Dojna Mema është një nga moderatoret më të preferuara nga publiku shqiptar. Edhe pse prej kohësh pjesë e showbizit, Dojna është munduar gjithnjë që të mos ndajë detaje nga jeta e saj personale.
Por, duket se moderatorja seksi është në një lidhje, madje me një tjetër person publik. Sipas Iconstyle.al, Dojna është në një lidhje me këngëtarin e njohur, Vlashent Sata.
Pesë ditë më parë Sata dhe Mema ndodheshin të dy me pushime në Stamboll të Turqisë. Si për koincidencë, moderatorja dhe këngëtari publikuan një foto, me 2 ditë diferencë, nga i njëjti vend por në kënde të ndryshme.
26-vjeçarja dhe 36-vjeçari po shijojnë prej kohësh romancën larg vëmendjes së publikut edhe pse është e vështirë që gjesh gjurmë nga jeta e tyre virtuale.
Vlashent Sata është gjithashtu edhe tekstshkrues e kompozitor, ndërsa karrierën e tij në skenë e nisi që kur ishte 5 vjeç. Ai jeton prej vitit 2002 në Francë, ku vazhdoi studimet e pianos dhe kjo duket se është arsyeja e udhëtimeve të shpeshta të moderatores.
Burime për “iconstyle.al” konfirmojnë gjithashtu se çifti është parë shpesh në Shëngjin, ku kalojnë kohë pranë njëri-tjetrit.
Gjithashtu edhe postimet e bëra gjatë pushimeve në Romë të Italisë, tregojnë se çifti ka qenë bashkë.
Në të njëjtën datë, më 23 tetor, Dojna dhe Vlashenti publikuan një foto nga udhëtimi i tyre, madje dhe stili i imazhit është kaq i ngjashëm.
Tani mbetet vetëm që çifti të pranojë publikisht se është bashkë!