E premte, 24 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

1948/ CIA: Shqiptarët duan të emigrojnë drejt Sirisë, frikë se i dorëzojnë tek Enver Hoxha

Pas mbarimit të luftës, mijëra shqiptarë anti-komunistë, ballistë apo legalistë, u larguan nga Shqipëria në vjeshtën e vitit 1944, kryesisht drejt vendeve perëndimore. Shumica e tyre u vendosën fillimisht në kampet e refugjatëve në Itali dhe Greqi. Përmes një letre drejtuar autoriteteve amerikane në gushtin e vitit 1948, një nga drejtuesit e Ballit Kombëtar, Kadri Cakrani, pasi përshkruan trajtimin e egër që u bëhet shqiptarëve nga italianët, kërkon mërgimin e tyre të organizuar drejt Sirisë.

Sipas një dokumenti të deklasifikuar të CIA-s, që bazohet në letrën e Cakranit, shqiptarët anti-komunistë druheshin se qeveria italiane mund të arrinte një marrëveshje me qeverinë komuniste të Enver Hoxhës, për rikthimin e tyre në Shqipëri, në këmbim të qindra italianëve që mbaheshin ende në Shqipëri. Frika e tyre ishte e bazuar.

Atë vit Italia mbante zgjedhjet parlamentare, dhe pritej që ato të fitoheshin nga komunistët, si fitimtarët e luftës. Dhe ishte ndërhyrja e SHBA përmes CIA-s dhe Vatikanit, ajo që e shmangu ngjitjen e tyre në pushtet. Cakrani zgjodhi Sirinë si një vend anti-komunist, pa interesa të veçanta mbi Shqipërinë, por që ka kujtime të mira për shqiptarët, që kur ishin bashkë nën sundimin osman. Në letrën e tij Cakrani, thotë se Beogradi është shumë aktiv në përçarjen e shqiptarëve në kamp, për të penguar bashkimin e tyre në një front.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës. Cilat janë porositë e radhës?

Kryedemokrati Basha do të takojë sot në orën 16:00, ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. Pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha...

La hotelin luksoz, Lionel Messi paguan shumën e majme për vilën

Ylli argjentinas Lionel Messi, ka arritur që të gjejë një shtëpi në Paris. Sipas asaj që raporton “RMC Sports”, Messi deri tani ka jetuar...

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...