E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
18 C
Tirana

Oferta franceze e Macron: Bllof apo një mundësi e re e sinqertë

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Komisioni i Sigurisë i jep goditjen e fortë Metës

Pas debateve të shumta, me shumicë të votave sot në Komisionin e Sigurisë është rrëzuar dekreti i kreut të shtetit, Ilir Meta, për kthim...

Nga: Filip Lukiç “European Western Balkans”  

Pas bllokimit të hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dhe kritikat e forta që pasuan nga Brukseli dhe Berlini, Franca paraqiti një propozim të ri për reformimin e procesit të bisedimeve të anëtarësimit të vendeve të reja.

Shtatë faza, përfshirje graduale e vendeve kandidate në fondet e BE-së. Por ka ndërkohë edhe kushte më të rrepta, si dhe mundësia që nëse nuk arrihet një përparim i mjaftueshëm, vendi kandidat të kthehet sërish në fazën e mëparshme.

Ndërsa disa analistë e shohin këtë si një përpjekje të Francës, për të zbutur zemërimin e Berlinit, dhe për të dëshmuar se zgjerimi i unionit “nuk ka vdekur”, të tjerët besojnë se kjo është vetëm një “zhurmë”, franceze për të ngadalësuar dhe vështirësuar negociatat me Ballkanin Perëndimor.

Sipas propozimit të Parisit, negociatat e anëtarësimit, nuk do të ndahen më në 35 kapituj, por në shtatë faza, bazuar në fushat specifike.

Pas zbatimit të suksesshëm të reformave në një fazë të caktuar, vendi kandidat do të bëhet anëtar i BE-së pikërisht në atë fushë, dhe do të ketë në dispozicion të gjitha fondet, që përdoren aktualisht nga të gjitha shtetet e tjera anëtare. Ndërkohë, pa një mbyllje të suksesshme të një faze, është e pamundur të përparohet në fusha të tjera.

Gjithashtu, nëse shteti kandidat nuk i përmbush angazhimet e tij në ndonjërën nga fazat, ka gjasa që ai të kthehet pas në një nga fazat e hershme, çka do ta shtynte anëtarësimin për një periudhë të pacaktuar. Bie në sy fakti që sundimi i ligjit, është vendosur në fazën e parë.

Kjo do të thotë që, pa sundimin e ligjit, garantimin e lirisë së medias, dhe ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme, nuk është e mundur të arrihet ndonjë përparim në ndonjë fushë tjetër. Kjo qasje, është plotësisht e kundërt me atë ekzistuese, pasi kapitujt 23 dhe 24 të sundimit të ligjit, hapen në fillim të negociatave të pranimit dhe mbyllen në fund.

Dhe kjo sepse ato janë më komplekset dhe më të vështirat, sidomos kur bëhet fjalë për vendet e një rajoni, që nuk ka një traditë të fortë demokratike. Propozimi francez, ka ngjallur dyshimet se pas “zemërgjerësisë” së Francës, për t’u dhënë fonde të BE-së vendeve që janë në fazën e bisedimeve, synohet se vendet e rajonit, duke pasur parasysh performancën e tyre të dobët në fushën e sundimit të ligjit, të qëndrojnë të bllokuara për shumë vite në fazën fillestare.

“Një fjalë e urtë, thotë se mëngjesi e tregon se si do të duket dita në vazhdim. Gjykuar nga vendimi i Francës për të bllokuar hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, unë mendoj se metodologjia e re, nëse do të arrijë të zbatohet ndonjëherë, mund të çojë në rezultate të tilla”, thotë Sërgjan Cvijiç analisti në Institutin e Shoqërisë së Hapur për Politika Evropiane në Bruksel.

Sipas tij, problemi nuk qëndron tek vetë metodologjia e propozuar, por në sistemin e vendimmarrjes brenda Bashkimit Evropian, që për shkak të nevojës për vendime unanime mbi zgjerimin, e lë të hapur mundësinë që anëtarët ta bllokojnë procesin, pavarësisht nëse vendi kandidat është duke përparuar apo jo me reformat e kërkuara.

Cvijiç beson gjithashtu se me këtë përpjekje, Franca dëshiron ta paraqesë veten, pas kritikave të ashpra nga Berlini, Roma dhe Vjena, si një partnere konstruktive, dhe jo si një partnere të paparashikueshme, që pengon procesin e zgjerimit.

“Por pa një zgjidhje mbi sistemin e vendimmarrjes, çdo lloj reforme metodologjike, nuk do të ketë asnjë dobi. Nëse Franca është vërtet e sinqertë në dëshirën e saj për të reformuar sistemin e negociatave të pranimit, ajo duhet të lobojë për miratimin e një sistemi votimi me shumicë të kualifikuar, të paktën në këtë fushë”, thekson Cvijiç.

