Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Speciale / Përmbledhje e situatës futbollistike nëpër Europë : 10 maj 2021

5 vjet ago
in Kryesore, Sport
Speciale / Përmbledhje e situatës futbollistike nëpër Europë : 10 maj 2021

T.Kotorri/

Teksa bëhen gati të mbyllen kampionatet kryesore europiane të futbollit mbeten ende shumë verdikte për t’u vulosur.

Tituj kampionë, kualifikime europiane dhe rënie e ngjitje nga kategoria, Tirana Today hedh lupën nëpër evropën e futbollit për të qartësuar shikimin e çdo tifozi.

Në Gjermani Bajerni e ka siguruar Bundesin e 9-të radhazi dhe Siti pret në Angli vetëm matematikën por në Francë si kurrë më parë këto vitet e fundit nuk ka pasur të këtillë luftë.

Angli

Në ishull Siti është kampion I pavulosur. Pritet që të marrë vetëm një barazim ose nga ana tjetër dhe sikur t’I humbë të gjitha mjafton që Junajtid të marrë një barazim. Ka dhe 3 javë.

Zona Champions është një rebus më vete. Siti dhe Junajtid duket se do të sigurojnë dy vendet e para që do të thotë Champions gjithashtu vitin e ardhshëm.

Në lojë për dy vendet e tjera janë :

3-Çelsi 64 pikë

4-Leister 63 pikë

5-Uest Hem 58

6-Liverpuli 57 por që ka një ndeshje më pak, atë ndaj rivalëve të përjetshëm të Junajtidit që luhet më 19 maj dhe që nuk do të jetë aspak e lehtë.

Liverpulit i duhet t’i fitojë të katër ndeshjet e veta për të shpresuar (Junajtid, Uest Brom, Bërnlej, Kristal Palas). Çelsit i duhen maksimumi dy fitore nga 3 ndeshjet e ardhshme (Arsenal, Leister, Aston Vila). Leisterit i duhet të djersijë pasi aktualisht në vendin e katërt ka 3 përballje ‘bombë’ deri në fund (Junajtid, Çelsi, Totenhem). Uest Hemi ka calendar relativisht të lehtë (Brajton, Uest Brom, Sauthempton).

Për një vend në europë luajnë dhe Totenhemi me Evertonin por që u duhen fitore në të gjitha ndeshjet e mbetura sepse lufta është e ashpër.

Arsenali për herë të parë e mbyll sezonin pa u kualifikuar në Europë pas 26 vitesh.

Përsa i përket mbijetesës; Shefilldi dhe Uest Bromi tashmë janë të rrëzuar në Championship ndërsa Fulhemi luan shansin e fundit pasi i duhen 4 fitore (Bërnlej, Sauthempton, Junajtid, Njukasëll) dhe që Bërnlej të mos fitojë asnjë nga 3 ndeshjet e veta apo Sauthempton/Brajton të mos marrin më shumë se dy pikë në 3 ndeshje respektivisht.

Itali

Në Serie A është dhënë verdikti primar; titulli kampion i përket Interit. Bluzinjtë milanezë rikthehen të fitojnë titullin dhe një trofe që nga viti i madh 2010 kur siguruan një triplet historike për klubin dhe futbollin Italian.

Lufta për zonën Champions është tejet interesante megjithë ‘goditjen’ që mori me ndeshjen e djeshme.

Katër ekipe për 3 pozita, pasi Lacio duket se i lau duart me humbjen në Firence këtë javë.

2-Atalanta 72 pikë (Benevento, Xhenoa, Milan)

3-Milani 72 (Torino, Kaljari, Atalanta)

4-Napoli 70 (Udineze, Fiorentina, Verona)

5-Juventusi 69 pikë (Sasuolo, Inter, Bolonja)

Më të favorizuarit duken ata të Atalantës që po kalojnë formën më të mirë, janë të dytët dhe presin Milanin në shtëpi. Milani mjafton të fitojë 2 nga 3 ndeshjet e tij për të riparë dritat e skenës së madhe europiane për herë të parë që nga koha që tani duket si parahistorike. Napoli duket se po ecën me hapa të sigurtë mirëpo nuk bën dot llogari me juven pas shpine dhe në fund Juventusi totalisht me moral përtokë por që me tre fitore mund të shpresojë.

Lacio vitin tjetër luan në Europa League ndërsa Roma me Sasuolon luftojnë për një pozicion në Conference League.

Përsa i takon mbijetesës; Krotone dhe Parma janë të rënë matematikisht ndërsa Benevento ka ene shpresa. Beneventos i duhet të rekuperojë 4 pikë ndaj Specias apo  nëse i fiton të gjitha  rrezikon Kaljarin dhe Torinon që janë +5 me 3 ndeshje nga fundi,  Xhenoa +6 nga rënia në serinë B dhe Fiorentinës që i mjafton 1 pikë për të shpërtuar zyrtarisht.

