pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betpuantaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahiscasibomhititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetinterbahistipobetpashagamingdoedajojobetgrandpashabetbahiscasinograndpashabetmarsbahis1winholiganbet girişpalacebet girişbetpuan girişcashwincashwinwbahis girişpusulabetjojobetpusulabetbetebetholiganbetbetgit girişradissonbetpalacebetbetebetbetpuancashwin girişpalacebetimajbeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinbetciopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet giriştophillbetjojobetjojobetjojobetdeneme bonusujojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişgrandpashabet girişcasibommarsbahis girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinobahiscasino1win1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelercasibombahiscasinopalacebet girişcasibomAvrupabetsahabetgrandpashabetholiganbetpusulabetsekabetbetciosekabetjojobetmarsbahiscasinoroyalmatbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişpornowbahisŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetpusulabet girişbetwooncasibomjojobetjojobet girişjojobet güncel giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Tahiri: Nuk e dija që i kam kushërinjtë kriminelë. Nuk pres të më mbrojë Rama, do përballem me drejtësinë

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha

Ish-ministri Saimir Tahiri bën deklaratën e parë në media për të sqaruar pozicionin e tij. Tahiri tha se ka qenë i ndërgjegjshëm për postin e ministrit që ka mbajtur, por tha se nuk ka bërë asnjëherë kompromise me krimin. Gjithashtu, Tahiri pranon se gabimi i vetëm është që u ka shitur makinën e tij personale kushërinjve te tij. Tahiri tha se nuk ka pasur asnjë kontakt tjetër me Habilajt. Tahiri tha se nuk kërkon askënd që ta besoj më kot pot tha se as nuk kërkon gjithashtu që asnjë koleg të dal e ta mbrojë publikisht. Drejtësia ti hetojë deri në fund këta që përmendën emrin tim. Unë nuk kërkoj nga askush të më besojë e më mbrojë. Më sa pakti nga kolegët e mi, edhe nga kryeministri.

Tahiri: Sot më shumë se kurrë cilido që më njeh është i shtangur nga lajmet që bëhen publike por dhe nga përfshirja e emrit tim. Media është duke pritur përgjigje prej meje. I falënderoj të gjithë ata që më kanë shkruar dhe kontaktuar dhe ata që besojnë në punën time. Kundërshtarët e mi as do ti akuzoj dhe as do ti kundërshtoj për bisedën e dy kriminelëve që i shesin mend njëri tjetrit. Sa do e madhe qoftë gënjeshtra apo abuzimi e vërteta vlen më shumë. Kam mbajtur postin e ministrit të Brendshëm më gjatë se kushdo tjetër më parë. Pres me padurim që të dali e vërteta në ditën e diellit. Kam besim tek e sotmja por dhe e nesërmja se do të dali e vërteta. Djemtë dhe vajzat e policisë ishin viktimat e parë deri sa të shkoja unë në postin e ministrit. Unë kam mbrojtur policin ndaj kujtdo të forti që ka përulur pozicionin dhe profesionit e tij. Kam punuar çdo ditë që policia të paraqitej më dinjitet përpara qytetarëve. Kam qenë i vetëdijshëm që dhe rrugës do të bëja gabime. Kam qenë i vetëdijshëm që po të mbrosh qytetarin e thjeshtë dhe jo oligarkun do të humbisja dhe miq, por kam qene i vendosur me punën time. Për mua ka pasur rëndësi drejtësi e kujtdo qytetari. Jam i bindur që detyra që kisha ishte detyra e jetës për të bërë drejtësinë, atë gjë që kam ëndërruar që student. Lufta me krimin dhe papërgjegjshmërinë nuk ishte vetëm më ata që ne kishim përballë. Prej punës dhe ekipit që drejtoja kam marrë falënderimet e qytetarëve. Unë nuk jam ajo racë njeriu dhe politikani ku fshihet e vërteta, por ndjej përgjegjësi, qoftë dhe  ndaj kushërinjve të mi, që kam bërë gabim se katër vite më parë iu kam shitur makinën time personale. Drejtësia ti hetojë deri në fund këta që përmendën emrin tim. Unë nuk kërkoj nga askush të më besojë e më mbrojë. Më sa pakti nga kolegët e mi, edhe nga kryeministri. Siç nuk kërkoj nga askush që më njehe beson, që të jetë i fortë mbi të gjitha. Unë nuk kërkoj të më besojë njeri kot, për më tepër që politikanë që përbetohen ka plot në këtë vend, edhe kur janë kapur me presh në dorë, duke vjedhur e vrarë.

 

Situata për ish-ministrin Brendshëm, Saimir Tahiri nuk është aspak e mirë. Një lumë akuzash kanë ardhur drejt Tahirit nga opozita por duket se situata tashmë është rënduar.

Sipas medieve italiane, rezulton se Moisi Habilaj ka shkuar disa herë në Itali për t’u kujdesur për trafikun e drogës, pas disa rasteve të goditura nga Guarda di Finanza.

