Aktualitet

Mjeku infeksionist: Jo të gjitha rastet që preken nga meningjiti janë fatale


               Publikuar në : 19:22 - 14/01/20 M S

Polici i Rrugores, Mariglen Mestani u nda nga jeta disa ditë më parë si pasojë e miningjitit. Emisioni “Rudina” në Tv Klan ka trajtuar sot një shqetësim që është përhapur këto ditë në vend.

Në një lidhje telefonike në studio, mjeku infeksionist Genti Stroni u shpreh: “Kjo është një sëmundje, pezmatim ose infeksion i cipave të trurit. Kjo lloj sëmundje mund të vijë nga shkaktarë të ndryshëm. Të tilla raste ne kemi patur në çdo vit, pavarësisht se këtë vit si pasojë e medias është bërë disi më i ditur si fenomen dhe praktikisht ka deri-diku një efekt negativ në njohurinë për të”.

Sipas mjekut infeksionist, jo të gjitha rastet që preken nga meningjiti janë fatale. “Nuk është përherë fatale, sigurisht që jo. Dhe madje të shumta janë jetët që shpëtohen edhe me këtë sëmundje. Dhe nuk mund të themi kurrë që të vemë një barazim midis kësaj sëmundjeje dhe humbjes së jetës, jo. Janë të shumta jetët që shpëtohen mbas kalimit të një meningjiti”.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT