E shtunë, 18 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

Kryemadhi: Dosjet 339 dhe 184, ministra e deputetë të përfshirë në blerjen e votave

Gjatë takimit të zhvilluar me LSI-në e Gramshit, Monika Kryemadhi theksoi tha se LSI nuk do të ndalet në asnjë moment duke denoncuar blerjen e votave me paratë e drogës në zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Ajo tha se mbi 300 denoncime janë bërë nga LSI në zyrat  e OSBE-së për blerjen e votave dhe përdorimin e bandave kriminale nga ana e Rilindjes.

Kryemadhi përmendi dhe dosjen 339 dhe dosjen 184, ku sipas saj ministra dhe deputetë të Rilindjes janë të përfshirë në blerjen e votave me grupet kriminale.

“Ne jemi të vendosur për ta çuar deri në fund misionin që qytetarët na e kanë dhënë në zgjedhjet e 25 qershorit të 2017, të cilat jemi koshient dhe të vetëdijshëm që i kemi deklaruar që me 5 korrik që votat janë blerë me paratë e drogës, njerëzit janë kërcënuar me polici, i kemi denoncuar. Janë mbi 300 denoncime të LSI-së në zyrat e OSBE-së, ku denoncojnë jo vetëm blerjen e votës, por dhe përdorimin e bandave kriminale edhe të segmenteve kriminale, së bashku me Policinë e Shtetit në favor të votës për PS-në. Nuk u ndalëm në asnjë moment dhe nuk kemi për tu ndalur për ta denoncuar.

Sot në zyrat e Prokurorisë qëndron “Dosja 339”, për përfshirjen e eksponentëve të lartë të PS-së, që nga Vangjush Dako dhe pse jo edhe Edi Rama, ku blihen votat me grupet kriminale. Dosja 184, ku ka ministra e deputetë të PS-së të përfshirë në blerjen e votave, por dhe në këmbim të blerjes së votave përkundrejt lejimit të parcelave të hashashit në Bashkinë e Dibrës. Kriminalizimi i zgjedhjeve në Shqipëri ka shkuar në çdo qelizë dhe vetëm shkrirja e një Parlamenti, që vjen si rezultat me një mazhorancë të ardhura me vota të blera dhe të deformuara, nëpërmjet parave të krimit, nëpërmjet bandave kriminale, nëpërmjet krimit të organizuar, do të ishte e vetmja mundësi për të risjellë stabilitetin dhe për të mbyllur njëherë e përgjithmonë tranzicionin politik të Shqipërisë në këto 30 vite dhe për të hapur një etapë të re, etapën e stabilitetit, etapën e zhvillimit ekonomik,e tapën e integrimit europian të vendit.

Për të kthyer edhe njëherë besimin e qytetarëve shqiptarë te institucioni, te shteti, te politika dhe jo njerëzit të jenë të zhgënjyer dhe të përdorur prej saj, por për ta parë politikën si një instrument për të zhvilluar politika, në mënyrë të tillë që të krijojnë mirëqenie për veten tyre, për fëmijët e tyre, shëndetësi të merituar, zhvillim të merituar, ekonomi të zhvilluar dhe të begatë”, tha Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Të kërkojë falje ose të largohet”, Rama paralajmëron ashpër ministrat

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mesditën e sotme kabinetin e ri qeveritar në mbledhjen e parë, ku do të miratohen disa vendime. Rama i...

Betohen në Presidencë, Qeveria nis zyrtarisht mandatin e tretë

Pas betimit te presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri qeveritar vendosën të ecnin në këmbë përgjatë Bulevardit Dëshmorët...

Betimi i kabinetit qeveritar/Rama dhe ministrat betohen para Metës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak çaste më parë në Presidencë, ku bashkë me anëtarët e kabinetit qeveritar do të betohet para kreut të...

Miliarderi amerikan shpallet fajtor për vrasje

Trashëgimtari amerikan i pasurive të paluajtshme Robert Durst, subjekt i dokumentarit të krimit HBO The Jinx, është dënuar për vrasjen e mikes së tij...

Kurti lë pas inatet me Ramën dhe e uron për mandatin e tretë

Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar një letër të hapur homologut të tij shqiptar, Edi Rama, duke e uruar për mandatin...