Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Speciale/ Nesër nis Euro 2020, ja gjithçka që duhet të dini

4 vjet ago
in Kryesore, Sport
Speciale/ Nesër nis Euro 2020, ja gjithçka që duhet të dini

Struktura e turneut Euro 2020?

Lista e 24 kombëtareve është ndarë në gjashtë grupe dhe faza e grupeve zhvillohet nga 11 derinë 23 qershor. Dy ekipet më të mira në secilin grup, plus katër nga gjashtë vendet e 3-ta më të mira, kalojnë në raundin e 1/8-ave që fillon më 26 qershor. Pastaj, vijon formati i nokautit deri në finalen e 11 korrikut.

Të gjashtë grupet janë (Klikoni grupin për detaje):

Grupi A: Italia, Zvicra, Turqia dhe Uellsi

Grupi B: Belgjika, Danimarka, Finlanda dhe Rusia

Grupi C: Austria, Hollanda, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina

Grupi D: Kroacia, Republika Çeke, Anglia dhe Skocia

Grupi E: Polonia, Sllovakia, Suedia dhe Spanja

Grupi F: Franca, Gjermania, Hungaria dhe Portugalia

Ku zhvillohet turneu?

Ndryshe nga Kampionatet Evropianë të mëparshëm që zhvillohen në një ose dy shtete, Euro 2020 është një ngjarje pan-Europiane, me ndeshje që zhvillohen në 11 qytete në 11 vende të ndryshme.

Disa qytete do të organizojnë ndeshje në secilin prej grupeve të raundit të parë, duke u dhënë përparim disa kombeve që luajnë në në shtëpi. Qytetet ku do të luhet faza e grupeve janë: Roma dhe Baku (grupi A), Shën Petersburgu dhe Kopenhageni (grupi B), Amsterdami dhe Bukureshti (grupi C), Londra dhe Glasgou (grupi D), Sevilja dhe Shën Petersburgu (grupi E )) dhe Mynihu dhe Budapesti (grupi E).

Ndeshjet e fazës së 1/8-ave do të ndahen midis Amsterdamit, Bukureshtit, Budapestit, Kopenhagenit, Glasgout, Londrës (dy ndeshje) dhe Seviljes. Çerekfinalet do të luhen në Baku, Mynih, Romë dhe Shën Petersburg. Stadiumi Uembli i Londrës do të presë si gjysmëfinalet ashtu edhe finalen.

A do të ketë tifozët në stadiume?

Po! Secili nga 11 qytetet pritëse do të presë tifozë brenda stadiumit për ndeshjet e kësaj vere.

Dhjetë qytete synojnë të arrijnë kapacitet prej 22 deri 50 përqind të stadiumit, ndërsa Budapesti synon të ketë kapacitet 100 përqind (me kërkesa të rrepta për hyrjen në stadium).

Këto shifra mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, por në çdo rast, ndeshjet do të luhen me tifozë në Euro 2020.

Pse quhet ende Euro 2020 edhe pse jemi në vitin 2021?

Prillin e kaluar, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, organi drejtues i futbollit Evropian, vendosi që turneu të ruajë ende emrin “UEFA Euro 2020”.

Në marrjen e vendimit të saj, UEFA tha se “do të shërbejë si një kujtesë se si e gjithë familja e futbollit u bashkua për t’iu përgjigjur rrethanave të jashtëzakonshme të pandemisë COVID-19 dhe kohërave të vështira që Europa dhe bota u është dashur të kalojnë.

Cilët janë favoritët në Euro 2020?

Franca, kampione e botës në fuqi, hyn në Euro 2020 si favorite. Trajneri Didier Deschamps ka një numër opsionesh cilësore në çdo pozicion dhe ‘Les Bleus’ kanë një grup të tillë që të mund të fusin dy skuadra në këtë turne.

