E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Euro 2020/ Grupi A, ja detajet për Italinë, Turqinë, Zvicrën dhe Uellsin

Grupi A

(Itali, Turqi, Zvicër, Uells)

Grupi A i ‘Euro 2020’ përmban pretendentët e Italisë, Turqinë, që e mbylli e para grupin kualifikues duke mundur Hollandën, Zvicrën e Shaqirit dhe Xhakës si dhe Uellsin, skuadrën me të cilën kombëtarja shqiptare ka ndeshjen e rradhës në 5 qershor.

Kalendari:

11 qershor/ Turqi-Itali

12 qershor/ Uells-Zvicër

16 qershor/ Turqi-Uells

16 qershor/ Itali-Zvicër

20 qershor/ Itali-Uells

20 qershor/ Zvicër-Turqi

Italia dështoi të luajë në Kupën e Botës 2018 dhe Roberto Mançini u përball me një detyrë të vështirë për ta kthyer kombin e tij të ‘lodhur’ në majën e futbollit. Dhë pikërisht këtë arriti. Italianët hyjnë në turne me mbështetje të rinovuar dhe talente të reja në sulm. Nuk duhen nënvlerësuar, të paktën për grupin A janë favoritë.

Rezultati më i mirë në Europian për ‘axurrët’ është titulli kampion 1968

Skuadra me 26 lojtarë:

  • Porta: 21 Gianluigi Donnarumma (Milan), 26 Alex Meret (Napoli), 1 Salvatore Sirigu (Torino)
  • Mbrotja: 15 Francesco Acerbi (Lazio), 23 Alessandro Bastoni (Inter), 19 Leonardo Bonucci (Juventus), 3 Giorgio Chiellini (Juventus), 2 Giovanni Di Lorenzo (Napoli), 13 Emerson Palmieri (Chelsea), 24 Alessandro Florenzi (Paris Saint Germain), 4 Leonardo Spinazzola (Roma), 25 Rafael Toloi (Atalanta)
  • Mesfusha: 18 Nicolò Barella (Inter), 16 Bryan Cristante (Roma), 8 Frello Jorge Luiz Jorginho (Chelsea), 5 Manuel Locatelli (Sassuolo), 7 Lorenzo Pellegrini (Roma), 12 Stefano Sensi (Inter), 6 Marco Verratti (Paris Saint Germain)
  • Sulmi: 9 Andrea Belotti (Torino), 11 Domenico Berardi (Sassuolo), 20 Federico Bernardeschi (Juventus), 14 Federico Chiesa (Juventus), 17 Ciro Immobile (Lazio), 10 Lorenzo Insigne (Napoli), 22 Giacomo Raspadori (Sassuolo)

Turqia mund ta shohë veten si surpriza e Euro 2020-ës. Ata hyjnë në turne falë formës së mire në kualifikuese, duke përfshirë një fitore 4-2 ndaj Hollandës, dhe janë një ekip në ndeshjet e të cilit ka plot gola, pavarësisht nëse i shënojnë ata apo kundërshtari.

Hakan Calhanoglu është lojtari kryesor, por sytë duhen hedhur dhe nga kampioni i saposhpallur i Francës me Lilën, Zeki Celik, i cili udhëhoqi ekipin e tij në titullin e Ligue 1 duke lënë pas jo pak por PSG-në.

Rezultati më i mirë në Europian për turqit është vendi i tretë në 2008-ën

Skuadra me 26 lojtarë:

  • Porta: Altay Bayindir (Fenerbahçe), Fehmi Mert Gunok (Medipol Basaksehir), Ugurcan Cakir (Trabzonspor)
  • Mbrojtja: Mehmet Zeki Celik (Lille), Caglar Söyüncü (Leicester), Kaan Ayhan (Sassuolo), Merih Demiral (Juventus), Mert Muldur (Sassuolo), Ozan Muhammed Kabak (Liverpool), Rıdvan Yılmaz (Besiktas), Cengiz Umut Meraş (Le Havre)
  • Mesfusha: Yusuf Yazici (Lille), Dorukhan Toköz (Besiktas), İrfan Can Kahveci (Fenerbahce), Okay Yokuşlu (WBA), Orkun Kökçü (Feyenoord), Ozan Tufan (Fenerbahce), Taylan Antalya (Galatasaray), Hakan Calhanoglu (Milan)
  • Sulmi: Burak Yilmaz (Lille), Cengiz Ünder (Leicester), Enes Unal (Getafe), Efecan Karaca (Alanyaspor), Abdulkadir Omur (Trabzonspor), Muhammed Kerem Aktürkoğlu (Galatasaray), Halil İbrahim Dervisoglu (Galatasaray), Kenan Karaman (Fortuna Dusseldorf)
Lexo edhe :   Ndeshja hapëse e Europianit, publikohen formacionet e Turqisë dhe Italisë

