Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Si Paloka dhe Noka nxitën përleshjet me policët, çfarë nuk u pa në protestën e 7-të të opozitës

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Si Paloka dhe Noka nxitën përleshjet me policët, çfarë nuk u pa në protestën e 7-të të opozitës

Para se të niste seanca e sotme plenare pranë Parlamentit u mblodhën me dhjetëra protestues së bashku me ish-deputetët e opozitës. Ishin banorët e Astirit ata të cilët shkaktuan edhe përplasjet e para me policinë.  Ato tentuan të futen drejtë Pedonales, zonë e cila ishte e rrethuar nga forcat e rendit, duke shërbyer edhe si vendkalim për deputetët e mazhorancës për të hyrë në Kuvend. Si pasojë pati edhe disa të shoqëruar nga forcat e rendit, mes tyre edhe femra.

Më pas situata ka vijuar e tensionuar, ku nuk kanë munguar tentativat e shumta të protestuesve për të çarë kordonin e policisë. Protesta e cila nisi që prej orës 9:30 para ambienteve të Kuvendit është protesta e shtatë që opozita ndërmerr.

Sikundër në protestat e shkuara, protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike dhe tymuese drejt kordonit të policisë. Për më shumë se dy orë, ish-deputetët u ngjitën në podiumin e improvizuar, duke bërë thirrje dhe akuza drejt kryeministrit Rama.

Gjatë kësaj kohe nuk munguan as incidentet, pas përleshjeve të vazhdueshme mes protestuesve dhe efektivëve. Përplasjet u nxitën edhe nga ish-deputetët si Flamur Noka dhe Edi Paloka, të cilët i bënin thirrje qytetarëve për tu bashkuar në çarjen e kordonit. Edhe pse forcat e rendit ishin përgatitur edhe me auto bote me ujë, ato po ashtu as gazi-lotsjellës nuk u përdor prej tyre. Gjatë konfrontimeve me forcat e rendit, edhe pse nuk pati të lënduar, disa prej protestuesve janë ndjerë keq.

Pas thirrjes nga Noka, protestuesit së bashku me ish-deputetët marshuan drejt Ministrisë së Brendshme, ku kërkuan “lirimin e të arrestuarve”. Sërish nuk munguan tensionet, ku veç hedhjes së shashkave drejt efektive, protestuesit lyen me bojë të zezë godinën. Gjatë kësaj kohe protestuesit thirrjen “Rama ik”, e zëvendësuan me “Rama i zi”.

Me ne krye kreun e PD-së, Basha dhe kryetaren e LSI-së, Kryemadhi; protestuesit u drejtuan drejt Bulevardit, për të mbyllur protestën në selinë e Partisë Demokratike. Në fjalën përmbyllëse Basha deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje me Ramën, duke i bërë edhe një thirrje socialistëve.

“Orët e bandës po numërohen mbrapsht. Kush nuk e ka kuptuar le ta kuptojë mirë e qartë zgjedhje me Ramën nuk do të ketë, pakt me Moduron e Ballkanit nuk do të ketë. Kjo qëndrese ka nisur për t’i kthyer qeverisjen çdo shqiptari e nuk do ndalet derisa ta bëjë realitet. Socialistë të tradhtuar, ngrijeni kokën bashkohuni me lëvizjen e shpresës.”

Më herët Basha ka deklaruar se protesta e radhës e madhe do të jetë në 13 prill, por ndërkohë nuk do të mungojnë protesta të ngjashme si sot sa herë që të ketë seancë parlamentare./ TIRANA TODAY

Tags: boje te zezeedi palokaFlamur Nokaministria e brendshmeopozitaPërleshjeperplasjepolicaprotestaprotestuesittensionuar

TË LIDHURA

Vrasja e Astrit Kalasë në Apel, mbledhja e gjyqtarëve me dyer të mbyllura
Aktualitet

Vrasja e Astrit Kalasë në Apel, mbledhja e gjyqtarëve me dyer të mbyllura

08:52 | 09/10/2025
Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet efektivi i policisë
Aktualitet

Automjeti bie 300m në humnerë në Qafë Mali Fierzë; drejtuesi vështirë nxirret

22:57 | 08/10/2025
Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet
Aktualitet

Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

21:50 | 08/10/2025
Next Post
‘Furtuna’ në shërbimet diplomatike/Zbulohen emrat e diplomatëve të larguar

‘Furtuna’ në shërbimet diplomatike/Zbulohen emrat e diplomatëve të larguar

Ylli i Realit zbulon fituesin e Championsit, zgjedh mes Ronaldos dhe Messit

Ylli i Realit zbulon fituesin e Championsit, zgjedh mes Ronaldos dhe Messit

E bënë për spital, Reshat Arbana i tronditur: Jam shumë mirë!

E bënë për spital, Reshat Arbana i tronditur: Jam shumë mirë!







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Kosova merr mijëra dronë kamikazë nga Turqia, reagon Vuçiç
Kosovo

Kosova merr mijëra dronë kamikazë nga Turqia, reagon Vuçiç

by mirseda
08:57 | 09/10/2025
0

Kosova ka pranuar të mërkurën kontejnerët “me mijëra dronë” luftarakë kamikazë, Skydagger, njoftoi kryeministri në detyrë, Albin...

“Ditë e madhe për Izraelin”, Netanyahu përshëndet marrëveshjen e paqes me Hamasin

“Ditë e madhe për Izraelin”, Netanyahu përshëndet marrëveshjen e paqes me Hamasin

08:54 | 09/10/2025
Vrasja e Astrit Kalasë në Apel, mbledhja e gjyqtarëve me dyer të mbyllura

Vrasja e Astrit Kalasë në Apel, mbledhja e gjyqtarëve me dyer të mbyllura

08:52 | 09/10/2025
Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet efektivi i policisë

Automjeti bie 300m në humnerë në Qafë Mali Fierzë; drejtuesi vështirë nxirret

22:57 | 08/10/2025
Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

22:41 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com