Pas një gjysmëfinale në Kupën e Botës 2018, Anglia mund të bëjë më mirë dhe të fitojë kampionatin e saj të parë Europian këtë verë. Menaxheri Gareth Southgate ka një grup lojtarësh sulmues që i kanë zili shumica e ekipeve të tjera në Euro 2020. Sulmi i rrezikshëm i Anglisë përfshin Harry Kane, Raheem Sterling dhe Marcus Rashford, dhe Tre Luanët kanë gjithashtu të gatshëm Phil Foden, Jadon Sancho dhe Jack Grealish.

Kombëtaret e tjera për t’u vëzhguar janë Belgjika (Nr. 1 në renditjen aktuale të FIFA-s), kampionët në fuqi të Evropës, Portugalia, Gjermania (si Franca, ata kanë grup të fortë lojtarësh dhe cilësi të madhe) dhe ekipi italian që po luan futboll dinamik nën drejtimin e Roberto Mançinit.

Kush mund të jetë surpriza?

Për të mos u neglizhuar është Turqia, e cila ka pësuar vetëm tre gola dhe ka përfunduar e barabartë me Belgjikën në numrin e golave të pësuar në kualifikime. Ata kanë regjistruar 8 ndeshje pa pësuar gol në 10 ndeshje gjithsej, duke përfshirë një fitore në shtëpi kundër Francës. Şenol Güneş është një trajner me përvojë që e çoi Turqinë në vendin e tretë në Kupën e Botës 2002. A do të jetë ai në gjendje të bëjë një surprizë tjetër këtë verë? Mbetet për t’u ndjekur.

Ka skuadra për herë të parë në një kampionat europian?

Finlanda vjen në kompeticionin e saj të parë ndërkombëtar: vendi nordik nuk është kualifikuar kurrë më parë për një Kupë Bote ose Kampionat Europian. Sulmuesi veteran Teemu Pukki shënoi 10 gola në kualifikuese për finlandezët, të cilët lanë pas Greqinë për të arritur në vendin e dytë në Grupin J duke prenotuar  një vend në turne.

Një tjetër rishtar është Maqedonia e Veriut, e cila u kualifikua në Euro 2020 përmes playoff-it, duke mposhtur Kosovën dhe Gjeorgjinë për të rezervuar vendin e saj në një turne madhor ndërkombëtar për herë të parë në historinë e vet.

A ka ndonjë grup ferri?

Shumica e gjashtë grupeve janë të ekuilibruar dhe duhet të jenë konkurrues. Por Grupi F duhet të konsiderohet grupi më i vështirë, pasi përfshin Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë – këto skuadra kanë fituar së bashku dy Kupat e fundit të Botës dhe Euro 2016 – si dhe Hungaria, një kombëtare që po përjeton një rilindje.

Me të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve që zhvillohen në Mynih dhe Budapest, Gjermania dhe Hungaria kanë një epërsi të madhe, por do të ishte budallallëk të nënvlerësohej Franca pasi janë kampionë të Kupës së Botës në fund të fundit, apo dhe Portugalia me Kristiano Ronaldo.

Cilët janë lojtarët më të mirë të Europianit këtë vit?

Francezi Kylian Mbappé ishte një adoleshent kur mori Kupën e Botës 2018, duke shënuar katër gola gjatë turneut për të fituar çmimin si lojtari i ri më i mirë i kampionatit. Tani 22 vjeç, sulmuesi i Paris Saint-Germain-it është gati të drejtojë ‘Les Bleus’ për në titullin e tij të tretë Europian.

Portugezi Kristiano Ronaldo gjithmonë duket se jep më të mirën për vendin e tij në skenën ndërkombëtare. Gjermani Gnabry shënoi tetë gola në vetëm shtatë paraqitje kualifikuese. Polaku Robert Levandovski është një nga sulmuesit më të mirë në botë për momentin, ndërsa golashënuesit e tjerë belgu Romelu Lukaku dhe anglezi Harry Kane vijnë nga sezone të mira për klubet e tyre, Interin dhe Totenhemin.