Edhe pse propozimi i Francës, do të diskutohet ende në Bruksel, gjermanët janë shumë të kujdesshëm në lidhje me të. Kryesisht për shkak të frikës se futja e një metodologjie të re, do të vononte në fakt fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, diçka që Berlini e konsideron të papranueshme.

Cvijiç mendon se pakënaqësia ndaj metodologjisë re të negociatave, vjen jo nga qasja e ashpër e Francës, por nga rrethanat e brendshme politike, dhe e interesave të caktuara në politikën e jashtme. “Franca do të mbajë zgjedhjet lokale në marsin e vitit të ardhshëm, dhe zgjedhjet presidenciale në prillin e vitit 2022. Partia e presidentit Makron, dëshiron të minimizojë rrezikun e humbjes së këtyre zgjedhjeve përballë nacionalistes Marin Lë Pent.

Kundërshtimi i zgjerimit të BE, mund të shmangë humbjen e disa për qind të votave në të dyja proceset zgjedhore. Gjithashtu, Ballkani Perëndimor, nuk është një rajon me përparësi për Francën. Kur shohim bashkëpunimin ekonomik dhe investimet e huaja direkte, rajoni ynë është shumë më i ndikuar nga Gjermania, Italia, dhe pjesërisht Austria. Franca humbet shumë pak nga kundërshtimi i zgjerimit të BE-së në rajon”, shpjegon më tej Cvijiç.

Por pavarësisht nga arsyet dhe motivet e Francës, propozimi i Parisit ka nisur tashmë të diskutohet në Bruksel. Shtetet anëtare, presin më shumë informacione mbi këtë nismë. “Zgjerimi është një pjesë e rëndësishme e politikës së BE-së, pasi ai përfaqëson një investim për paqen, demokracinë, përparimin, sigurinë dhe stabilitetin në Evropë. Ne jemi duke punuar për ta bërë sa më efikas dhe transparent këtë proces”, u shpreh në një deklaratë Komisioni Evropian.

Ndërkohë, Serbia nuk e ka pritur aq mirë këtë propozim. Ministrja për Integrime Evropiane, Jadranka Joksimoviç, tha se metodologjia e re nuk mund të zbatohet për Serbinë dhe Malin e Zi, pasi negociatat tashmë kanë nisur.

Megjithëse ajo pretendon se Serbia është e interesuar të bëjë gjithçka, që mund të përshpejtojë procesin e negociatave, numri i kapitujve që ka hapur Serbia kohët e fundit, ka qenë shqetësues. Deri në fund të këtij viti, Beogradi ka të ngjarë të hapë vetëm 1 kapitull, megjithëse kishte premtuar 4 të tillë.

Kjo dërgon mesazhin e qartë se përkundër përkushtimit të vazhdueshëm të qeverisë për reformat dhe anëtarësimin në BE, në Serbi nuk ka asnjë përparim thelbësor në fushat kryesore të sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave. Përkundrazi, fushatat brutale indimiduese kundër gazetarëve, dhe të gjithë atyre që kritikojnë autoritetet, janë një shembull domethënës në këtë drejtim.

Për shembull, gazetari i televizionit N1, Miodrag Sovilj, u diskreditua publikisht, vetëm pse e pyeti presidentin Aleksandar Vuçiç për çështjen e tregtisë së armëve. Shembuj të tillë, tregojnë se qëndrimi dhe skepticizmi i Francës rreth zgjerimit të unionit në Ballkanin Perëndimor dhe përshpejtimit të procesit, nuk janë të pajustifikuara.

Gjithsesi, Cvijiç thekson se probleme të ngjashme ka tek vetë BE-ja, dhe se situata serioze në Hungari dhe Poloni, shërben si një paralajmërim, se nuk duhet të presim me naivitet, që edhe nëse zbatojnë të gjitha reformat e nevojshme, vendet e Ballkanit Perëndimor, do të mbeten në po atë nivel./TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pse nuk ndërgjegjësohemi dot për Cov*d-19

Nga Ben Andoni Sa herë që kryeministri Rama pyetet për probleme kufizimi dhe parashikimin e tij, ai e përcjell të drejtën dhe autoritetin tek Këshilli...

Euro pëson rritje, paundi shënon rënie  

Në tregun valutor vendas, dollari amerikan blihet 102.20 lekë dhe shitet 103.70 lekë. Në krahasim me një ditë më parë, dollari ka vijuar rënien. Ndërkohë,...

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Gjyshi s’e dërgonte në spital nipin e sëmurë, s’i blinte ilaçe por i jepte kos

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Antigona Hoxha, 33 vjeç, nga Burreli e cila jeton me qira në Durrës. Ishte 25...

Covid-19 ka ndryshuar ëndrrat tona, çfarë shohin më shumë njerëzit në gjumë

Pandemia e Covid-19, ka ndryshuar gati çdo aspekt të jetës sonë. Madje dhe ëndrrat që shohim në gjumë. Menjëherë sapo nisën bllokimet e para,...