Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Të bëjë ç’të dojë me Kosovën”, qytetarët të irrituar: Qërohu bashkë me Ramën

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Të bëjë ç’të dojë me Kosovën”, qytetarët të irrituar: Qërohu bashkë me Ramën

Nga Anxhela Ferra

“Unë nuk do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës si president, edhe nëse më vrisni”. Ka qenë kjo deklarata e fortë e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç; duke përsëritur kështu qëndrimin e njohur prej kohësh mbi pavarësinë e Kosovës.

“Ju mund të më vrisni vetëm, por kjo nuk do të ndodhë. Ju them, anglezëve dhe gjermanëve se nuk do ta bëj atë. Më goditni, por unë s’do ta bëj. Mund të jem president edhe për 15 vjet, por nuk e njoh Kosovën”, ka deklaruar Vuçiç për Tanjug. Duke lënë të kuptuar që zgjidhja për Kosovën është ende larg realizimit.

Ndërkohë që Vuçiç pritet të mbërrijë sot në Tiranë në kuadër të Samitit Brdo-Brione, Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka paralajmëruar protestë për këtë shkak. Por, çfarë mendojnë qytetarët për këto deklarata dhe a do të marrin pjesë në protestë? Ata thonë për Tirana Today se Presidenti i Serbisë nuk duhet të pranohet të ketë takime në Tiranë, pasi për nje pjesë prej tyre kjo është në dëm të Kosovës.

“Po ata nuk kanë për ta njohur asnjëherë Kosovën. Vuçiç e ka mirë me kryeministrin tonë, janë njësoj. Kosova është e jona, se do Rama apo kushdo politikan tjetër këtu ta takojë, le ta bëjë. Por, nga ne populli ai nuk është i mirëpritur.”

 “Duhet të jemi më striktë, më të vendosur dhe ta ngremë zërin më tepër. Ata nuk kanë për ta marrë kurrë Kosovën.  Unë jam i angazhuar në punë dhe nuk shkoj dot në protestën e Vetëvendosjes. 

 “Institucionet shqiptare bëjnë shumë gabim që e presin Vuçiç në Tiranë. Qeveria është e detyruar të mbështesë Kosovën sepse jemi një komb. Por, serbët nuk duhet t’i duam fare, madje as mos t’i shohim me sy.”

“Vuçiç nuk është i mirëpritur, sepse është armiku i popullit shqiptarë dhe kosovarë. Ata i mirëpret politika, jo ne. Populli nuk e do as atë e as Ramën, se ky i fundit është vëllai i Vuçiç vetë.”

“Ardhja e Vuçiç në Tiranë është një padrejtësi ndaj nesh dhe kosovarëve. Të dy ata janë një kokë dhe duhen qëruar sa më shpejtë. Rama nuk po i bën asnjë të mirë Kosovës, madje është duke i prishur punë.”

Por, ndryshe mendojnë disa qytetarë të tjerë, të cilët thonë se janë marrëdhënie diplomatike dhe është normale që Shqipëria të ketë takime me Serbinë.

“Janë marrëdhënie diplomatike, pse do ta presim me pushkë?! Nuk kemi pse të mos duam që Vuçiç të vijë në Tiranë, derisa këtu është edhe ambasada serbe.”

“Pse të mos vijë Vuçiç, nuk ka pse të mos jetë i mirëpritur. Për më tepër që nuk mund të dalim kundër Serbisë, sepse populli serb e do njohjen e Kosovës.”

Por, teksa Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkohen në portestë, duket se kjo gjë nuk ka ndikuar tek disa shtetas kosovarë që ndodhen në Tiranë. Ndërkohë, të tjerë janë më të tërhequr, madje aspak të përfshirë në këto çështje.

 “Deklaratat e Vuçiç janë shumë keq, por s’kemi çfarë të bëjmë. Ne jemi si turisitë këtu, jemi të Kosovës nuk jemi të tuajt. Jo, jo nuk do të shkojmë në protestën e Vetëvendosjes. Nuk kemi kohë, kemi ardhur për të vizituar Tiranën.”

“Nuk më plas b**** as për Vuçiç e për asnjë nga këta lëngaraqët. As nuk dua t’ia di fare që nuk e njeh Kosovën, të bëjë çfarë të dojë.”/ TIRANA TODAY

Tags: Aleksandër Vuçiçarmikedi ramakosovalevizja vetevendosjepopullit shqiptarëprotestetakimtirane

TË LIDHURA

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera
Aktualitet

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë
Aktualitet

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital
Aktualitet

Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital

20:19 | 02/02/2026
Next Post
Meta pret Thaçin: Liberalizimi i vizave për Kosovën, i merituar

Meta pret Thaçin: Liberalizimi i vizave për Kosovën, i merituar

150 mln euro për të dështuar në Champions, të gjithë fajësojnë “një tifoz” (Video)

150 mln euro për të dështuar në Champions, të gjithë fajësojnë “një tifoz” (Video)

Intervista e Fatos Nanos si kryeministër në vitin 2002 (Video Arkiv)

Intervista e Fatos Nanos si kryeministër në vitin 2002 (Video Arkiv)







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet
Bota

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet

by mirseda
22:40 | 02/02/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon një vizitë zyrtare në Greqi, njoftoi të dielën ambasadorja amerikane...

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

22:03 | 02/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

21:07 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com