E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
7 C
Tirana

Tregtia, Irani, Kina/ 3 sfidat e mëdha që e presin Britaninë pas daljes nga BE

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Komisioni i Sigurisë i jep goditjen e fortë Metës

Pas debateve të shumta, me shumicë të votave sot në Komisionin e Sigurisë është rrëzuar dekreti i kreut të shtetit, Ilir Meta, për kthim...

Nga: Garret Martin & Michelle Egan “The Hill”

Brexit ishte në zemër të zgjedhjeve të fundit parlamentare në Britaninë e Madhe. Dhe kjo nuk është e habitshme, pasi kjo çështje e ka dominuar politikën e brendshme, që nga referendumi i qershorit të vitit 2016. Publiku britanik, i irrituar nga paraliza e shkaktuar nga Brexit, shpresonte që këto zgjedhje t’i jepnin fund ngërçit.

Kryeministri Boris Xhonson, bëri haptazi fushatë me premtimin për “të përmbyllur Brexit”. I forcuar nga fitorja e tij e qartë në zgjedhjet e të enjtes, dhe nga shumica komode e Partisë Konservatore, ai do ketë tashmë shansin ta realizojë këtë, duke garantuar tërheqjen e duhur të vendit të tij nga Bashkimi Evropian.

Por fokusimi i vazhdueshëm mbi Brexit gjatë fushatës elektorale, ka lënë në hije sfida po aq të rëndësishme të politikës së jashtme, që do të kërkojnë tashmë një vëmendje shumë më të madhe. Pasi të dalë nga Bashkimi Evropian, Britania e Madje mund të fitojë njëfarë autonomie për të vepruar.

Por ajo duhet gjithashtu të veprojë në një kontekst më të pasigurtë ndërkombëtar, të karakterizuar nga një rivalitet i përtërirë mes fuqive të mëdha. Xhonson dhe qeveria e tij, nuk do të jenë në gjendje të shmangin zgjedhjet e pakëndshme që kanë përpara, sidomos në lidhje me raportet që do të kenë nesër me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Kinën.

Siç e theksoi edhe Xhenifer Rankin në “The Guardian”, ky realitet i ri sfidues për Mbretërinë e Bashkuar do të nisën që të nesërmen e Brexit. Dalja nga BE, është vetëm faza e parë e procesit. Faza e dytë do të përfshijë fillimin e një negocimi thelbësor, për të përcaktuar kushtet e ardhshme të marrëdhënieve midis Brianisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, veçanërisht mbi tregtinë.

Xhonson ka deklaruar vazhdimisht, se negociata të tilla nuk do të vonojnë të nisin, duke çelur kësisoj perspektivën e një marrëveshje të mundshme brenda 11 muajve. Por shumica e negociatorëve në fushën e tregtisë, besojnë se kjo gjë do të jetë gati e pamundur, për shkak se marrëveshjet tregtare janë jashtëzakonisht të ndërlikuara dhe të vështira për t’u arritur.

Përveç kësaj, Brukseli e ka paralajmëruar tashmë Mbretërinë e Bashkuar, se çdo marrëveshje do të përfshijë dhe tregtinë. Nëse Xhonson do të kërkojë ndryshime rregullatore që dallojnë shumë nga ato të BE-së, industria britanike do ta ketë një qasje më të kufizuar në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.

Për më tepër, vendimet në negociatat tregtar Britani-BE, do të prodhojnë efekte përtej diskutimeve të tyre dypalëshe. Manifesti i Partisë Konservatore, e ka vënë theksin kryesor në dëshirën e saj për të negociuar një marrëveshje të tregtisë së lirë me vendet e tjera kryesore, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Gjithsesi, arritja e një marrëveshje të rëndësishme me SHBA dhe BE-në, ka të ngjarë të jetë e pamundur. Rregulloret shumë të ndryshme në BE dhe SHBA, veçanërisht në lidhje me standardet bujqësore dhe çmimin e ilaçeve, do të jenë shumë të diskutueshme.

Londrës do t’i duhet të bëjë një zgjedhje të ngjashme – duke anuar më shumë drejt Uashingtonit ose Brukselit – kur është fjala për Iranin. Uashingtoni dhe Brukseli, kanë pasur gjithnjë e më shumë mosmarrëveshje mbi Iranin, pas tërheqjes së administratës Trump në majin e vitit 2018 nga Plani Gjithëpërfshirës i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), siç njihet ndryshe marrëveshja mbi programin bërthamor iranian e vitit 2015.

