E martë, 30 Nëntor, 2021
5.5 C
Tirana

“As në 97-ën nuk ka pasur kaq krime”, Çollaku: Lleshaj i përkushtohet veç të pasmeve të Ramës

Në një javë kanë ndodhur pesë vrasje me armë zjarri. Pesë ekzekutime të cilat tronditën opinionin publik, . Esat Kotorri, Haxhi Baçinozi, Jurgen Kurti, Ferdinand Polia, Ravik Gurra, të gjithë viktima të atentateve me armë zjarri në zona shumë të populluara të kryeqytetit apo qyteteve të tjera të vendit. Duke frikësuar edhe qytetarët të cilët ndodheshin pranë. Në vitin 2018 Shqipëria ishte e dyta në rajon për nga numri i lartë i vrasjeve, duke qenë kështu një nga shtetet më të pasigurta.

Por, a ndikon kriza e thellë politike në të cilën ndodhet vendi ynë në shtimin e krimeve? A është kthyer fokusi i policisë në mbarëvajtjen e protestave të bëra nga opozita dhe situata të tjera të rendit janë lënë në hije?

Gazetari Basir Çollaku në një intervistë për Tirana Today thotë se përqendrimi i policisë është në kapjen e protestueseve të opozitës dhe jo në ruajtjen e rendit nga ata që ai i quan banda kriminale. Çollaku akuzon policinë dhe qeverinë se në strukturat e tyre kanë të përfshirë kriminelë, të cilët bëjnë ligjin në vend.

“Përfshirja e elementëve drejtues të Policisë së Shtetit në organizata kriminale ia ka bërë terrenin më të lehtë këtyre grupeve. Policia, qeveria, prokuroria, agjencitë ligjzbatuese duhet të kenë njerëz serioz. Por, fakti që ka kontingjente kriminalë në këto struktura i bën ata të mos jenë në kapacitet të plotë për të luftuar krimin.

Para pak ditësh një hetues i huaj më thoshte se në çdo vend ka mafia, por mesa duket në Shqipëri ajo ka pushtetin e vetë. Ka privatizuar, ka aksione të barabarta me pushtet-ndarësit. Çka do të thotë se në zyrat ku duhet të luftohet krimi dhe mafia, aty gatuhet vetë mafia. Nuk mund të luftojë një trup e pashëndetshme policie krimin, për sa kohë në darkë do të mblidhen bashkë dhe ndajnë paratë e përfitimet. As në vitin ’97 krimi nuk ka pasur këtë pushtet që ka sot.

Policia është e përqendruar t’i hapë rrugë koncesionarëve, banditëve që janë të lidhur me pushtetin e kanë marr tender. Aktualisht ministri i Brendshëm, i cili është njeriu më servil që Rama ka gjetur për të vënë në atë pozicion; i përkushtohet vetëm të pasmeve të kryeministrit. Sa herë shqetësohet zotëria, ai do shkojë të arrestojë ata njerëz që protestojnë për mijëra halle.”

Lexo edhe :   Atentat ish-deputetit dhe ish-kreut të Komunës Velipojë

Sipas gazetarit një nga arsyet përse krimi është shtuar, veçanërisht gjatë kohëve të fundit, lidhet edhe me krizat politike. Kështu, një shtet i dobët si Shqipëria kur institucionet janë ende shumë të brishta dhe të paformuara me baza të forta; grupet kriminale e kanë shumë të lehtë të marrin kontrollin.

“Në një shtet të dobët sigurisht që krimi do të jetë më i fortë, sa herë ka kriza politike. Grupet kriminale, bandat e trafikut kanë blerë pushtet, mandate dhe kanë ndarë bashkërisht prodhimin. Ata janë aksionarë në pushtet, pasi kanë blerë votat dhe i kanë dhënë mandatet deputetëve, edhe vendimet i marrin bashkë. Nuk e merr thjeshtë deputeti, nuk voton ai sipas dëshirës dhe vullnetit. Por, do të votojë banditi.

Lexo edhe :   Tre të mitura shfrytëzohen seksualisht, një grua i lidhte me burra në moshë

Krimi i organizuar, mafia dhe trafiku i drogës me këto eksponentë drejtues kanë marr pushtetin. Për ta lënë ata duhen çuar përtej qelive, por që të ndodhë kjo duhet të kemi drejtësi funksionale. Mirëpo, ku është drejtësia?”

Por, në një situatë kur lajmet për vrasje dhe krimet duket se janë shtuar, sa të sigurt ndjehen shqiptarët? Ata thonë për Tirana Today, se gjendja në vend është përkeqësuar dhe se bëjnë përgjegjës politikën.

“Çdo ditë e më shumë janë duke u shtuar krimet, sa herë e hapim televizorin në mëngjes gjëja e parë që dëgjojmë këto janë. Nuk duam të dëgjojmë më nga këto gjëra. U mbyll ’97-ta, akoma do të sjellim një ’97 tjetër. Të gjitha këto gjëra i shkakton politika, ajo është gabim fatal në Shqipëri.”

“Këtu mungon organizimi, bëhet organizimi lartë, por nuk bëhet puna poshtë. Ai i plotfuqishmi i zonës duhet ta dijë çfarë ka përreth. Dikur ka qenë Tirana me 4 policë, sot janë 4 mijë dhe nuk bëjnë dot punën e tyre. Duhet të vihen ligje më të forta në Parlament dhe ata politikanë boll bënë llafe. Por, të përforcojnë ligjet që tjetri të ketë frikë, siç kanë qenë ligjet më parë.”

“Ndodhemi në një rrëmujë shumë të keqe. Të ndodhin pesë vrasje në një javë është shqetësuese. Nuk ndjehemi shumë të sigurt në vendin tonë. Të shkaktojnë shumë ankth.”/ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si lindi alfabeti

Nga: Cody Cottier Anglishtja e shkruar, së bashku me shumicën e gjuhëve moderne, është aq shumë e lidhur me alfabetin e saj, saqë ne mund ta marrim atë sot si të mirëqenë. Në...

Variantet e koronavirusit, ja çfarë dimë deri më tani

Omicron, varianti më i ri i koronavirusit, është gjithashtu më i shpejti për t'u etiketuar si "variant shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për...

Bllokimi për variantin Omicron/ Biden: S’ka vend për panik

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron Covid-19 një "shkak shqetësimi, jo shkak për panik", një ditë pasi u zbulua në Amerikën...

Njihuni me këmbimin valutor, 30 nëntor 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re rritje e dollarit, paundit britanik dhe frangës zvicerane. Ndërsa euro s'ka pësuar ndryshime. Më poshtë do të...

Pandemia i bëri shqiptarët “dembelë”

Pandemia Covid-19 ka shkaktuar nivele të larta të “dembelizmit” në të gjithë vendin. Personat në moshë pune që nuk po kërkojnë një punë u...