Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Qytetarët të revoltuar me shërbimin mjekësor: Ika unë, të ikë edhe koka e atij

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Qytetarët të revoltuar me shërbimin mjekësor: Ika unë, të ikë edhe koka e atij

Nga Anxhela Ferra

Kohët e fundit shërbimi mjekësor ka qenë në qendër të opinionit publik, kjo për shkak të incidenteve të ndodhura. Të cilat në disa raste kanë rezultuar fatale. Duke bërë që njerëzit të fajësojnë mjekët për mos kujdesie ndaj pacientëve. Por, nga ana tjetër, jo pak herë familjarët konfliktohen me bluzat e bardha, duke arritur edhe në dhunë fizike ndaj këtyre të fundit.

Nisur nga këto, qeveria së fundmi miratoi një ligj të ri për personat të cilët ushtrojnë dhunë mbi mjekët apo personelin shëndetësore. Ndryshe nga më parë ku dënimi ishte gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Tashmë njerëzit që godasin bluzat e bardha dënohen automatikisht me 1 deri në 5 vjet burg.

Ndryshime kanë ndodhur edhe kur konstatohet neglizhencë në trajtimin mjekësor nga mjekët. Nëse si pasojë e neglizhencës është rrezikuar jeta e pacientit apo ka lënë pasoja në shëndetin e tij, mjeku përgjegjës do të dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 vjet. Ndërsa kur neglizhenca ka shkaktuar humbjen e jetës së pacientit, atëherë punonjësi i shëndetësisë dënohet automatikisht me burgim deri në 4 vjet.

Por, duket se ky ligj nuk është mirëpritur nga qytetarët, të cilët thonë për Tirana Today se nuk është shumë i drejtë. Pasi edhe mjekët duhet të marrin dënime më të rënda, jo vetëm qytetarët që ushtrojnë dhunë.

“Qenka më pak dënimi për ata sesa ne qytetarët. Por, kjo nuk është e drejtë. Sigurisht ai që dhunon mjekun duhet të dënohet, mirëpo edhe mjeku ka pasur raste që ka marr jetë njeriu.”

“Mjekët tani të shohin më shumë nga xhepat sesa nga fytyra. Kur shkon pacienti nuk e sajdisin dhe e shohin nga ana sipërfaqësore e kanë primare punën e vetë se të kujdesen për të sëmurin.”

“Për mjekun që e lë me pasoja duhet të ketë burg. Ika unë, duhet të ikë dhe koka e atij. Sepse siç është koka ime, është dhe koka e doktorit apo edhe mbretit qoftë.”

“Shërbimi mjekësor është për faqe të zezë, doktorët nëse i jep lekë janë të kujdesshëm. Ndryshe zor se të prekin me dorë. Edhe më vjen keq që dalin e bëjnë demonstrata, kur janë duke iu vdekur njerëz. Unë jam plotësisht dakord që ligji të dënojë atë që godet doktorin, por edhe doktori duhet të arrestohet kur e lë njeriun të vdesë përse nuk i japin lekë. Madje t’i hiqet dhe e drejta e ushtrimit të profesionit sa të ketë jetën.”

Ata thonë se shërbimi mjekësor lë shumë për të dëshiruar, pasi ende mjekët vazhdojnë të kërkojnë para për shërbime. Dhe nëse nuk jepen këto të fundit, atëherë shumë shpesh mungon edhe kujdesi për pacientët.

“Mileti është duke i sharë dhe duke u ankuar, po vdesin fëmijë të vegjël. Janë duke neglizhuar gjithkund, jo vetëm shërbimi shëndetësor. Unë jam 75 vjeç dhe sa herë më kanë lënë mua të neglizhuar, aq të mira ju gjetshin juve. Është kot ai muhabet, këta nuk bëjnë asnjë gjë. Veç me qenë ndonjë femër, ose thes me pare, sepse ndryshe nuk kujdesen ata për ty.”

“Është e tmerrshme të thonë që unë nuk të kap me dorë, nëse nuk jep lekë. Nisur nga ai doktori në Gramsh që ka marrë 30 mijë lekë ryshfet për t’i dhënë “Kemp”-in një të paralizuari. Ose ajo në Elbasan që vdiq. Po a e lë dot doktorin gjallë unë, nuk e lë dot.

“Unë nuk kam parë ndonjë ndryshim për mirë, apo kujdes që të duket që e bëjnë punën me qejf. Se po shkojmë të vizitohemi dhe po na ngjan sikur janë duke punuar me zor e të detyruar.”/ TIRANA TODAY

Tags: burgdënohendhunehumbin jetenkërkojnë paramjeketneglizhencëpacientëtQeveriasherbimi shendetesorvepër penale

TË LIDHURA

Ishte dhe Çela”/ Dëshmia e kambistit që grabiti Dumani: Më dhunuan dhe më vodhën 120 mln lekë.
Aktualitet

Ishte dhe Çela”/ Dëshmia e kambistit që grabiti Dumani: Më dhunuan dhe më vodhën 120 mln lekë.

12:15 | 04/12/2025
Vlorë/ U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja
Aktualitet

Vlorë/ U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja

12:04 | 04/12/2025
“A e patë si doli dje Karçanaj nga SPAK ?”/ Berisha
Politikë

“A e patë si doli dje Karçanaj nga SPAK ?”/ Berisha

12:00 | 04/12/2025
Next Post
Vrasja në ish-Bllok, lirohet me garanci pasurore Ervis Martinaj

Zero të arrestuar për masakrën në ish-Bllok, ja shuma që la Martinaj si masë garancie

Neymar tërbohet pas humbjes së Kupës, godet me grusht tifozin (Video)

“Katër persona më kërcënuan në shtëpi”, flet tifozi që u godit me grusht nga Neymar: Dua vetëm...

“Gjithçka dashakeqe”, indiani lirohet nga qelia pas 40 ditëve dhe mbyllet në shtëpi

“Gjithçka dashakeqe”, indiani lirohet nga qelia pas 40 ditëve dhe mbyllet në shtëpi







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
“Dua fëmijë me kontratë me të”/ Arbër Çepani i përgjigjet deklaratës së bujshme të Lei Krajës

“Dua fëmijë me kontratë me të”/ Arbër Çepani i përgjigjet deklaratës së bujshme të Lei Krajës

15:17 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Ishte dhe Çela”/ Dëshmia e kambistit që grabiti Dumani: Më dhunuan dhe më vodhën 120 mln lekë.
Aktualitet

Ishte dhe Çela”/ Dëshmia e kambistit që grabiti Dumani: Më dhunuan dhe më vodhën 120 mln lekë.

by mirseda
12:15 | 04/12/2025
0

Zbardhet dëshmia e Xhemal Licit, kambisti që ra pre e grabitjes nga Nuredin Dumani, sot i penduar...

Vlorë/ U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja

Vlorë/ U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja

12:04 | 04/12/2025
“A e patë si doli dje Karçanaj nga SPAK ?”/ Berisha

“A e patë si doli dje Karçanaj nga SPAK ?”/ Berisha

12:00 | 04/12/2025
“Edi Rama ka thënë se PS-ja është një bordello”, Berisha në Kuvend

“Edi Rama ka thënë se PS-ja është një bordello”, Berisha në Kuvend

11:58 | 04/12/2025
Vrasja në Elbasan/ Prokuroria kërkon masa sigurie për të arrestuarit, nesër “blindohet” gjykata

Vrasja në Elbasan/ Prokuroria kërkon masa sigurie për të arrestuarit, nesër “blindohet” gjykata

11:55 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com