Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Paketa Anti-KÇK/ Qytetarët: Politikanëve i ka mbetur të kapin veten dhe të varen

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Paketa Anti-KÇK/ Qytetarët: Politikanëve i ka mbetur të kapin veten dhe të varen

Nga Anxhela Ferra

Gjatë përfundimit të vitit 2019-të, kryeministri Edi Rama prezantoi paketën Anti-KÇK. Me këtë projektligj, të ashtuquajtur anti “Kap çfarë të Kapim”, qeveria paralajmëroi ndryshime thelbësore në luftën kundër krimit të organizuar.

Zbatimi i këtij akti normativ nisi në 3 Shkurt, me Operacioni Forca e Ligjit e cila doli në terren për të sekuestruar dhe hetuar pasurinë e atyre që nuk e kanë vërtetuar.

Ndërsa forcat politike janë duke e komentuar këtë nismë me tone të ndryshme. Ku Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se me këtë paketë kërkon të minojë Prokurorinë e Posaçme Anti korrupsion dhe sipas tyre ajo do të dështojë. Por, ndryshe është shprehur mazhoranca. Ku kryeministri Rama ka folur me tone të ashpra, duke thënë se ende nuk është parë gjë akoma.

Por, çfarë mendojnë qytetarët? Teksa disa as nuk e njohin se cili është thelbi i kësaj pakete, të tjerë shprehen se është diçka pozitive. Mirëpo, janë skeptikë sa i përket zbatimit të saj.

“E kemi dëgjuar si paketë, por se çfarë do të thotë nuk e dimë. Do të ishte një ëndërr shumë e bukur për tu bërë realitet, zbatimi i kësaj pakete. Por, jetojmë në Shqipëri.”

“Ça besimi, besimi ka vdekur. Kjo reformë duhet të kapej nga koka, kush ka qenë i madhi 30 vjet. Se këta të gjithë pak a shumë janë të kapur. Nuk kanë çfarë të kapin më. Tani i ka mbetur të kapin vetëm veten e vetë dhe të vënë një litar aty te pema e të varen.”

“Me këtë paketë do kapin ndonjë zog të vogël, harabel; skanë për të kapur gjë tjetër. Sa besim kam unë te kjo gjë, do ta shpreh me një vjershë që kam krijuar.

Ca çakej e ca hiena,

ca vampirë e kanibalë;

o këtë Shqipërinë na e shkatërruan fare,

na e bënë të na duket varr.”

“Si paketë më duket shumë mirë, nëse do të funksiononte. Pasi unë nuk besoj se do të zbatohet, sepse këta janë KÇK vetë.”

Sipas qytetarëve të pyetur nga Tirana Today, zbatimi i kësaj pakete duhet të nisë nga individë të politikës. Pasi sipas tyre ata janë më të rrezikshëm, madje më tepër se kriminelët.

“Zbatimi i saj duhet të niste nga lartë, te qeveria, politikanët dhe pastajë të zbresë poshtë. Politikanët janë më të rrezikshëm sesa kriminelët e organizuar. Për arsyen se politikanët janë mburojë e këtij grupimi.”

“Krimineli më i madh i Shqipërisë është ai që na drejton. Nuk kam asnjë besim se do të bëjnë diçka. Sepse të gjithë janë hajdutë.”

“KÇK-ja është muhabet kot. Anti KÇK-ën duhet ta bëjnë me veten, duke filluar nga kryeministri e dëri te Saliu. Politikanët janë më të rrezikshëm, sepse kriminelët e marrin mbështetjen nga ata.”

 “Ne sot nuk kemi besim te asnjë, sepse nuk kemi parë asnjë gjë të hajrit. Politikanët janë më të rrezikshëm, sepse kriminelët nga politikanët përfitojnë.”

“Dhe kriminelët, por edhe politikanët janë të rrezikshëm po njësoj. Kriminelët pa politikanët a bëjnë dot?! Kurse këta të fundit as nuk kanë për të nxjerrë gjë në dritë, sa i takon kapjes së tyre.”/ TIRANA TODAY

Tags: hetuarkrimineletkryeministri RamaOperacioni Forca e Ligjitpaketa anti kckpartia demokratikepolitikanëveqytetaretrrezikshëmsekuestruar

TË LIDHURA

Ministri Salla në Vlorë: Jemi në gatishmëri për përballimin e motit të keq
Aktualitet

Ministri Salla në Vlorë: Jemi në gatishmëri për përballimin e motit të keq

22:53 | 17/11/2025
Vrasja e shqiptarit në Greqi, policia sekuestron laptopë dhe telefona
Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Greqi, policia sekuestron laptopë dhe telefona

21:57 | 17/11/2025
Spiropali: Europa është mënyrë jetese; Gjermania mbetet shtyllë e besueshme për Shqipërinë
Politikë

Spiropali: Europa është mënyrë jetese; Gjermania mbetet shtyllë e besueshme për Shqipërinë

21:29 | 17/11/2025
Next Post
Rikthehet sëmundja e “lopës së çmendur”

Rikthehet sëmundja e "lopës së çmendur"

Delegacioni i Venecias zbarkon në Tiranë, ja axhenda

Delegacioni i Venecias zbarkon në Tiranë, ja axhenda

“Nuk e dija që isha në kërkim”, lihet në burg shqiptari që ekzekutoi 2 turistë

“Nuk e dija që isha në kërkim”, lihet në burg shqiptari që ekzekutoi 2 turistë







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Ministri Salla në Vlorë: Jemi në gatishmëri për përballimin e motit të keq
Aktualitet

Ministri Salla në Vlorë: Jemi në gatishmëri për përballimin e motit të keq

by mirseda
22:53 | 17/11/2025
0

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi këtë të hënë një inspektim në Vlorë, për...

Gjermania “keqtrajton” Sllovakinë dhe “fluturon” në Botëror, OK edhe Holanda

Gjermania “keqtrajton” Sllovakinë dhe “fluturon” në Botëror, OK edhe Holanda

22:51 | 17/11/2025
Shefi i Mbrojtjes së Polonisë: Jemi në fazë paraluftë, armiku po përgatitet

Shefi i Mbrojtjes së Polonisë: Jemi në fazë paraluftë, armiku po përgatitet

22:34 | 17/11/2025
“Hajdari: Vendimi për Kosovën ishte i vështirë, por japim më të mirën për Botërorin”

“Hajdari: Vendimi për Kosovën ishte i vështirë, por japim më të mirën për Botërorin”

22:14 | 17/11/2025
Vrasja e shqiptarit në Greqi, policia sekuestron laptopë dhe telefona

Vrasja e shqiptarit në Greqi, policia sekuestron laptopë dhe telefona

21:57 | 17/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com