Ajo që e implikon Tahirin është një përgjim që u publikua sot në mediat Italiane, “30 mijë duhet t’ia jap Saimirit”, kështu ka thënë Habilaj duke iu referuar shumës së parave 30 mijë Euro për një rast trafiku droge.

Pas publikimit të lajmit dhe në median shqiptare ka reaguar opozita por dhe kryeministri Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë mëngjesin e sotëm një deklaratë për mediet, ku ka paralajmëruar shpërthimin e një skandali të përmasave të mëdha. Sipas Bashës, ish-ministri Saimir Tahiri ka lidhje me trafikun e drogës mes Shqipërisë dhe Italisë. Më tej, duke iu referuar arrestimit të Moisi Habilajt, Basha shprehet se faktet që implikojnë Tahirin i ka të gjitha Edi Rama, por ky i fundit e ka mbrojtur ish-ministrin.

 

Basha: Është çështje orësh apo ditësh para se faktet e vëna në dispozicion autoriteteve shqiptare të Tahirit dhe lidhej e bandës së tij me Habilajt do të bëhen publike.

Çfarë pret Edi Rama të arrestojë e ekstradojë Saimir Tahirin si një nga kapitenët kryesore të trafikut të drogës?

Rama e ka mbrojtur Tahirin edhe pse e ka ditur që ai është i përfshirë në këtë trafik droge, sepse paratë e drogës janë përdorur nga Edi Rama gjatë zgjedhjeve.

Sot Evropa dhe gjithë bota kanë përpara lidhjen e Tahirit me banda. Shqiptarët kanë dy rrugë: të ulin kokën dhe të pranojnë realitetin, të pranojnë që ekonomia dhe shqiptare të shndërrohen në skllevër, ose të ngrihemi dhe të kërkojmë të drejtën tonë për të mos u qeverisur as nga bandat as nga kryeministri.

Sot është dita që Saimir Tahiri të arrestohet, provat janë në tavolinën e Edi Ramës dhe me siguri do të bëhen publike në orët në vijim.

Ish-ministri Tahiri kërkoi një takim urgjent me prokurorin Llalla, pas kërkesës së Bashës për arrestimin e tij, teksa e akuzonte se ishte kapiteni i trafikut të drogës.

Kjo kërkesë vjen menjëherë pas akuzës së Bashës, i cili nga ana tjetër kërkoi arrestimin e Tahirit si të përfshirë në trafikun e drogës, pas arrestimit të Moisi Habilajt.

Basha po sot i ka bërë thirrje prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llallës që të mos takohet me ish-ministrin Saimir Tahiri.

“I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të mos takohet me të dyshuarin Saimir Tahiri po të veprojë pa vonesë për ta vënë atë para përgjegjësisë penale,” shkruan ndër të tjera Basha.

Basha: Faktet dhe provat tronditese te lidhjes se Edi Rames dhe Saimir Tahirit me mafian e droges dhe armeve jane para syve te cdo shqiptari. I bej thirrje Prokurorit te Pergjithshem te mos takohet me te dyshuarin Saimir Tahiri po te veproje pa vonese per ta vene ate para pergjegjesise penale.

 

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se Saimir Tahiri e ka të sigurt mandatin ndërkombëtar të arrestit. “Saje qorri provohet anëtar i bandës, merrte nga Habilajt 30 mijë euro për çdo rrugë transporti droge që bëhej me skafin e tij”, shkruan Berisha ndër të tjera teksa më pas publikon shkrimin e përgjimeve.

 

Po sot, me anë të një satuatusi në “Facebook” ka reaguar dhe kryeministri, Edi Rama i cili thotë se e ka pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.

 

Rama: Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!

Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.

Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.

Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdo qoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie.

Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!

Tags: 30 milonëAdriatik LlallabashaBerishadeklarategrogehabilajitalianekryeprokurorilidhjeMediapergjimramaTahiritrafik

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026
Aktualitet

“Kam 6 fëmijë dhe…”/ Ish-drejtoresha e Postës përplaset në gjykatë për 69 mln lekët e zhdukura

21:11 | 18/07/2026
Aktualitet

Dy turistë gjermanë bllokohen në malin e Çikës, lëshojnë sinjal SOS

20:52 | 18/07/2026
Next Post

Tahiri: Ja gabimi i vetëm që kam bërë ...

Paratë, tradhtia dhe dashuria e humbur: divorci i hidhur publik Neymar-Barcelona

Publikohet dosja e plotë e hetimit ndaj Moisi Habilaj, ja milionat që bënte Tahiri







JU REKOMANDOJMË

Çamëria gurëthemel i Shqipërisë etnike

15:44 | 24/06/2022

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Bota

Spanja përgatitet për valën e tretë të të nxehtit, temperaturat pritet të kalojnë 45°C

by mirseda
22:38 | 18/07/2026
0

Spanja pritet të përballet me një valë të re të fortë të të nxehtit, me temperaturat që...

Sekretet e Argjentinës drejt Botërorit të radhës, Messi nuk heq dorë nga bestytnitë

22:21 | 18/07/2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Afati kushtetues po mbaron, partitë ende pa marrëveshje

22:07 | 18/07/2026

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

21:32 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com