E martë, 30 Nëntor, 2021
5.5 C
Tirana

UEFA publikon familjet që trashëguan futbollin, në Shqipëri dallon dinastia…

UEFA ka shpërndarë ditën e sotme familjet të cilat kanë krijuar një mbiemër në futboll, i cili më pas është trashëguar brez pas brezi, duke vazhduar dhe përçuar vlerat dhe traditat e tij.

Kështu në përshkrimin e UEFA-s kur vjen fjalë për në Shqipëri, nuk mund të mos përmendej familja Mema, e cila ka filluar traditën e saj prej viteve 1960 e deri në ditët e sotme ku mbiemri vazhdon të jetë aktiv dhe nga më të rëndësishmit në historinë e futbollit shqiptar. Për fat të keq ditën e djeshme familja Mema humbi një pjesëtar të sajin, Ali Memën, i cili u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, ndërkohë që Aliu ishte babai i trajnerit aktual të Tiranës, Ardian Memës.

Ndërkohë, ja se si vazhdon përshkrimi i UEFA-s për familjen Mema: “Në vitet 1960 dhe 1970, 3 vëllezërit Mema, Haxhiu, Aliu dhe Osmani ishin pjesë e Tiranës, si futbollistë apo si trajnerë, dhe ky pasion më pas çoi edhe në përhapjen e një tjetër brezi. Gjatë kohës së tij të suksesshme si trajner i Tiranës, në skuadrën e Ali Memës bënte pjesë edhe nipi i tij, Sulejman Mema, që më vonë u bë trajner i skuadrës, teksa në ekip tashmë ishte djali i Aliut, Ardian Mema.

Tirana është në gjakun e familjes, edhe pse Osmani për pak gjatë shërbimit ushtarak luajti për Partizanin. Sulejmani ndërkohë kaloi një periudhë të vështirë kur ishte për pak kohë trajner i Partizanit teksa tregon se të gjithë në familje i kishte kundër,” E kisha të gjithë familjen kundër, xhajat, nipërit, të gjithë përfshirë edhe dy vajzat e mia”, shkruan vipsport. Ky ishte përshkrimi i bërë nga UEFA për një nga mbiemrat që ka një pjesë të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar.

Lexo edhe :   Kosova dhe Shqipëria të mësojnë nga njëra-tjetra!
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si lindi alfabeti

Nga: Cody Cottier Anglishtja e shkruar, së bashku me shumicën e gjuhëve moderne, është aq shumë e lidhur me alfabetin e saj, saqë ne mund ta marrim atë sot si të mirëqenë. Në...

Variantet e koronavirusit, ja çfarë dimë deri më tani

Omicron, varianti më i ri i koronavirusit, është gjithashtu më i shpejti për t'u etiketuar si "variant shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për...

Bllokimi për variantin Omicron/ Biden: S’ka vend për panik

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron Covid-19 një "shkak shqetësimi, jo shkak për panik", një ditë pasi u zbulua në Amerikën...

Njihuni me këmbimin valutor, 30 nëntor 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re rritje e dollarit, paundit britanik dhe frangës zvicerane. Ndërsa euro s'ka pësuar ndryshime. Më poshtë do të...

Pandemia i bëri shqiptarët “dembelë”

Pandemia Covid-19 ka shkaktuar nivele të larta të “dembelizmit” në të gjithë vendin. Personat në moshë pune që nuk po kërkojnë një punë u...