Lexo edhe :   BE pas Covid-19 më e fortë, jo më e dobët
Lexo edhe :   Zyrtare/BE nuk hap negociatat me Shqipërinë

Deri më tani, Britania e Madhe ka synuar të ruajë marrëveshjen bërthamore të Iranit, së bashku me Francën, Gjermaninë dhe nënshkruesit e tjerë. Por përballë fushatës së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të “presionit maksimal” dhe forcimit të sanksioneve, Irani ka hedhur tashmë disa hapa për të ndaluar zbatimin e pjesëve të caktuar të JCPOA .

Nëse marrëveshja bërthamore e Iranit vazhdon të dobësohet, kjo do të krijonte një dilemë më të madhe për qeverinë Xhonson:Ruajtje e statuskuosë, që nuk do të shihej me sy të mirë në Uashington. Ose braktisja e marrëveshjes për t’i bërë qejfin Trumpit, akt që do të zemëronte shumë BE-në dhe partnerët e tjerë të Britanisë.

Së fundmi, një veprim i tillë delikat balancues, do të vlejë edhe për Kinën, dhe jo vetëm për marrëdhëniet transatlantike. Ndërkohë, manifesti i Partisë Konservatore për këto zgjedhje, nuk përmendi në asnjë rast të vetëm Kinën. Por kjo nuk është një temë, që Xhonson nuk do të ketë luksin ta injorojë gjatë viteve të ardhshme.

Pas Brexit, Johnson do të dëshirojë ta shndërrojë Mbretërinë e Bashkuar në një qendër kryesore të investimeve të huaja, duke kërkuar mundësi më të mëdha tregtare jashtë Evropës. Dhe Kina natyrisht luan një rol kryesor në këtë këndvështrim të ri, pasi përbën aktualisht 3.6 përqind të eksporteve të Britanisë, dhe 7 përqind të importeve të saj.

Prandaj, nuk është për t’u habitur pse Xhonson e vlerësoi verën e këtij viti nismën kineze të Brezit dhe Rrugës. Njëkohësisht, Londra po përballet me një presion më të madh nga Uashingtoni, për të pasur një qasje më të ashpër ndaj Kinës. Kohët e fundit, qeveria britanike e shtyu vendimin nëse do të lejojë apo jo kompaninë kineze Huauei, të marrë pjesë në ndërtimin e rrjetit britanike 5G.

Për shkak të lobimit të vazhdueshëm të Uashingtonit, Xhonson është i vetëdijshëm se rreshtimi përkrah Huaueit, mund të rrezikojë bashkëpunimin e Britanisë me partnerët e saj të kryesore, Australinë, Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Zelandën e Re. Por as ngrirja e raporteve me kompanisë kineze, nuk do të ishte pa kosto.

Pekini ka të ngjarë të hakmerret, duke ndalur investimet në Mbretërinë e Bashkuar. Të marra bashkë, këto tre shembuj – tregtia, Irani dhe Kina – pasqyrojnë sfidat e mëdha që ka përpara Boris Xhonson përtej Brexit. Britania nuk do të dalë thjesht nga Bashkimi Evropian. Bashkë me këtë akt, ajo duhet gjithashtu të ripërcaktojë në thelb politikën e saj të jashtme, në një kontekst shumë më të rrezikshëm ndërkombëtar./TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Gdhendi shtatoren e Adem Jasharit, ‘artisti’: Jam berber, skulpturën e kam hobi

Autori i shtatores së shumëpërfolur të Adem Jasharit në Prizren, ka folur pas zhurmës së madhe mediatike dhe pakënaqësive që kanë shpërthyer në rrjet....

OECD: Kthimi në gjendje normale pas pandemisë do të zgjasë

"Tani, për herë të parë që me fillimin e pandemisë zgjohen shpresat për një të ardhme më të mirë," shkruan kryeekonomistja e OECD, Laurence...

Hetimet për vdekjen e Maradonës, zemra i peshonte dy herë më shumë se normalja

Teksa sot bëhen një javë pas vdekjes së Maradonës, pritet që të bëhen analizat e mostrave të urinës, gjakut dhe zemrës të marra gjatë...

Panik në Durrës/ Përfshihet nga flakët kati i 6-të i një pallati

Në orët e para të ditës është përfshirë nga flakët kati i gjashtë i një pallati në Durrës. Burimet bëjnë me dije se flakët...

Britania e Madhe shtrëngon masat, rikthen sistemin e vizave nga 1 janari

Britania e Madhe rikthen sistemin e vizave, si një masë kundër migracionit në territorin e saj. Këto masa të forta do të hyjnë në...