E premte, 22 Janar, 2021
13 C
Tirana

FOTO/ Zhduket 12-vjeçarja nga Durrësi, nëna alarmon policinë

Një 12-vjeçare nga qyteti i Durrësit është larguar nga banesa. E mitura që nuk është kthyer në shtëpi prej ditës së djeshme, është nxënëse në klasën e pestë.

Kallëzimi në Komisariatin e Policë është bërë nga prindërit të cilët deklarojnë se nuk kanë konflikte me persona të tjerë.

Policia e Durrësit, ka dhënë karakteristikat e saj, si dhe një foto që mund të vijnë në ndihmë për gjetjen e saj.

“Sipas deklarimeve të familjarëve shtetësja e humbur është rreth 125 cm e gjatë, me flokë të gjata ngjyrë gështenjë dhe ka të veshur një xhup ngjyrë gri të shkurtër, streçe ngjyrë gri dhe atlete ngjyrë të kuqe dhe gri”, njofton policia.

Gjithashtu, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që për çdo informacion që mund të disponojnë të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose 129.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Testim i detyruar dhe karantinë/ Ambasada gjermane jep njoftimin e rëndësishëm

Gjermania ka klasifikuar sot 25 vende në mbarë botën si zona me incidencë të lartë të Covid-19, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Lajmi është bërë...

Maqedonia e Veriut publikon pagat e kabinetit, Zaev paguhet më pak se Rama

Maqedonia e Veriut ka publikuar pagat e kabinetit qeveritar. Pagën më të lartë e merr kryeministri Zoran Zaev, respektivisht 78.840 denarë, ndërsa i shtohet...

Kim dhe Soreca takojnë kreun e KED: Të plotësohen vakancat në Kushtetuese

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, zhvilluan një takim ditën e sotme me kreun e Këshillit...

Apeli i Metës: Të ndihmojmë biznesin për të ndalur shpopullimin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehet i shqetësuar për situatën ekonomike në vend. Meta shprehet se Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe...

Shkrihet Dega e LSI-së, të 140 anëtarët i bashkohen Partisë Socialiste

Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në fshatin Gjeroven në rrethin e Beratit, është mbyllur. Mesditën e sotme, kryetari i degës së LSI-së në...