Deputeti socialist, Erion Braçe ka denoncuar në Kuvend mënyrën se si, sipas tij, grumbulluesit abuzojnë me fermerët duke u imponuar çmime të ulëta për prodhimet bujqësore.
Gjatë fjalës së tij, Braçe përdori edhe një shprehje të rëndë, duke thënë se kjo është gjuha me të cilën përballen çdo ditë bujqit në terren.
“Nuk është çmendur asnjë grumbullues që të blejë me çmim të lartë, të gjithë mundohen të blejnë me çmim sa më të ulët, që të shesin me çmim sa më të lartë. Shprehja që përdorin këta, të bërë grup së bashku, është shumë e thjeshtë. Do ta lësh shalqirin me këtë çmim, 6-7 lekë apo jo. “Jo”, i thotë fermeri. Dhe përgjigja është: ‘Epo ik p**dhu se nuk ta marr’. Më falni për shprehjen, por kjo është marrëdhënia tregtare sot atje në fusha. Bëjmë mirë që ta legjitimojmë dhe kjo bën atë që është themelore, mbron bujkun dhe prodhimin e tij. Ka shumë abuzime me djersën dhe mundin e bujkut”, u shpreh Braçe.