Kush mund të jetë një lojtari surprizë?

Ka shumë për të zgjedhur, por dy lojtarë që do të duhej t’i mbani me vëmendje janë anglezët Phil Foden dhe italiani Manuel Locatelli.

Vetëm 21 vjeç, Foden ishte titullar kyç për një skuadër si Mançester Siti që fitoi Premier Ligën dhe arriti në finalen e UEFA Champions League këtë sezon. Foden ka vetëm gjashtë paraqitje dhe nuk ka luajtur në një turne të madh ndërkombëtar, por është një nga mesfushorët me tipare sulmuese më të mirë në botë tani për tani.

Locatelli, 23, është një mesfushor që nuk bie shumë në sy sepse luan për një ekip modest si Sasuolo. Por ai është krahasuar me një ish-mjeshtër të madh të mesfushës italiane si Andrea Pirlo, pasi është elegant në posedimin e topit dhe një krijues i talentuar dhe i aftë.

A ka ndonjë gjë tjetër që duhet ditur?

Ekzistojnë disa ndryshime rregullash për Euro 2020-ën, disa prej të cilave ju tashmë i njihni.

Skuadrave u lejohet maksimumi pesë zëvendësime në ndeshje, me një të gjashtë të lejuar vetëm nëse shkohet me shtesa. Sidoqoftë, trajnerët kanë vetëm tre momente gjatë një ndeshjeje për të bërë zëvendësime (përveç kohës shtesë), duke përjashtuar zëvendësimet e bëra në pjesën e parë, në fillim dhe gjatë pushimit midis dy pjesëve.

Numri i lojtarëve të grumbulluar është rritur në 26 lojtarë, krahasuar me 23 që ka qenë zakonisht. Megjithatë, ekipet mund të nominojnë vetëm një maksimum prej 23 lojtarësh për t’i marrë me vete në një ndeshje. /TIRANA TODAY

Tags: AngliaEuro 2020EuropianiFrancaGjermaniaItaliakombëtaret

TË LIDHURA

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Aldo Bares për ulje dënimi
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Aldo Bares për ulje dënimi

17:57 | 14/11/2025
“Shpërthim emocionesh” – Sylvinho shndërrohet në ultras, pamje nga festa pas triumfit historik
Sport

“Shpërthim emocionesh” – Sylvinho shndërrohet në ultras, pamje nga festa pas triumfit historik

17:21 | 14/11/2025
E ardhmja e Silvinjos mbetet e paqartë, por kontrata me Kombëtaren i është rinovuar.
Sport

E ardhmja e Silvinjos mbetet e paqartë, por kontrata me Kombëtaren i është rinovuar.

16:33 | 14/11/2025
Next Post
Pranga 45-vjeçarit të rrezikshëm, qarkullonte me pasaportë false

Pranga 45-vjeçarit të rrezikshëm, qarkullonte me pasaportë false

Indi/ Në Mumbai shembet ndërtesa nga shirat, 11 të vdekur dhe 18 të shpëtuar

Indi/ Në Mumbai shembet ndërtesa nga shirat, 11 të vdekur dhe 18 të shpëtuar

Sekuestrohen pasuri me vlerë 3 mln € në pronësi të 3 personave

Sekuestrohen pasuri me vlerë 3 mln € në pronësi të 3 personave







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar. Policia jep detaje
Aktualitet

Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar. Policia jep detaje

by mirseda
08:11 | 15/11/2025
0

Një ngjarje tronditëse është regjistruar rreth orës 02:20 të mëngjesit në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamëz, ku...

Trump tërhiqet nga tarifat për dhjetëra produkte ushqimore

Trump tërhiqet nga tarifat për dhjetëra produkte ushqimore

08:00 | 15/11/2025
E rëndë në SHBA, 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

E rëndë në SHBA, 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

07:49 | 15/11/2025
SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

22:40 | 14/11/2025
Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

22:23 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com