Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nga përjashtimi i Hajdarit te protesta e 16 marsit, Shehu zbulon planet e opozitës

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Nga përjashtimi i Hajdarit te protesta e 16 marsit, Shehu zbulon planet e opozitës

Prej disa ditësh opozita është duke zhvilluar takime nëpër qytete të Shqipërisë, për të mbledhur qytetarët në protestën e 16 marsit. Ndërkohë që ende nuk bëhet e ditur strategjia që do të ndjekë opozita, ish-deputeti Tritan Shehu në një intervistë për Tiranë Today thotë se do të jetë protesta më e madhe e zhvilluar ndonjëherë. Duke mos përjashtuar mundësinë e tensioneve.

“Padyshim që kjo do të jetë një protestë e madhe, shumë e madhe. Më e madhja që ka pasur Shqipëria në luftën dhe përpjekjet e saj për demokraci. Do të jetë një protestë që do të demonstrojë vullnetin e popullit për ndryshime. Unë thashë që do të jetë një protestë e madhe për të shprehur shpirtin e popullit kundër padrejtësive që janë bërë.”

Shehu shton se veç protestave, opozita duhet të përqendrohet edhe në transmetimin e mesazheve të këtij aksioni politik edhe te ndërkombëtarët. Edhe pse këta të fundit e kanë shprehur hapur që nuk e mbështesin vendimin e opozitës për të dorëzuar mandatet.

“Ne ishim shumë të vetëdijshëm që nuk do të kishim duartrokitjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Duke i respektuar ata shumë dhe duke ia pasur nevojën, na lind nevoja neve që të jemi shumë shpjegues me ta.

Por, nga ana tjetër unë mendoj që një sqarim shumë i gjerë dhe i plotë, do t’ia japin pjesëmarrja e gjerë popullore në këtë lëvizje.”

Ish-deputeti në intervistën për Tirana Today foli edhe për vendimin e deputetes Rudina Hajdari për të mos dorëzuar mandatin, si edhe për përjashtimin e saj nga Partia Demokratike.

“Unë mendoj që qëndrimi i disa kolegëve apo dëshirat për të qëndruar në Parlament, mbas një vendimi unanim që kanë marrë anëtarët e PD-së është një gjë e gabuar. Por, jo vetëm kjo edhe marrja e mandateve nga disa kolegë të tjerë të listave pasuese.

Shpresoj që në ditët në vijim edhe ata do ta kuptojnë këtë gjë, do të bëjnë hapa pas dhe padyshim do t’i bashkohen vendimit tonë për këtë aksion politik kaq të rëndësishëm. Në politikë dhe mund të gabosh disa herë, por çdo individ i korrigjon duke bërë hapa mbrapa.”

Teksa kryeministri Rama u shpreh se nuk do të largohet nga posti “sikur nami të mbahet” dhe se zgjedhjet do të mbahen në 2021, Shehu thotë se qeverinë e ka kapur frika. Dhe sipas tij këtë gjë e ka treguar duke vendosur forca speciale dhe armë gjatë protestave, në ambientet e institucioneve fetare, si në rastin e Xhamisë që ndodhet pranë Kuvendit.

“Edhe në regjime të tjera diktatoriale nuk kanë guxuar të vendosin uniforma ushtarake, mjete të sofistikuara ushtarake dhe policore brenda një institucioni fetar.

Kjo tregon deri ku ka arritur frika e këtij regjimi nga njerëzit dhe deri ku është shtrirë marrëzia e tij që kërkon të mbrojë veten në një mënyrë të dhunshme. Duke shkelur edhe paprekshmërinë e institucioneve fetare.”

Edhe pse tashmë nuk është më deputet i qarkut të Gjirokastrës, Shehu thotë se tani më shumë se më parë do të merret me problematikat e zonës. Ai thotë për Tirana Today se kryebashkiaku i Këlcyrës, pavarësisht kundërshtisë nga Këshilli Bashkiak kërkon të shembë shtëpitë e banorëve, sipas Shehut për një projekt fantazmë.

“Në arë qark janë duke ndodhur ngjarje nga më të rënda. Ndjehet një arrogancë e madhe e pushtetit dhe një terrorizim i banorëve. Duke shkuar në ekstreme të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe pronës, siç janë ngjarjet e Këlcyrës. Unë me thënë të drejtën kam ngelur i shokuar.

Të kërkosh të shembësh rreth 30 banesa dhe ambiente të ndërtuara me leje ndërtimi, jo me legalizime por me leje ndërtimi; është krim. Dhe kjo bëhet në saj të një “projekti” për një hapësirë rekreative që hajde e merre vesh se çdo të thotë. Me një vlerë mbi 3 milion euro dhe i pa bërë transparentë për të interesuarit.”/ TIRANA TODAY

Tags: 16 Marsedi ramaforcat specialeinstitucionet fetareKelcyremandatetopozitaplanetprotestaRudina HajdariTritan Shehu

TË LIDHURA

Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve
Politikë

Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve

13:28 | 17/01/2026
Policia e Durrësit: Nuk u njoftuam për mbështetje me forca gjatë shoqërimit të të paraburgosurit
Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit, gjykata vendos masat e sigurisë për tetë të arrestuarit

13:24 | 17/01/2026
Paketa e maleve”, Rama u vendos kushte kryebashkiakëve: Asnjë nga ju nuk do të rikandidojë nëse …
Aktualitet

Paketa e maleve”, Rama u vendos kushte kryebashkiakëve: Asnjë nga ju nuk do të rikandidojë nëse …

12:51 | 17/01/2026
Next Post
Rama: Ç’kërkova nga marrëveshja e 17 majit, LSI solli fenomenin e shitblerjes së votës

“Yhyyyy...”, opozita në protestë, Rama i dërgon mesazhin e fshehtë

Kur Enver Hoxha tmerroi kryeministrin kinez me kokat e prera të reaksionarëve

Kur Enver Hoxha tmerroi kryeministrin kinez me kokat e prera të reaksionarëve

Rama: Ç’kërkova nga marrëveshja e 17 majit, LSI solli fenomenin e shitblerjes së votës

“Shikoje Europen veç në TV”, Rama-komentuesit: Ty fjalët nga një vesh të hyjnë dhe nga tjetri te dalin







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve
Politikë

Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve

by mirseda
13:28 | 17/01/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një komunikimi me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, u...

Policia e Durrësit: Nuk u njoftuam për mbështetje me forca gjatë shoqërimit të të paraburgosurit

Arratisja e Altin Ndocit, gjykata vendos masat e sigurisë për tetë të arrestuarit

13:24 | 17/01/2026
Paketa e maleve”, Rama u vendos kushte kryebashkiakëve: Asnjë nga ju nuk do të rikandidojë nëse …

Paketa e maleve”, Rama u vendos kushte kryebashkiakëve: Asnjë nga ju nuk do të rikandidojë nëse …

12:51 | 17/01/2026
Pastrimi i kanaleve dhe forcimi i argjinaturave, Rama: Fond 20 mln € nga Emiratet Arabe për bashkitë

Pastrimi i kanaleve dhe forcimi i argjinaturave, Rama: Fond 20 mln € nga Emiratet Arabe për bashkitë

12:47 | 17/01/2026
Përmbytjet/ Rama pranon problemet me hidrovoret e kanalet, plan për flotë ndërhyrjeje

Përmbytjet/ Rama pranon problemet me hidrovoret e kanalet, plan për flotë ndërhyrjeje

12:42 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com