Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Prapaskenat/ Nga kushti i PD-së për largimin e Gjiknurit tek shtrëngimi i duarve

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Prapaskenat/ Nga kushti i PD-së për largimin e Gjiknurit tek shtrëngimi i duarve

Në pamje të parë, u duk sikur sot u arrit një sukses për PD dhe aleatët e saj. Në atë tryezë të papritur, ku edhe Taulant Balla vë dorën në ‘zjarr’ se nuk ka patur një marrëveshje të fshehtë, PD dhe LSI fituan me shumë mund atë që e dorëzuan një vit më parë. Ata ikën nga Kuvendi me krenari, protestuan vazhdimisht duke dhënë provat se do të luftonin deri në triumf. Dhe në fund u kthyen në pikën që ishin.

Në takimin që zgjati 60 minuta mes Damian Gjiknurit, Rudina Hajdarit, Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit, u dakordësua që afati përfundimtar për miratimin e Reformës Zgjedhore të jetë 15 marsi. Gjatë takimit u vu re një frymë paqtimi, ndryshe nga tonet e larta dhe zëri agresiv që ka pllakosur përgjatë një viti televizionet shqiptare.

Sot u ofrua një tablo tjetër, plot ngjyra. U dhanë provat se PD-ja ‘është zbutur’ ndaj Gjiknurit, ndonëse për muaj me radhë e kishte kthyer në kryefjalën e ditës. Në përfundim të takimit, u tha se dokumenti i publikuar sot, është garancia se procesi po bëhet me konsensus të palëve politike. Por ndryshe nga kjo ‘shfaqje’ e cila iu ofrua publikut, PD mendonte ndryshe më parë. Sot faktoi se Gjiknuri nuk përbënte më problem për këtë forcë politike.

Pak muaj më parë, PD-ja kërkoi largimin e Gjiknurit si kryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore. PD deklaroi në muajin shtator se nuk do ta njohë këtë komision nëse Gjiknuri nuk jep dorëheqjen nga Reforma Zgjedhore. Kjo pasi emri i tij u përmend në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane ‘Bild’.

Gjiknuri u akuzua si organizator i vjedhjes së votave në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në Dibër, ku zëri i tij doli në përgjime. Ai cilësohej nga PD si arkitekti i blerjes së votave.

Asokohe, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaronte: “Propaganda është më e ethshme se asnjëherë për të mbuluar thelbin e asaj që u arrit me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë: 1. Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera. 2. Vendimet për reformën zgjedhore do të merren me konsensus jashtë Parlamentit ilegjitim. 3. Parlamenti është vetëm noter formal i vendimeve të tryezës politike. Përfaqësimi në tryezën e reformës zgjedhore me një nga arkitektët e blerjes së votës është në turpin e PS. Në dorën tonë nuk është të zgjedhim kundërshtarin, por të bëjmë çdo gjë për zbatimin e reformës zgjedhore, që çon vendin drejt zgjedhjeve. Në dorën e qeverisë është të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Në dorën e qeverisë është të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme”.

Që mazhoranca dhe opozita të arrinin të uleshin përballë njëra-tjetrës, është dashur një përpjekje e vazhdueshme nga ndërkombëtarët. Duket se përpjekja e trupit diplomatik në Shqipëri, për të ulur palët në dialog, ia doli mbanë. Po kështu, shtrëngimi i duarve ishte mjaft domethënës, duke treguar se jeta vazhdon…

 

 

 

Tags: damian gjiknurilsiOerd BylykbashiPDPetrit VasiliPSreforma zgjedhoreRudina Hajdari

TË LIDHURA

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

17:22 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet
Aktualitet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Next Post
Detajet nga mega-aksioni/ Zyrtarë dhe ndërtues të shoqëruar për tërmetin

Detajet nga mega-aksioni/ Zyrtarë dhe ndërtues të shoqëruar për tërmetin

Mjeku infeksionist: Jo të gjitha rastet që preken nga meningjiti janë fatale

Mjeku infeksionist: Jo të gjitha rastet që preken nga meningjiti janë fatale

Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk

Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com