rinjtë: Enveri ka qenë 1-shi në Shqipëri

Ditën e djeshme, kreu i Institutit të Krimeve të Komunizmit Agron Tufa paraqiti raportin për veprimtarinë vjetore të institutit. Gjë që u shoqërua me debate të forta ndërmjet deputetëve mbi historinë luftës së dytë botërore dhe rolin e ballistëve e partizanëve. Në këtë debat janë përfshirë edhe qytetarët, të cilët shprehen për Tirana Today se aksioni i partizanëve ka qenë i çmuar për Shqipërinë.

“Komunizmi pas viteve ’44 ka bërë krime, janë vrarë mbi 6 mijë veta. Kurse LANÇ-i është ok, ai ka vlerat e veta për çlirimin e kombit.”

“Komunizmi ka qenë 1-shi në Shqipëri. Krime ka bërë Balli Kombëtar”

Ndërkohë, sa i takon rolit të Enver Hoxhës, duket se qytetarët janë të ndarë në mendime. Për disa ai ka qenë burrë shteti që i ka bërë mirë vendit. Të tjerë shprehen me nota të ashpra, duke e quajtur diktatorin më të tmerrshëm të historisë.

“Për atë kohë që e kam jetuar unë ishte ndryshe, Enveri nuk ishte diktator. Ne ishim të pashkolluar, ai na dha shkollën. Të rinjtë nuk e njohin historinë siç është, më shumë dinë ato që i tregojnë prindërit e tyre. Unë e kam jetuar atë kohë dhe me thënë të drejtën kam qenë më mirë.”

“Enver Hoxha ngelet negativ, ishte diktatori më i tmerrshëm në botë. Ka kryer krime monstruoze, njeriu më i urryer i kombit shqiptar.”

“Kujtojini ju të rinjtë, ne nuk mbajë më mend, i kemi harruar. Por, më përpara studiojini pastaj i kujtoni. Studioni më shumë sesa të flisni. Kështu do të ishte mirë.”

Pasqyrimi i kohës së komunizmit ka sjellë gjithmonë debat të fortë në media, institucione akademike, por edhe shoqëri. Për shumë, nuk duhet të flitet për atë kohë e aq më pak për krimet e kryera. Por, një pjesë argumentojnë se duhet t’i jepet më tepër vëmendje dhe të bëhen publike të dhëna që tregojnë si ka qenë koha e komunizmit në Shqipëri.

Mirëpo, sa e njohin të rinjtë shqiptarë historinë e vendit tyre dhe veçanërisht këtë periudhë? Të vetmet informacione që ata kanë, bazohen në historitë personale të të afërmve, pasi edhe në tekstet shkollore flitet shumë pak.

“Mendoj se nuk është shkruar aq mjaftueshëm sa duhet për periudhën e para apo gjatë komunizmit. Edhe ne si të rinj nuk kemi lexuar mjaftueshëm, sepse në internet mund të gjenden lehtë. Por, zor se shumica e të rinjve do t’i lexojë ashtu. Por, nëse i bën në mësim, i fiksojnë më tepër. Unë mendoj se Enveri ka qenë për të mirën e vendit, thjesht sipas meje ishte më shumë diktator seç duhej.”

“Nuk është se më intereson shumë të di nga periudha e komunizmit. Më shumë janë nga çfarë kam dëgjuar nga gjyshërit. Por, do doja ta jetoja vetë që të kuptoja sesi ishte jeta vërtetë atëherë.”

“Historia duhet njohur, por duhet të shkruhet me vërtetësi. Janë bërë emisione, publikime të ndryshme, jo vetëm nëpër televizione. Janë ngritur dhe shumë muze me qëllim njohjen e asaj periudhe. Ndaj deri diku është bërë përpjekje për ta treguar si kohë. Ndërsa në librat e historisë ende nuk ka pasqyrim të plotë të ngjarjeve në atë kohë për vendin tonë.”/ TIRANA TODAY

Tags: “Ballistët”debatienver hoxhahistoriakomunizmitPartizanëtqytetaretshqiperitë rinjtë

TË LIDHURA

Restoranti në flakë në Theth, pronarja: S’kam pasur konflikte, s’kam dijeni
Aktualitet

Restoranti në flakë në Theth, pronarja: S’kam pasur konflikte, s’kam dijeni

09:23 | 10/07/2025
Zjarri prej 5 ditësh në Dukat, rrezikohet Parku i Llogarasë – ndërhyrje nga ajri
Aktualitet

Zjarri prej 5 ditësh në Dukat, rrezikohet Parku i Llogarasë – ndërhyrje nga ajri

09:19 | 10/07/2025
Gjeni trupin e kapitenit Arben Anamali pas 48 orësh kërkime – rrezikoi për të shpëtuar dy turistë
Aktualitet

Gjeni trupin e kapitenit Arben Anamali pas 48 orësh kërkime – rrezikoi për të shpëtuar dy turistë

09:12 | 10/07/2025
Next Post
Video/ Dhuna e ish-deputetëve të PD-së ndaj policisë, Flamur Noka i ‘kap për fyti’

Video/ Dhuna e ish-deputetëve të PD-së ndaj policisë, Flamur Noka i ‘kap për fyti’

SONDAZH/ A duhet të shtyhet data e zgjedhjeve vendore?

SONDAZH/ A duhet të shtyhet data e zgjedhjeve vendore?

VIDEO/ Ja cilat janë simbolet më të përdorura, në 198 flamujt kombëtarë

VIDEO/ Ja cilat janë simbolet më të përdorura, në 198 flamujt kombëtarë

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Raketa mbi Kiev/ Dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse
Bota

Raketa mbi Kiev/ Dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse

by mirseda
09:36 | 10/07/2025
0

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, është goditur sërish nga një sulm masiv ajror me dronë rusë gjatë natës,...

Kërkohet masa e paraburgimit/ Reperi u ndalua në aeroportin e Zvicrës, ja çfarë deklarojnë mediat zviceriane

Kërkohet masa e paraburgimit/ Reperi u ndalua në aeroportin e Zvicrës, ja çfarë deklarojnë mediat zviceriane

09:25 | 10/07/2025
Restoranti në flakë në Theth, pronarja: S’kam pasur konflikte, s’kam dijeni

Restoranti në flakë në Theth, pronarja: S’kam pasur konflikte, s’kam dijeni

09:23 | 10/07/2025
Zjarri prej 5 ditësh në Dukat, rrezikohet Parku i Llogarasë – ndërhyrje nga ajri

Zjarri prej 5 ditësh në Dukat, rrezikohet Parku i Llogarasë – ndërhyrje nga ajri

09:19 | 10/07/2025
Gjeni trupin e kapitenit Arben Anamali pas 48 orësh kërkime – rrezikoi për të shpëtuar dy turistë

Gjeni trupin e kapitenit Arben Anamali pas 48 orësh kërkime – rrezikoi për të shpëtuar dy turistë

09:12 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com