Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama-Basha shpallën fitore, qytetarët tregojnë çfarë fitoi populli nga 30 Qershori (VIDEO)

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Rama-Basha shpallën fitore, qytetarët tregojnë çfarë fitoi populli nga 30 Qershori (VIDEO)

Data 30 Qershor pritej të shoqërohej me tensione, nisur dhe nga paralajmërimet e vazhdueshme të opozitës për bojkotim zgjedhjesh. Por, kjo gjë nuk ndodhi. Përkundrazi dita e djeshme e zgjedhjeve vendore është shoqëruar nga një atmosferë e qetë. Ku në pamje të parë dukej si një gjendje normale. Por, që pas komunizmit, zgjedhjet e të dielës kanë qenë më të pazakontat. Në pjesën më të madhe të Bashkive, socialistët garonin të vetëm. Po ashtu për herë të parë ndër vite, numri i votuesve ishte shumë i ulët. Sipas KQZ-së, numri i votuesve në të gjithë Shqipërinë ishte  21.6%.

Mungesa e zgjedhjes apo frika nga trazirat, çfarë bëri që shqiptarët të bojkotonin gati masivisht zgjedhjet? Një ditë më pas, disa nga qytetarët mospjesëmarrjen e lidhin me druajtjen për aksione të dhunshme nga protestuesit. Ndërkohë për disa të tjerë, numri i madh i atyre që nuk votuan është shenjë pozitive, për të sjellë ndryshime.

“Po ashtu nuk pati trazira dhe kjo sigurisht që është një fitore për ta. Për mua është negative që nuk shkuan shumë njerëz të votojnë. Edhe pse është si thikë me dy presa, por më tepër besoj se ka ardhur nga frika për rrëmuja.”

“Populli ka fituar dhe kjo ka të bëjë me mospjesëmarrjen e tyre në votime. Dhe kjo është gjë pozitive. Se kështu tregohet që ka nevojë për të bërë gjëra ndryshe dhe duhet reagim.”

Menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit kryeministri Rama e quajti një fitore për Shqipërinë Europiane. Ndërsa kreu i PD-së Basha e cilësoi 30 Qershorin një fitore për ta, sepse shqiptarët  “braktisën masivisht votimet e paligjshme moniste”. Por, vetë qytetarët a fituan ditën e djeshme?

“Populli fitoi edhe shumë madje, fitoi qetësinë. Ne sot jemi më të qetë sesa dje apo më parë, kur ishim në luftë njëri me tjetrin. Mendoj që nuk janë sheshuar me një ditë, por jemi në një rrugë të drejtë.”

“Pjesërisht fitoi populli, një pjesë mund të ketë mbetur dhe në hije se nuk iu plotësua dëshira. Por, asnjëherë nuk është realizuar qëllimi për popullin.”

“Populli fitoi qetësinë, sepse ishte një zhurmë e madhe që nuk durohej. Dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të fillojë prapë zhurma nga opozita. Sepse populli është ngopur me këto gjëra.”

Ndërkohë, disa prej qytetarëve thonë për Tirana Today se nga dita e djeshme kanë humbur të gjithë. As partitë politike nuk kanë çfarë të festojnë, por as qytetarët.

“Po ça populli, nuk është pyetur ndonjëherë populli nga këta që janë në pushtet. Ne ende nuk dimë asgjë se çfarë po bëhet. Ne jemi një popull si puna e kopesë, që jemi duke ecur pa një bari.”

“Gjysma e popullit votoi dhe gjysma jo, sesi mund të jenë të kënaqur ata politikanë, veç ata e kuptojnë. Në rast se nuk voton një popull i tërë, nuk ka si të jesh i kënaqur. Ndaj mendoj që asnjëra palë nuk ka fituar. Iku ajo kohë kur ishim me bindje politike, jo PD, PS, a LSI. Për ne rëndësi ka kush bën punën, kaq pak mjafton.”

“Ça të fitojë populli, nuk ka çfarë të fitojë. Zgjedhje u bënë, por nuk u bënë tamam. Shkojnë të votojnë vetëm 20 a 25% e njerëzve. Por, këto nuk janë fitore as për ne dhe as për ata.”/ TIRANA TODAY

Tags: 30 qershoribashamazhorancaopozitapjesemarrje e uletqytetaretramashpallin fitorenzgjedhjet vendore

TË LIDHURA

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT-së në Shkodër
Aktualitet

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT-së në Shkodër

10:56 | 04/11/2025
Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako
Aktualitet

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

10:53 | 04/11/2025
Buxheti i 2026, Rama: Nga janari, do rriten pensionet çdo muaj! Ja sa do jenë për secilën kategori
Ekonomi

Buxheti i 2026, Rama: Nga janari, do rriten pensionet çdo muaj! Ja sa do jenë për secilën kategori

10:00 | 04/11/2025
Next Post
Bylykbashi: Deklarata më e ashpër në 28 vjet e OSBE/ODIHR

Bylykbashi: Deklarata më e ashpër në 28 vjet e OSBE/ODIHR

Mediu: Shqiptarët refuzuan farsën elektorale të Ramës

Mediu: Shqiptarët refuzuan farsën elektorale të Ramës

PD në zi, ndërron jetë në moshë të re këshilltarja

PD në zi, ndërron jetë në moshë të re këshilltarja







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT-së në Shkodër
Aktualitet

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT-së në Shkodër

by mirseda
10:56 | 04/11/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajonin Shkodër-Lezhë ka ekzekutuar sot masat e sigurisë për një punonjës policie...

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

10:53 | 04/11/2025
Tragjike në Britaninë e Madhe, foshnja 9-muajshe humb jetën pasi sulmohet nga qeni i familjes

Tragjike në Britaninë e Madhe, foshnja 9-muajshe humb jetën pasi sulmohet nga qeni i familjes

10:31 | 04/11/2025
Buxheti i 2026, Rama: Nga janari, do rriten pensionet çdo muaj! Ja sa do jenë për secilën kategori

Buxheti i 2026, Rama: Nga janari, do rriten pensionet çdo muaj! Ja sa do jenë për secilën kategori

10:00 | 04/11/2025
Prokuroria e Tiranës lëshon 8 masa sigurie për disa persona në fushën e farmaceutikës

Prokuroria e Tiranës lëshon 8 masa sigurie për disa persona në fushën e farmaceutikës

09:57 | 04/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com