pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalgrandpashabetmatbet girişcasinofastcasibomcasinofastcasinofastcasibombelugabahispusulabetjojobet canlıholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetgrandpashabetpalacebetmercurecasino1winbetplayteosbetcasinomilyonbahiscasinoholiganbetbetgitbetsalvadorromabetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyonholiganbetbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetholiganbetbelugabahisonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetcasibomhititbetpusulabetsuperbetinbahiscomholiganbetjojobetcratosroyalbetromabetjojobet girişPusulabetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbet girişgrandpashabet girişJojobetgrandpashabetholiganbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Të plakesh në Shqipëri, rrëfimet prekëse: Pensionisti i sotëm ha vetëm bukë me sheqer

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant

Ata janë grupmosha më përvuajtur e shoqërisë shqiptare. Jetojnë në kushte të vështira ekonomike, shpesh të vetmuar, të harruar nga familjarë e aq më tepër nga qeveria. Bëhet fjalë për pensionistët. Ata njerëz të cilët mbahen me të ardhura minimale, me të cilat zor se kalojnë edhe ditët e para të muajit.

Edhe pse kanë dedikuar vite të tëra të jetës së tyre në punë përsëri pensionistët shqiptarë e kanë të vështirë të mbijetojnë. Ata ankohen për pensionet e ulëta, të cilat sipas tyre nuk i dalin as për kushtet minimale. Tirana Toda përcjell rrëfimin e disa prej pensionistëve, të cilët tregojnë sesi është të plakesh në Shqipëri.

“Ça pensioni kemi ne. Unë kam punuar në kooperativë dhe marr 70 mijë lekë të vjetra. Mua bashkëshortja më ka vdekur dhe jetoj vetëm. Por, prapë kaq lekë nuk më dalin. Ushqimin që i takon njeriut nuk e ha dot. Bukë me sheqer a bukë me kripë, këto gjëra ha pensionisti i sotshëm në Shqipëri.”

Për shumë prej tyre pensioni është burimi i vetëm i të ardhurave që hyn në shtëpi.

“Unë marr 167 mijë lekë dhe kam punuar në bujqësi. Me kaq lekë jetojë unë, gruaja dhe nipi. Për të cilin kujdesem unë sepse mamaja i ka vdekur dhe babai është larguar. Ç’të bëj, nevojat që ai ka nuk ia plotësoj dot të gjitha. Me të keq po jetojmë. Nuk ke çfarë të bësh me 2 mijë lekë që shtohet pensioni. Me kaq lekë unë nuk ia jap dot të ardhmen të sigurt nipit që i kam dalë garantë.”

Ata i sheh shpesh të ulur nëpër stolat e kryeqytetit, ndonjëherë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. E në të tjera raste të vetmuar. Qëndrojnë me orë të tëra për të kaluar ditën, pasi nuk e kanë luksin të ulen në kafe.

“Unë marr 170 mijë lekë, por sapo i marr shkoj te dritat, te uji që paguajë faturat. Plus gjërat e tjera, si aboneja apo për të marr ushqime. Kafet nuk llogariten për ne. Ku të shkosh të pish kafe, me çfarë lekësh?! Unë qeverisë do t’i kërkoja të ngrejë pensionet e të hapë vende pune për të rinjtë sepse këto janë gjërat më jetike.”

Mes pamundësisë për të jetuar, pensionistët duhet të përballen edhe me çmimet e larta të ilaçeve. Ku shpesh i duhet të bëjnë kompromis, njëherë të blejnë ushqimet e tjetër të marrin gjithë ilaçet e nevojshme.

“Për t’ia bërë qejfin vetes janë 300 a 400 mijë lekë. Por, kur shkoj dhe tërheq pensionin 150 mijë lekë të vjetra marr. Më del a nuk më del, nuk po më pyet njeri mua. Por, nuk del për asgjë sepse drita, ujë e ilaçe janë të parat për të cilat paguajmë. Me kaq iku pensioni.”

“Kam punuar 45 vjet si ushtarak, civil, kontroll rrugor. Dhe sot marr një pension prej 150 mijë lekësh. Kur mua rreth 170 mijë lekë vijnë drita e ujë, ku me i marr unë lekët shtesë?! Nuk na dalin as për një kafe, e aq më pak për ilaçe. Unë u shtrova në Sanatorium për 15 ditë dhe duhet të mërzisësh vajzën që të japë, por dhe ajo ka familjen e saj.”

Janë njerëz të cilët rininë ia kanë dedikuar punës, kush në kooperativë e dikush tjetër në pozicione të tjera. Por, përsëri ata sot, në kohën kur duhet të gëzojnë frytet e gjithë viteve të punës, janë duke vuajtur më tepër.

“Pensioni nuk është për familjen, ai dhe për një njeri nuk del. Por, ça të bësh, kaq të jep shteti; nuk të dalin as për cigare. Pensionistët i kanë bërë minierat, hidrocentralet dhe ato lekët i takojnë pensionistëve. Por, qeveria i merr për vete, s’ka për juve thonë se nuk po paguajnë këta të tjerët. Por, thojini qeverisë që ato lekë t’ia japë atyre që e kanë bërë punën dhe ata janë pensionistët e sotëm.”

Është ky realiteti i kësaj pjesë të shoqërisë sonë. I asaj pjesë të cilën shpesh e harrojmë edhe pse e shohim çdo ditë, teksa qëndrojnë të ulur në stola të menduar. Dhe kur i pyet se në cilat mendime kanë humbur, të kthehen me një përgjigje të trishtë, “si jeta po i ikën duke vuajtur”./ TIRANA TODAY

Tags: bukë me sheqerkushte të vështira ekonomikepensionetpensionistetrrëfimet prekëseshqiperitë plakeshvuajnë

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026
Aktualitet

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Aktualitet

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026
Next Post

Tritol shtyllës së tensionit të lartë, MIE dhe MB: Sulm terrorist

“OSBE është paradhomë e kryeministrit”/Noka për Ramën: Po bënë rolin e strucit

Andi Lila dhe Binaku largohen nga kombëtarja, ja kush i zëvendëson







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com