Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Dalin pamjet/ Grabitësit me armë në shkallët e avionit, njëri prej tyre pa maskë (Foto)

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

E menduar dhe e planifikuar në detaje ashtu si në një film aksion që mund ta kemi parë me qindra herë në TV. Gjithçka shkoi si duhet, deri në momentin që një prej tyre u vra. Grabitja e sotme brenda vendit ndoshta më të sigurt në Shqipëri, aeroportit “Nënë Tereza”, madje brenda avionit ka lënë shumëkënd pa mënd se si është realizuar.

“BalkanWeb” ka publikuar foto të momentit kur grabitësit të armatosur i janë afruar avionit dhe kanë kryer grabitjen e 10 milionë eurove në pak minuta, ndërsa në avion ndodheshin 160 pasagjerë që prisnin të udhëtonin drejt Vjenës.

Në pamje duket grabitësi tashmë i vrarë nga policia, me syze por pa maskë në fytyrë, jelek të zi dhe pantallona të zeza. Ai ndodhet anash avionit, pranë barkut, ku ndodheshin edhe paratë.

Para tij, ndodhet grabitësi tjetër por me uniformë tjetër, me lara ushtarake (uniformë operacionale) teksa me armën e ngritur kërcënon punonjësit. Të dy grabitësit mbajnë në duar doreza. Po kështu duken edhe bagazhet teksa futen në avion.

Këto janë pamjet e para, të qarta të ngjarjes dhe grabitësve brenda pistës në aeroportin e Rinasit. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:00, teksa pesë persona i janë afruar me një mjet ku shkruhej “hetimi tatimor”, aeroportit. Tre kanë hyrë brenda pistës dhe kanë marrë paratë, dy të tjerë kanë qëndruar në makinë.

Sapo kanë marrë paratë autorët janë larguar por janë përballur me FNSH-të dhe policinë kufitare të Rinasit në një rrugë dytësore ku kanë shkëmbyer zjarr. Gjatë shkëmbimit të zjarrit dyshohet se ka humbur jetën dhe grabitësi që duket qartë në foto, por nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë qëlluar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, pasi ka qenë i vetmi pa maskë. Viktima u hodh pranë lumit në urën e Tapizës nga pjesa tjetër e grupit. Ai nuk kishte asnjë mjet identiteti.

Pamje të rënda/ Me veshje të zezë, ja si u gjet viktima në Rinas

Policia ka gjetur fugonin me të cilin u krye vjedhja brenda të cilit kishte armatim. Ndërkohë që një automjet tjetër i cili u gjet i djegur mes Tapizës dhe Bathores dyshohet se është përdorur nga grabitësit për t’u larguar nga aeroporti. Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të tjerë grabitjes. Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit. Për ngjarjen policia ka shoqëruar mbi 40 persona që mund të kenë dijeni, mes tyre dhe punonjës të sigurisë së aeroportit. Ky është rasti i dytë i grabitjes së parave brenda pistës së aeroportit të Rinasit dhe i katërti i grabitjes së parave të bankave që shkojnë drejt Rinasit.

Tags: armeavionitdalinfotograbitësitmaskënjeripamjetprejshkallëttyre

TË LIDHURA

Aktualitet

PL kërkon transparencë për gjyqin e Metës: Seancat të transmetohen live

15:50 | 06/06/2026
Politikë

Rama: I njëjti brand i Katarit do ndërtojë Zvërnecin

15:44 | 06/06/2026
Politikë

Koçiu: Turizmi rritet me investime, “Rilindja Urbane 2.0” zhvillon qytetet

14:54 | 06/06/2026
Next Post

“Mos flit ose të vrasim!”/ U ndesh me grabitësit e Rinasit, ja dëshmia e qytetarit

Grabitja në Rinas/ Ministrja Balluku: Sistemi i sigurisë ka rënë! Shteti do të flasë qartë…

Takimi me zyrtarin e lartë amerikan, Meta ndan detajet







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

PL kërkon transparencë për gjyqin e Metës: Seancat të transmetohen live

by mirseda
15:50 | 06/06/2026
0

Partia e Lirisë i ka bërë thirrje Gjykatës së Posaçme (GJKKO) që të garantojë transparencë të plotë...

KQZ: Deri në mesditë votuan gjysma e emigrantëve në ambasada e konsullata

15:47 | 06/06/2026

Rama: I njëjti brand i Katarit do ndërtojë Zvërnecin

15:44 | 06/06/2026

Koçiu: Turizmi rritet me investime, “Rilindja Urbane 2.0” zhvillon qytetet

14:54 | 06/06/2026

Zhduket pa gjurmë 35-vjeçari në Tiranë, prej tre ditësh familjarët nuk kanë asnjë kontakt me të

14:45 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com