pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24betpuanmatadorbetmobilbahisjojobetjojobetsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahisgrandpashabethititbetmarsbahisjojobet girişMeritbetsuperbetingrandpashabetjojobetmarsbahisdeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpasacasinobetzulatipobetpashagamingdoedacasibomtürk pornocasinowonamgbahis girişgrandpashabetmatbetbetsalvadorbetgit girişjojobetmercurecasino girişpusulabet girişpusulabet girişpalacebet girişcashwinnesinecasinoimajbetbetgitamgbahiscashwinbetgitjojobetbetgitmercurecasinopusulabetjojobetpusulabeturfa konteynerşanlıurfa konteynervdcasinosuperbetinpusulabetdoedamatbetPusulabet güncel girişPusulabet girişslotbarjojobetCasibomCasibombahibomgrandpashabetcasibomtaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuanbets10 girişpusulabet girişcasibomgrandpashabet girişmatbet girişVDCasinoonwinsuperbetin girişsekabet girişbetgitromabetromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetjojobetholiganbetjojobetgrandpashabettarafbetbonus veren sitelerjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetiptv satın aljojobetGrandpashabetcasibommarsbahisjojobettrbetgrandpashabetholiganbetpusulabetvdcasinobetciosekabetjojobetmarsbahissekabetmatbetimajbetholiganbetcasibomgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerpalacebetŞans CasinocasibomGrandpashabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Avokati i Elvis Shkambi kundërshton shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja

2 orë ago
in Aktualitet

Pas vendimit të Këshillit të Qarkut për miratimin e propozimit për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të gjyqtarit të ndjerë të Apelit, Astrit Kalaja, ka reaguar avokati Kujtim Ibraj, mbrojtës ligjor i të pandehurit Elvis Shkambi, autorit të dyshuar të vrasjes së gjyqtarit brenda sallës së gjyqit në tetor të vitit 2025.
Përmes një deklarate të vendosur në dispozicion të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, Ibraj shprehet se ndan dhimbjen për humbjen e gjyqtarit dhe shpreh respekt për figurën e tij, por ngre pretendimin se statusi “Dëshmor i Atdheut” duhet të jepet vetëm në përputhje me kriteret e përcaktuara nga ligji.

Sipas avokatit, vlerësimi i figurës së gjyqtarit dhe respekti për detyrën e ushtruar janë çështje të ndryshme nga përmbushja e kushteve ligjore për marrjen e këtij statusi.
Astrit Kalaja u vra në tetor 2025 në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, gjatë një seance gjyqësore për një çështje pronësie. Sipas hetimeve, Elvis Shkambi qëlloi me armë ndaj gjyqtarit pasi ky i fundit shpalli vendimin kundër xhaxhait të tij, ndërsa plagosi edhe dy persona të tjerë të përfshirë në proces.

Pas ngjarjes së rëndë, Shkambi u dorëzua në polici, ndërsa rasti solli reagime të forta publike dhe ngriti pikëpyetje mbi masat e sigurisë në institucionet e drejtësisë.

Në deklaratën e tij, avokati Ibraj thekson se procesi penal ndaj klientit të tij është ende në zhvillim dhe se gjykata nuk ka dhënë ende një vendim përfundimtar. Ai deklaron se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të kërkuar verifikimin e ligjshmërisë së këtij propozimi dhe çdo akti administrativ që mund të rrjedhë prej tij.

Deklarata e plotë: Në cilësinë e avokatit mbrojtës të të pandehurit, ndjej detyrimin profesional dhe etik të reagoj lidhur me vendimin e Këshillit të Qarkut për miratimin e propozimit për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të gjyqtarit të ndjerë.

Së pari, dua të shpreh edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta për familjen e gjyqtarit dhe respektin për jetën e humbur në një ngjarje tragjike që ka prekur të gjithë shoqërinë shqiptare.

Po aq e rëndësishme është që, në një shtet të së drejtës, emocionet dhe dhimbja kolektive të mos zëvendësojnë zbatimin korrekt të ligjit. Vlerësimi i figurës së një personi dhe respekti për kontributin e tij institucional janë çështje të ndryshme nga përmbushja e kritereve ligjore për dhënien e një statusi të caktuar.

Statusi “Dëshmor i Atdheut” nuk mund të mbështetet vetëm mbi ndjenjën e dhimbjes apo rëndësinë e detyrës së ushtruar, por duhet të mbështetet në kushtet dhe kriteret e përcaktuara shprehimisht nga legjislacioni në fuqi. Ngjarja në fjalë lidhet me një konflikt me origjinë civile, i cili kishte zgjatur për shumë vite dhe nuk kishte lidhje me luftën kundër kriminalitetit, terrorizmit, mbrojtjen e sovranitetit, rendit kushtetues apo situata të tjera që ligji parashikon si bazë për fitimin e këtij statusi.

Për këtë arsye, lind detyrimisht pyetja juridike nëse ekziston një bazë ligjore e mjaftueshme që e mbështet këtë propozim. Shteti i së drejtës ndërtohet mbi parimin e legalitetit. Institucionet publike nuk mund të veprojnë përtej kompetencave dhe kritereve që u njeh ligji, sado fisnike të jenë motivet morale apo emocionale. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të theksohet se procedimi penal ndaj klientit tim është ende në zhvillim. Hetimet nuk kanë përfunduar, provat nuk janë administruar në tërësinë e tyre dhe gjykata nuk është shprehur ende me një vendim përfundimtar. Çdo zhvillim institucional që paraprin përfundimin e procesit duhet të trajtohet me kujdes maksimal, në mënyrë që të mos krijohet perceptimi se çështja është paragjykuar.