Uellsi hyn në turne pa trajnerin Rajan Gigs në pankinë pasi ky u akuzua për sulm fizik ndaj dy grave. Gigs u deklarua i pafajshëm më parë për tre akuza abuzimi në familje. Kombëtaren do ta drejtojë Robert Page.

Gareth Bale është padyshim lojtari kryesor, ndërsa shtyrja e turneut bëri që Xho Alen të rikthehet në formë dhe Aron Ramsei të jetë përsëri i gatshëm.

Rezultati më i mirë në Europian për uellsianët është vendi i tretë në 2016-ën

Skuadra me 26 lojtarë:

  • Porta: Wayne Hennessey (Crystal Palace), Danny Ward (Leicester City), Adam Davies (Stoke City)
  • Mbrojtja: Ben Davies (Tottenham), Joe Rodon (Tottenham), Chris Mepham (Bournemouth), Chris Gunter (Charlton Athletic), Rhys Norrington-Davies (Sheffield United), Neco Williams (Liverpool), Connor Roberts (Swansea City), Ben Cabango (Swansea City), Tom Lockyer (Luton Town)
  • Mesfusha: Joe Allen (Stoke City), Joe Morrell (Luton Town), Ethan Ampadu (Chelsea), Matthew Smith (Manchester City), Jonny Williams (Cardiff City), Aaron Ramsey (Juventus), Dylan Levitt (Manchester United), Rubin Colwill (Cardiff City), David Brooks (Bournemouth), Harry Wilson (Liverpool)
  • Sulmi: Kieffer Moore (Cardiff City), Gareth Bale (Real Madrid), Tyler Roberts (Leeds United), Daniel James (Manchester United)
Lexo edhe :   Kampionati Europian/ 9 futbollistë shqiptarë pjesëmarrës në kompeticion

Ky është turneu i tretë ndërkombëtar i Vladimir Petkovicit si trajner i Zvicrës, pasi e ka udhëhequr ekipin në 16-shen e fundit në Euro 2016 dhe Kupën e Botës në Rusi dy vite më vonë. Ka shpresë që zviceranët mund të ndërmarrin edhe disa hapa më tej këtë herë, por ka paqartësi në mbrojtje, ku Fabian Schär ishte jashtë në pjesën më të madhe të sezonit me dëmtime. Ai u kthye vetëm në maj i disponueshëm për Newcastle-in. Shpresat mbeten tek Xhaka dhe Shaqiri.

Rezultati më i mirë në Europian për ‘helvetët’ është arritja në 16 më të mirët në 2008-ën.

Skuadra me 26 lojtarë:

  • Porta: Yann Sommer (Mönchengladbach), Yvon Mvogo (PSV), Jonas Omlin (Montpellier)
  • Mbrojtja: Manuel Akanji (Dortmund), Loris Benito (Bordeaux), Eray Cömert (Basel), Nico Elvedi (Mönchengladbach), Jordan Lotomba (Nice), Kevin Mbabu (Wolfsburg), Becir Omeragic (Zürich), Ricardo Rodríguez (Torino), Fabian Schär (Newcastle United), Silvan Widmer (Basel)
  • Mesfusha: Christian Fassnacht (Young Boys), Edimilson Fernandes (Mainz), Remo Freuler (Atalanta), Admir Mehmedi (Wolfsburg), Xherdan Shaqiri (Liverpool), Djibril Sow (Frankfurt), Ruben Vargas (Augsburg), Granit Xhaka (Arsenal), Denis Zakaria (Mönchengladbach), Steven Zuber (Frankfurt)
  • Sulmi: Breel Embolo (Mönchengladbach), Mario Gavranović (Dinamo Zagreb), Haris Seferović (Benfica)

Përgatiti Totila Kotorri/ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...