Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

SONDAZH/ A duhet të shtyhet data e zgjedhjeve vendore?

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant

Zgjedhjet vendore të caktuara për t’u mbajtur më 30 Qershor, janë kryefjalë e aktualitetit në vend. Situata është vërtetë komplekse, në kuadër të krizës politike në vend, e cila nisi me djegien e mandateve të deputetëve të opozitës e që po vijon me protesta masive, shpesh të dhunshme e me të lënduar.

Ditën e nesërme, më 25 maj, opozita ka paralajmëruar se do të mbajë një tjetër protestë kombëtare, e gjashta e tillë, ku kërkohet largimi i kryeministrit Rama, krijimi i një qeverie tranzitore dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Prej tre ditësh, kryeministri Rama i është drejtuar kryedemokratit Basha me anë të letrave publike, ku e fton për t’u ulur në një tryezë politike pa kushte, e për të dialoguar.

Përgjigja e Bashës ka qenë përherë refuzuese. Kushti kryesor i tij dhe i aleatëve është pikërisht largimi i kryeministrit Rama.

“Zgjedhje me Ramën nuk ka”, theksojnë me këmbëngulje personalitete të opozitës, e nga ana tjetër përgjigja e kryeministrit është po ashtu e prerë: “Pushtet në tavolinë nuk ka, qeveria e 30 qershori nuk ndryshojnë!”

Këtyre replikave u është përgjigjur sot me një deklaratë të fortë presidenti Meta, i cili duket se ka vendosur të bëjë lëvizjen e radhës lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një njoftim për mediat, presidenti njoftoi sot se “shpreh gatishmërinë time institucionale, që në përputhje me kompetencën që më jep shkronja “gj” e nenit 92 të Kushtetutës, të rishikoj Dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore dhe të dekretoj një datë tjetër për zhvillimin e tyre, në përputhje me vullnetin e shprehur të palëve politike.”

Ky njoftim vjen një ditë pas deklaratës së Unionit Kristiandemokrat dhe Kristiansocial (CDU/CSU) për DW, ku sugjerohet shtyrja e datës së zgjedhjeve, pasi “pa pjesëmarrjen e opozitës, zgjedhjet janë problematike në aspektin demokratik”.

Gjasat janë që me këtë reagim të ndërkombëtarëve dhe presidentit, ky i fundit të dekretojë një datë tjetër për zhvillimin e zgjedhjeve vendore, sigurisht me vullnetin e shprehur të palëve politike.

Në këtë rast, një nga palët politike do duhet të tërhiqet e të mos vazhdojë më me ‘kokëfortësi’ duke kundërshtuar palën tjetër.

Por, a është e drejtë që data e caktuar e zgjedhjeve vendore të shtyhet për shkak të bojkotit nga opozita?

Tirana Today pyet qytetarët me anë të këtij sondazhi nëse mendojnë se në këto kushte, duhet të shtyhet data e zgjedhjeve vendore.

Klikoni linkun e mëposhtëm për të marrë pjesë në sondazh:

* A duhet të shtyhet data e zgjedhjeve vendore?

Tags: datasondazhtë shtyhetvendoreZgjedhjet

TË LIDHURA

Aktualitet

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. SPAK i komunikon akuzën

15:16 | 05/06/2026
Aktualitet

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026
Aktualitet

AGSH reagon pas incidenteve në tubimin kundër projektit për Zvërnecin: Gazetarët nuk janë palë

14:53 | 05/06/2026
Next Post

VIDEO/ Ja cilat janë simbolet më të përdorura, në 198 flamujt kombëtarë

“Puseta që ka qelbur politikën shqiptare për 30 vite”, Spiropali i përgjigjet Berishës (Video)

“E kapën gafil me Dakon”, Basha numëron rastet kur Rama duhej të kishte dhënë dorëheqjen







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Sport

Besiktas me trajner të ri, do vendosë edhe për Asllanin

by mirseda
15:18 | 05/06/2026
0

Vicenzo Italiano është trajneri i ri i Besiktas. Lajmi është bërë i ditur së fundmi nga klubi...

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. SPAK i komunikon akuzën

15:16 | 05/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026

AGSH reagon pas incidenteve në tubimin kundër projektit për Zvërnecin: Gazetarët nuk janë palë

14:53 | 05/06/2026

“Jam… më jep 60 mijë euro”, mashtroi qytetarin duke iu prezantuar si një biznesmen dhe i mori paratë

14:38 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com