Shoqëria shqiptare ka kaluar prej vitesh plagë të thella për shkak të mosfunksionimit të drejtësisë, vonesave të gjata procedurale dhe mungesës së besimit tek institucionet. Këto plagë nuk shërohen duke zgjeruar me interpretim kategori juridike që ligji nuk i parashikon, por duke respektuar me përpikëri ligjin dhe duke garantuar procese të drejta, të paanshme dhe transparente për çdo qytetar. Respekti për kujtimin e gjyqtarit të ndjerë dhe respekti për ligjin nuk janë koncepte që përjashtojnë njëri-tjetrin. Përkundrazi, nderimi më i madh për institucionet e drejtësisë është që ato të veprojnë gjithmonë brenda kufijve të ligjit.

Ligji nr. 109/2018 “Për statusin e Dëshmorit të Atdheut” përcakton në nenin 2 se qëllimi i tij është njohja ose shpallja me këtë status e personave që kanë dhënë jetën në rrethana të posaçme, të lidhura me mbrojtjen e interesave kombëtare, integritetit territorial, luftën kundër terrorizmit, krimit ndaj jetës së individit, mbrojtjen e pronës publike ose shpëtimin e jetës së njerëzve në situatat e parashikuara nga ligji. Kjo dispozite përcakton qartazi kufijtë brenda të cilëve mund të zbatohet ligji. Paralelisht Neni 5 i ketij ligji parashikon në mënyrë të detajuar dhe shteruese kategoritë e personave që mund të shpallen ose të njihen me statusin “Dëshmor i Atdheut”. Këto nuk janë kritere orientuese, por kushte ligjore të detyrueshme, të cilat duhet të provohen me fakte dhe dokumentacion administrativ. Autoritetet nuk mund t’i zgjerojnë këto kategori përtej rasteve të parashikuara shprehimisht nga ligji por janë të detyruara të zbatojnë ligjin ashtu siç është miratuar nga Kuvendi dhe jo ta zgjerojnë atë përmes interpretimeve që tejkalojnë përmbajtjen e tij. Në rastin konkret, çështja nuk mund të vlerësohet mbi bazën e rëndësisë së funksionit që ushtronte viktima apo mbi ndikimin qe ngjarja ka pasur ne opinionin publik. Respekti për figurën e të ndjerit është i padiskutueshëm, por ai nuk zëvendëson domosdoshmërinë e përmbushjes së kritereve që vete ligji ka vendosur për fitimin e këtij statusi.

Në çdo procedurë administrative për dhënien e këtij statusi është e domosdoshme të provohet se rasti konkret përputhet me një nga kriteret e nenit 5. Në mungesë të një përputhjeje me kriteret ligjore, dhënia e statusit nuk mund të mbështetet mbi vlerësime morale, institucionale apo emocionale, pasi këto nuk përbëjnë bazë ligjore sipas ligjit nr. 109/2018 “Për statusin e Dëshmorit të Atdheut”.

Ne cilesine e mbrojtesit ligjor, deklaroj se do të përdorim të gjitha mjetet juridike të parashikuara nga ligji për të kërkuar verifikimin e ligjshmërisë së këtij propozimi dhe të çdo akti administrativ që rrjedh prej tij. Ky nuk është një qëndrim kundër kujtimit të gjyqtarit dhe as kundër familjes së tij. Është një qëndrim në mbrojtje të parimit kushtetues të legalitetit, sipas të cilit çdo vendim i autoriteteve publike duhet të ketë një bazë të qartë ligjore. Në fund, u bëj thirrje të gjitha palëve, institucioneve dhe opinionit publik që ta trajtojnë këtë çështje me qetësi, maturi dhe respekt reciprok. Vetëm një proces i drejtë, i paanshëm dhe i bazuar në ligj mund t’i shërbejë drejtësisë, familjeve të prekura dhe interesit publik. Faleminderit!

TË LIDHURA

Aktualitet

Parandalohet tragjedia në Shkodër: I plagosën vëllanë, 41-vjeçari niset për hakmarrje dhe arrestohet

13:49 | 16/07/2026
Aktualitet

Me çekiç thyen marketin dhe vjedh, arrestohet 15-vjeçari para se të shijonte plaçkën

13:47 | 16/07/2026
Aktualitet

Plagosje në Shkodër, një person qëllohet me thikë në Poliklinikën e qytetit, detajet e para

13:28 | 16/07/2026
Next Post

Kroçierat në rritje në Durrës, rreth 650 turistë amerikanë dhe kanadezë mbërrijnë në Durrës

Telefoni dhe çelësat në breg/ 45-vjeçarja humb jetën në Liqenin e Thatë, dyshohet se…

Aksidenti me 7-vjeçarin, Apeli lë në burg Petri Bozon







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019
Screenshot

Prefekti Hajdari promovon nismën: “Bukë, ujë dhe vaj ulliri falas” në bujtina, restorante e bare

18:15 | 10/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Aktualitet

Parandalohet tragjedia në Shkodër: I plagosën vëllanë, 41-vjeçari niset për hakmarrje dhe arrestohet

by mirseda
13:49 | 16/07/2026
0

Një tragjedi e mundshme është parandaluar në Shkodër, pasi një 41-vjeçar tentoi të hakmerrej ndaj personit që...

Me çekiç thyen marketin dhe vjedh, arrestohet 15-vjeçari para se të shijonte plaçkën

13:47 | 16/07/2026

Mitsotakis sulmon opozitën dhe Prokurorinë Europiane: Kush do t’u kërkojë falje ministrave tanë?

13:45 | 16/07/2026

Stuhitë godasin Francën, 13 mijë familje pa energji elektrike

13:42 | 16/07/2026

Plagosje në Shkodër, një person qëllohet me thikë në Poliklinikën e qytetit, detajet e para

13:28 | 16/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com