Një 26-vjeçar nga Tropoja është zhdukur në rrethana ende të paqarta, pasi kishte dalë të hënën me nënën e tij për të mbledhur gështenja në zonën e Kamenicës, në Bajram Curri.
Sipas familjarëve, i riu, me inicialet F. T., është larguar për pak nga e ëma dhe më pas ka humbur çdo kontakt me të. Pas kërkimeve të pasuksesshme, familja ka bërë kallëzimin në Komisariatin e Policisë së Tropojës të martën.
Forcat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe banorët e zonës, po zhvillojnë kërkime intensive në terren, si nga toka ashtu edhe me dronë, me qëllim gjetjen e 26-vjeçarit.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të zonës që të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e të riut.














