pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betpuantaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahiscasibomhititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetinterbahistipobetpashagamingdoedajojobetgrandpashabetbahiscasinograndpashabetmarsbahis1winholiganbet girişpalacebet girişbetpuan girişcashwincashwinwbahis girişpusulabetjojobetpusulabetbetebetholiganbetbetgit girişradissonbetpalacebetbetebetbetpuancashwin girişpalacebetimajbeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinbetciopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet giriştophillbetjojobetjojobetjojobetdeneme bonusujojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişgrandpashabet girişcasibommarsbahis girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinobahiscasino1win1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelercasibombahiscasinopalacebet girişcasibomAvrupabetsahabetgrandpashabetholiganbetpusulabetsekabetbetciosekabetjojobetmarsbahiscasinoroyalmatbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişpornowbahisŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetpusulabet girişbetwooncasibomjojobetjojobet girişjojobet güncel giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Irani kërcënoi Shqipërinë, qytetarët:Amerika “baba” i botës, i kap mizat në ajër

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant

Vrasja e ish-gjeneralit Qasem Soleimanit thelloi tensionet mes Iranit dhe Amerikës. Ai u vra në datën 3 janar, nga një sulm ajror i SHBA-së, ndërsa po linte Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit. Një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se Soleimani kishte qenë, për 20 vjet, “arkitekti kryesor” i sulmeve terroriste të Iranit. Si edhe kishte “vrarë 608 amerikanë vetëm në Irak.”

Por, ish-gjenerali edhe pse nga Amerika quhej armik, nga vetë Irani ishte një hero. Për pjesën më të madhe të popullsisë, po ashtu edhe për Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei. Pas ngjarjes, ky i fundit u shpreh se “hakmarrje e rëndë i pret kriminelët” që qëndrojnë pas sulmit.

Madje ai mendohet të ketë folur edhe për Shqipërinë, duke e quajtur një vend të keq europian. Që po strehon armiqtë e vendit të tij, ku i referohej muxhahedinëve iranianë të pranuar nga Shqipëria. Si pasojë e një marrëveshje të bërë me SHBA-në.

“Është një vend shumë i vogël por shumë djallëzor europian, ku elementë amerikanë bashkëpunojnë me tradhtarë iranianë dhe planifikojnë kundër Republikës Islamike.”

Menjëherë pas ngjarjes, nëpër rrjete sociale nisi të flitej për mundësinë e një ‘Lufte të Tretë Botërore’. Por, edhe pse kjo gjë ka pak ose aspak gjasa të ndodhë, sërish njerëzit janë në tension. Dhe duket se kjo gjendje ka prekur edhe shqiptarët. Të cilët thonë për Tirana Today, se i tremb mundësia e një konflikti të gjerë. Madje, përdorimi i shpeshtë edhe nga mediat i retorikës për një ‘luftë të mundshme’ ka trembur edhe fëmijët e vegjël.

“Sigurisht të gjithë i tremb lufta dhe frika është. Gjithë bota është në një gjëndje shumë problematike. Ishalla nuk ndodh, por shumë afër është.”

“Jemi në jo pak tension, por përkundrazi shumë. Kjo frikë kalon edhe te fëmijët. Unë kam gocën e vogël 8 vjeçe dhe ajo trembet kur dëgjon gjithandej ‘luftë’.”

“Lufta ka filluar dhe kush është ai që nuk ka frikë nga lufta. Por, unë mendoj se të dyja shtetet do frenohen. Këtu në Shqipëri nuk ka për të ndodhur gjë.”

Për qytetarët ajo që është më shqetësuese lidhet me sigurinë e munguar që jep shteti shqiptar. Sipas tyre, në rast se do të ndodhte ndonjë sulm, Shqipëria është shumë vulnerabël për nga ana e mbrojtjes.

“Nga ato që po shohim në lidhje me konfliktin mes Iranit dhe Amerikës, duket se është gjë e rëndë. E rrezikshme është se nëse thellohet konflikti, hapet gjithandej pastaj. Ndaj, na tremb. Për më tepër që Shqipëria nuk ofron asnjë lloj sigurie, që të ndjehemi të qetë nëse ndodh diçka.”

“Frika ekziston, ndaj edhe ne trembemi. E vetmja gjë që na siguron është që jemi në Aleancën e NATO-s. Pasi çdo vënd ka ushtrinë e vetë, ne akoma nuk jemi fuqizuar. Nuk kemi ushtri, mall që mbrohemi nga NATO.”

Disa prej tyre janë të mendimit se derisa vendi ynë ka mbrojtjen e Amerikës, atëherë është shumë i sigurt. Dhe se interesi i Amerikës është të shuajë konfliktet, jo të jetë iniciator luftërash. Sipas tyre, sulmi i bërë nga SHBA-ja ndaj ish-gjeneralit iranin ishte i justifikuar pikërisht për këtë arsye.

“Shqipëria është një vend i vogël dhe nuk do mënd që nëse do kishte një luftë do prekej direkt. Por, nuk ka për të ndodhur gjë. Amerika është në gjendje që t’i stabilizojë gjërat. Është shteti më i fuqishëm i planetit.”

 “Nëse do të kishte një konflikt të madh, Shqipëria do të ishte e sigurt. Sepse kemi në krah Amerikën.”

“Sa të rrojë Amerika nuk ka vend më të sigurt se Shqipëria. Këtu është vendi i NATO, këtu të fluturojë një mizë, e kap Amerika në ajër. Amerika është më e sofistikuara në botë për të ndalur luftërat. Nuk ka asnjë tjetër para saj për të ndaluar luftërat. Amerika është ‘baba’ i botës dhe Gjermania është ‘baba’ i Europës.”/ TIRANA TODAY

Tags: ajerAmerikabababotësIranikercenoimizatqytetaretShqipërinë

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026
Aktualitet

“Kam 6 fëmijë dhe…”/ Ish-drejtoresha e Postës përplaset në gjykatë për 69 mln lekët e zhdukura

21:11 | 18/07/2026
Aktualitet

Dy turistë gjermanë bllokohen në malin e Çikës, lëshojnë sinjal SOS

20:52 | 18/07/2026
Next Post

Arrestohet aktori i famshëm që luajti “Joker”

Ja cilat parashikohen të jenë 7 transferimet më të bujshme të janarit

Zbuloni si do jetë moti ditën e nesërme







JU REKOMANDOJMË

Çamëria gurëthemel i Shqipërisë etnike

15:44 | 24/06/2022

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Bota

Spanja përgatitet për valën e tretë të të nxehtit, temperaturat pritet të kalojnë 45°C

by mirseda
22:38 | 18/07/2026
0

Spanja pritet të përballet me një valë të re të fortë të të nxehtit, me temperaturat që...

Sekretet e Argjentinës drejt Botërorit të radhës, Messi nuk heq dorë nga bestytnitë

22:21 | 18/07/2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Afati kushtetues po mbaron, partitë ende pa marrëveshje

22:07 | 18/07/2026

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

21:32 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com