E mërkurë, 16 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

Euro 2020/ Grupi E, Ja detajet për Spanjën, Poloninë, Suedinë dhe Sllovakinë

Grupi E

(Spanjë, Poloni, Suedi , Sllovaki)

Spanja favoriti kryesor për të dalë e para e grupit E do të ketë përballë Poloninë e Levandovskit, Suedinë pa Ibrahimovicin e dëmtuar dhe Sllovakinë. Polonia duket për momentin skuadra më e kuotuar për të kapur vendin e dytë me një sulmues si Levandovski përpara që vjet meritonte Topin e Artë. Ndeshjet e këtij grupi do të luhen në dy qytetet, Peterburg dhe Sevilja.

Kalendari:

14 qershor/ Poloni-Sllovaki

14 qershor/ Spanjë-Suedi

18 qershor/ Suedi-Sllovaki

19 qershor/ Spanjë-Poloni

23 qershor/ Suedi-Poloni

23 qershor/ Sllovaki-Spanjë

Spanja

Lojtari kyç: Thiago Alcantara. Është e vështirë të zgjedhësh lojtarin më të rëndësishëm për këtë skuadër pasi në të vërtetë veprojnë si kolektiv. Sidoqoftë, Thiago siguron ekuilibër dhe përvojë në një grup me shumë lojtarë të rinj. Shpesh referuar si një “motorr”, ashtu si legjenda spanjolle Xavi, Thiago mund të diktojë lojën me shpërndarje të saktë dhe të përsosur, një element thelbësor i stilit të zotërimit të topit në kombëtaren e kuqe.

Rezultati më i mirë i Spanjës në një Europian është fitorja e Euro 2008 dhe Euro 2012

  • Porta: David de Gea (Manchester United), Unai Simón (Athletic), Robert Sánchez (Brighton & Hove Albion)
  • Mbrojtja: José Gayà (Valencia), Jordi Alba (Barcelona), Pau Torres (Villarreal), Aymeric Laporte (Manchester City), Eric García (Manchester City), Diego Llorente (Leeds United), César Azpilicueta (Chelsea)
  • Mesfusha: Thiago Alcántara (Liverpool), Sergio Busquets (Barcelona), Koke (Atlético), Marcos Llorente (Atlético), Dani Olmo (Leipzig), Rodri (Manchester City), Fabián Ruiz (Napoli), Pablo Sarabia (Paris), Ferran Torres (Manchester City), Adama Traoré (Wolves)
  • Sulmi: Álvaro Morata (Juventus), Gerard Moreno (Villarreal), Mikel Oyarzabal (Real Sociedad), Pedri (Barcelona)

Polonia

Lojtari më i rëndësishëm: Robert Levandovski. Padyshim njeriu më i rrezikshëm në fushë, Levandovski vjen nga një sezon në të cilin shënoi 41 gola në Bundesligë duke thyer rekordin e Gerd Müllerit prej 49 vjetësh. Ai do të jetë i vendosur të paraqitet më mirë sesa në Kupën e Botës 2018 – ku doli me zero gola në tre ndeshje – dhe të shpjerë Poloninë në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Evropian, pasi gjithë kombi i ka sytë nga ai.

Rezultati më i mirë i Polonisë në një Europian janë çerekfinalet e Euro 2016

  • Porta: Łukasz Fabiański (West Ham), Łukasz Skorupski (Bologna), Wojciech Szczęsny (Juventus)
  • Mbrojtja: Jan Bednarek (Southampton), Bartosz Bereszyński (Sampdoria), Kamil Glik (Benevento), Michał Helik (Barnsley), Tomasz Kędziora (Dynamo Kyiv), Kamil Piątkowski (Raków Częstochowa), Tymoteusz Puchacz (Lech Poznań), Maciej Rybus (Lokomotiv Moskva)
  • Mesfusha: Paweł Dawidowicz (Verona), Przemysław Frankowski (Chicago Fire), Kamil Jóźwiak (Derby), Mateusz Klich (Leeds), Kacper Kozłowski (Pogoń Szczecin), Grzegorz Krychowiak (Lokomotiv Moskva), Karol Linetty (Torino), Jakub Moder (Brighton), Przemysław Płacheta (Norwich), Piotr Zieliński (Napoli)
  • Sulmi: Dawid Kownacki (Fortuna Düsseldorf), Robert Lewandowski (Bayern), Arkadiusz Milik (Marseille), Karol Świderski (PAOK), Jakub Świerczok (Piast Gliwice)
Lexo edhe :   Video/ Polonia shënon me një aksion model, sllovakët rigjejnë avantazhin

Suedia

Lojtari më i rëndësishëm: Emil Forsberg. 29-vjeçari ka qenë një pjesë e rëndësishme e Leipzig-ut për disa vite dhe ka ndihmuar klubin gjerman të sigurojë vendin e dytë në Bundesliga me shtatë gola dhe katër asistime këtë sezon. Mesfushori me tipare sulmuese do të jetë pika e referimit në sulmin suedez falë aftësisë për të krijuar raste dhe mungesës së rëndësishme të Ibrahimoviçit që u rikthye në kombëtare por pësoi një dëmtim me Milanin që i humbi kompeticionin.

Lexo edhe :   Video/ Polonia shënon me një aksion model, sllovakët rigjejnë avantazhin

Rezultati më i mirë i Suedisë në një Europian është gjysmëfinalja e Euro 1992

  • Porta: Karl-Johan Johnsson (København), Kristoffer Nordfeldt (Gençlerbirliği), Robin Olsen (Everton)
  • Mbrojtja: Ludwig Augustinsson (Werder Bremen), Pierre Bengtsson (Vejle), Marcus Danielson (Dalian Yifang), Andreas Granqvist (Helsingborg), Filip Helander (Rangers), Pontus Jansson (Brentford), Emil Krafth (Newcastle United), Victor Lindelöf (Manchester United), Mikael Lustig (AIK)
  • Mesfusha: Jens-Lys Cajuste (Midtjylland), Viktor Claesson (Krasnodar), Albin Ekdal (Sampdoria), Emil Forsberg (Leipzig), Dejan Kulusevski (Juventus), Sebastian Larsson (AIK), Kristoffer Olsson (Krasnodar), Robin Quaison (Mainz), Ken Sema (Watford), Mattias Svanberg (Bologna), Gustav Svensson (Guangzhou)
  • Sulmi: Marcus Berg (Krasnodar), Alexander Isak (Real Sociedad), Jordan Larsson (Spartak Moskva)

Sllovakia

Pikë e fortë: mesfusha. Jo të gjithë presionin do ta mbajë Škriniari, kampion Italie me Interin , pasi Sllovakia mburret me një grup të fortë mesfushe që përfshin Marek Hamšík, Juraj Kucka, Stanislav Lobotka dhe Ondrej Duda. Lobotka i Celta Vigos shërben si mesfushor mbështetës, ndërsa 33-vjeçari Hamšík, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Sllovaki, është thirrur thirret për eksperiencën voluminoze që ka grumbulluar në nivele të larta në futboll.

Rezultati më i mirë i Sllovakisë në një Europian është kalimi i grupit në Euro 2016

  • Porta: Martin Dúbravka (Newcastle), Dušan Kuciak (Lechia Gdańsk), Marek Rodák (Fulham)
  • Mbrojtja: Dávid Hancko (Sparta Praha), Tomáš Hubočan (Omonoia), Martin Koscelník (Liberec), Peter Pekarík (Hertha Berlin), Ľubomír Šatka (Lech Poznań), Milan Škriniar (Inter Milan), Martin Valjent (Mallorca), Denis Vavro (Huesca)
  • Mesfusha: László Bénes (Augsburg), Ondrej Duda (Köln), Ján Greguš (Minnesota), Marek Hamšík (IFK Göteborg), Lukáš Haraslín (Sassuolo), Jakub Hromada (Slavia Praha), Patrik Hrošovský (Genk), Juraj Kucka (Parma), Stanislav Lobotka (Napoli), Tomáš Suslov (Groningen), Vladimír Weiss (Slovan Bratislava)
  • Sulmi: Róbert Boženík (Feyenoord), Michal Ďuriš (Omonoia), Róbert Mak (Ferencváros), Ivan Schranz (Jablonec)

Përgatiti Totila Kotorri/ Tirana Today

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...

Arma më e fuqishme e Opozitës

Nga Oerd Bylykbashi Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni...