Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Rama manipulon ndërkombëtarët”, ish-deputeti socialist: Lleshajn e shpëton vetëm burgu

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Rama manipulon ndërkombëtarët”, ish-deputeti socialist: Lleshajn e shpëton vetëm burgu

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson është takuar sot me kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha. Ashtu si delegacioni i Parlamentit Evropian disa ditë më parë, edhe ai foli me nota kritikuese ndaj veprimeve të opozitës dhe se bien ndesh me rrugën e integrimit drejt BE.

Ndërkohë Basha u shpreh sërish i vendosur për vazhdimit e këtij aksioni. Duke thënë se e konsiderojnë regjimin e Edi Ramës të mbaruar, një kufomë që pret të kallet. Partia Socialiste thotë se protestat nuk janë të popullit, por të organizuara nga opozita dhe se ata nuk do të dorëzojnë pushtet në tavolinë.

Në një intervistë për Tirana Today, ish-deputeti socialist njëherazi  anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Kastriot Islami, shprehet se përgjegjësi kryesor për këtë situatë është Rama.

“Gjërat kanë shkuar në një ekstrem të paimagjinueshëm. Opozita jonë nuk ka më asnjë rol në Parlamentin Shqiptar për sa i përket vendimmarrjes. Edhe fjalën parlament mazhoranca e ka diktuar ose fol siç duam ne, ose ndryshe ju do të hani dajak në Parlament. Të gjitha ato kanë ndodhur pikërisht të orkestruara nga vetë Rama.

Opozita ka qenë e detyruar të shkojë në një veprim që është in-ekstremis, nuk është dëshira e saj të shkojë në të tilla veprime. Por, nuk ka asnjë lloj mënyre tjetër.

Tani nuk kemi më dy palë në një krizë politike, por kemi mazhorancën përballë popullit. Dhe kriza është thelluar pikërisht këtu. E vetmja zgjidhje është të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Dhe për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme, e vetmja mënyrë është që ato të çlirohen nga korrupsioni, krimi dhe kërcënimet te votuesit. Ndaj dhe përgjegjësi i vetëm dhe kryesor për këto gjëra është Edi Rama.”

Ndër të tjera, Islami thotë se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duhet të hetohet për lëndët e hedhura drejt protestuesve.

“Unë kam qenë dhe do të jem gjithmonë pjesë e protestave. Sa i takon mbrojtjes nga ana e policëve aty nuk përdoret thjesht gaz-lotsjellës, por ishte një gaz neuroparalizues. Në përgjithësi këto janë lëndë helmuese që dikur janë përdorur në luftë, pra nga ushtritë. Kurse tani kanë filluar të përdoren nga policia në rastin e protestave masive. Fati i keq është që ministri i Brendshëm ka një formim ushtarak dhe ai ato lëndë helmuese që përdoren kundër armiqve, i përdor kundër qytetarëve. Unë mendoj që ai duhet të mbajë përgjegjësi dhe e vetmja gjë që mund ta shpëtonte atë njeri do të ishte burgu.”

Ndërkohë që Partia Socialiste i lidh veprimet e ndërmarra nga opozita me frikën nga drejtësia, Islami thotë për Tirana Today se ky është një mashtrim idiot i kryeministrit. Për shkak se tashmë që opozita është pa mandate, mund të hetohet lehtësisht nga SPAK. Ish-ministri i Jashtëm shton se këto janë gënjeshtra të ngritura për të manipuluar ndërkombëtarët.

“Është kërkuar që të largohet Rama, të krijohet një qeveri transitore dhe kjo qeveri jo të sjellë PD-në ose opozitën në pushtet. Por, të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. E të jenë qytetarët ata të cilët do të vendosin nëpërmjet këtyre zgjedhjeve. Kjo është një tezë e Ramës që kërkon t’ia shesë ndërkombëtarëve që opozita më kërkon pushtetin në tavolinë. Absolutisht që nuk është e vërtetë.

Pretendimin që opozita ka frikë nga SPAK-u nuk e ha absolutisht askush. Sepse opozita nuk ka asnjë rol për ta penguar më krijimin e SPAK-ut. Dhe aq më tepër sot opozita edhe sikur të ketë frikë, që nuk ka, praktikisht është pa mandate. Njerëzit pa mandat mund të kapen shumë lehtë nga SPAK-u dhe nga BKH-ja. Kështu që të gjitha këto janë pjesë e një mashtrimi dhe gënjeshtre idiote të Ramës që kërkon të manipulojë opinionin ndërkombëtar.”/ TIRANA TODAY

Tags: burguedi ramaKastriot Islamilëndët e hedhuramanipulonMinistri i Brendshëmnderkombetaretprotestuesvesander lleshajSPAK

TË LIDHURA

Atentati në Rinas – Kapri: Dështim i plotë, Proda të japë dorëheqjen
Aktualitet

Atentati në Rinas – Kapri: Dështim i plotë, Proda të japë dorëheqjen

18:02 | 17/11/2025
Shembje masivi në rrugën drejt Thethit, 9 persona dhe 5 mjete mbeten të bllokuara
Aktualitet

Shembje masivi në rrugën drejt Thethit, 9 persona dhe 5 mjete mbeten të bllokuara

17:57 | 17/11/2025
Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas karrocën dhe plagos drejtuesin e saj
Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas karrocën dhe plagos drejtuesin e saj

17:36 | 17/11/2025
Next Post
Ka tatuazh një shqiponjë të madhe, Berhami: Flamuri që kishim para luftës

Ka tatuazh një shqiponjë të madhe, Berhami: Flamuri që kishim para luftës

Dojna Mema në lidhje me këngëtarin e famshëm shqiptar

Dojna Mema në lidhje me këngëtarin e famshëm shqiptar

Ish-presidenti i Shqipërisë: Panucci një sharlatan që po shkatërron…

Te Roma kërkojnë një “kokë turku”, Panucci pret telefonatën







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Atentati në Rinas – Kapri: Dështim i plotë, Proda të japë dorëheqjen
Aktualitet

Atentati në Rinas – Kapri: Dështim i plotë, Proda të japë dorëheqjen

by mirseda
18:02 | 17/11/2025
0

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe...

Shembje masivi në rrugën drejt Thethit, 9 persona dhe 5 mjete mbeten të bllokuara

Shembje masivi në rrugën drejt Thethit, 9 persona dhe 5 mjete mbeten të bllokuara

17:57 | 17/11/2025
Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas karrocën dhe plagos drejtuesin e saj

Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas karrocën dhe plagos drejtuesin e saj

17:36 | 17/11/2025
“Kosova feston me ju”/ Vjosa Osmani uron Shqipërinë për hapin historik drejt BE-së

“Kosova feston me ju”/ Vjosa Osmani uron Shqipërinë për hapin historik drejt BE-së

17:34 | 17/11/2025
Meta kërkon lirinë, zbulohet data e gjyqit në Gjykatë e Lartë

Meta kërkon lirinë, zbulohet data e gjyqit në Gjykatë e Lartë

17:26 | 17/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com