Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

31 minuta ago
in Bota

Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore që po zhvillohen në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është parë përballë forcave të policisë, duke qëndruar mes efektivëve dhe protestuesve. Bagayoko, i cili ka qenë i pranishëm në disa prej protestave të nxënësve dhe studentëve, u vendos përpara një grupi të rinjsh në një përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur përplasjen e tyre me policinë. Pamjet e momentit janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i pavarur Enzo Rabouy.

Protestat studentore në Francë kanë hyrë në javët e fundit në një fazë më të tensionuar. Demonstruesit kërkojnë më shumë burime për arsimin, në një kohë kur në shumë shkolla raportohet mungesë mësuesish, klasa të mbipopulluara dhe probleme me infrastrukturën. Sipas Reuters, lëvizja është përhapur në qindra shkolla dhe është shoqëruar edhe me përplasje me forcat e rendit. Në Saint-Denis, situata është tensionuar disa herë gjatë protestave. Bagayoko ka qenë i pranishëm në terren, ku është parë duke lëvizur mes nxënësve dhe policisë dhe duke tentuar të ndërmjetësojë për rikthimin e qetësisë.

Bally Bagayoko tente de calmer
la tension lors de la manifestation
lycéenne et étudiante à Paris. https://t.co/rbg45G7yu6

— Enzo Rabouy (@enzorabouyy) October 6, 2026
Bally Bagayoko është kryebashkiaku i Saint-Denis dhe përfaqësues i La France Insoumise. Ai ka marrë një qëndrim të hapur në mbështetje të protestave të nxënësve, duke kërkuar që përgjigjja ndaj pakënaqësisë së tyre të jetë politike dhe jo vetëm përmes forcave të rendit. Qëndrimet e tij kanë shkaktuar edhe përplasje me autoritetet. Në fund të shtatorit, prefekti i policisë së Parisit e referoi çështjen e tij në prokurori, duke e akuzuar për nxitje të mundshme për kryerjen e një vepre penale, pas deklaratave të tij lidhur me dhunën gjatë protestave. Bagayoko ka deklaruar ndërkohë se e kundërshton dhunën dhe ka bërë thirrje për de-përshkallëzim.

Kryebashkiaku ka qenë gjithashtu i pranishëm në protestën e 6 tetorit në Paris, ku u prek nga gazi lotsjellës. Pas incidentit, ai kërkoi nga autoritetet të ulin tensionet dhe të hapin negociata me përfaqësuesit e nxënësve. Saint-Denis është kthyer në një prej pikave të rëndësishme të protestave, ndërsa autoritetet franceze përballen me përhapjen e bllokimeve dhe demonstratave në shkolla dhe universitete në disa pjesë të vendit.

TË LIDHURA

Bota

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026
Bota

Dyshim për spiunazh! Ish-kreu i Shërbimit Sekret gjerman në pranga

09:02 | 07/10/2026
Bota

BE propozon kushte të reja për vendet që synojnë anëtarësimin

08:49 | 07/10/2026
Next Post

“Akademike e shquar”/ Berisha uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Suksese

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:59 | 07/10/2026

“Akademike e shquar”/ Berisha uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Suksese

09:47 | 07/10/2026

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

09:36 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

by mirseda
10:03 | 07/10/2026
0

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka dëmtuar derën e jashtme të rrethimit të një banese...

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:59 | 07/10/2026

“Akademike e shquar”/ Berisha uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Suksese

09:47 | 07/10/2026

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

09:36 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com