Spanjë

1-Atletiko 77 pikë (Sociedad, Osasuna, Vajadolid)

2- Real Madrid 75 (Granada, Bilbao, Vijareal)

3- Barcelona 75 (Levante, Selta, Eibar)

Tirana Today e pat paralajmëruar që para dy muajsh që gara në Spanjë do të shkonte më tre kuaj deri në ndeshjen e fundit. Kampionati spanjoll më i bukur se kurrë me tre konkurrentë mëse të denjë shkon në grahmat e fundit me shumë premtime për emocione.

Atletiko favorit pasi e ka në dorë fatin e vet po qoftë dhe një barazim në 3 ndeshje dhe Real – Barça janë gati.

Sevilja ekipi i katërt që hyn në Champions nga Spanja.

Sosiedadi sërish në Europa League për të dytin vit rradhazi. Vijareali po ashtu favorit për Europën ndërsa Betis mban vendin që të çon në Conference League.

Mbijetesa është po aq e luftuar sa kreu: 6 skuadra për të evituar 3 pozicione me 5 pikë diferencë kur janë edhe 9 në lojë.

Gjermani

Bajerni ka siguruar titullin  e 9-të radhazi në Bundesligë. Në gjermani mbeten edhe 2 javë për t;u mbyllur sezoni.

Lajpcigu shkon në Champions, Volfsburgu në vendin e tretë duket super i favorizuar për t’u rikthyer në arenën e kampionëve pas 5 vitesh.

Dortmundi mban vendin e 4-t vetëm 1 pikë mbi Frankfurtin. Pra dy vende për 3 ekipe:

3-Volfsburg 60 pikë (Lajpcig, Mainc)

4-Dortmund 58 pikë  (Mainc, Leverkusen)

5- Frankfurt 57 pikë (Shalke, Frajburg)

Për vendin e 6-të në Gjermani që të dërgon në Conferene League duket se mbetet vetëm Leverkuseni pasi është 5 pikë para dyshes: Gladbah, Union Berlin, me dy ndeshje nga fundi.

Në Bundes Shalke ka rënë në 2.Bundesliga. Këlni ka ende shanse pasi është 2 pikë poshtë mbijetesës që janë Arminia (për momentin luan ndeshje shtesë me një ekip nga liga e dytë) dhe Verderi që për momentin shpëton direkt. 5 ekipe luajnë për t’i shpëtuar vendit të 17-të që të rrëzon direkt dhe 16-tit që të shpie në ndeshje shtesë.

Francë

Franca ka surprizuar gjithe opinionin sportive këtë sezon. Luhet për gjithçka me dy javë nga fundi. Ajo që bën habi më shumë? Titulli kampion jo vetëm që PSG nuk e ka siguruar 10 javë para por rrezikon seriozisht ta lëshojë fronin këtë sezon. Lila ka bërë sezon fantastik dhe ka mundësinë e jetës për të gjunjëzuar 3 rivalë. Ja situate me dy ndeshje nga fundi:

1-Lila 79 pikë (St Etien, Angers)

2-PSG 76 (Reims, Brest)

3- Monako 74 (Rennes, Lens)

4-Lion 73 (Nimes, Nice)

Luhet ngushtë dhe për vendin e fundit që të shpie në Champions, ai i 3-ti që momentalisht mbahet nga monegaskët e Monakos. 1 pikë avantazh që premton luftë në distancë deri në sekondat e fundit.

Marseja mban vendin e 5-të që përkthehet në Conference League pork a vetëm një pikë avantazh ndaj Lend dhe Rennes.

Në Francë Dijon ka rënë me kohë nga kategoria. Nimes rrezikon pork a diferencë 2 pikë nga ndeshja shtesë dhe 3 nga shpëtimi por i duhet kombinim i fitoreve të veta me humbjet e rivalëve. Nantes është 1 pikë larg evitimit të bdeshjes shtesë.

Holandë: Ajaksi kampion, PSV (68 pikë) dhe Alkmar (67 pikë) luajnë për vendin në Champions me dy ndeshje nga fundi.

Portugali: Sportingu me 8 pikë avantazh kur kanë mbetur 3 ndeshje, mission i pamundur për Porton. Benfika e 3-ta hyn në Champions.

Rusi: Zeniti kampon edhe këtë herë. Lokomotiva kërcënohet nga Spartaku i Moskës për vendin e 2-të që do të thotë pjesëmarrje në Champions. Rubini, Sochi dhe CSKA-ja luajnë për Europa League.

Turqi: Besiktas (81 pikë), Fenerbahçe (79) dhe Galatasarai (78) pretendojnë titullin me dy javë për t’u luajtur.

Bullgari: Ludogorets kampion

Kroaci: Dinamo Zagreb kampion

Greqi: Olimpiakos kampion

Maqedoni: Shkëndija kampion   /Tirana Today/

Tags: angliChampionsconference leagueeuropa leagueevropeFrancefutbollgjermaniGreqiitaliPortugalirusiturqi

TË LIDHURA

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Presidenca: Po ndjekim zhvillimet në Lindjen e Mesme, prioritet jeta e çdo shqiptari
Kryesore

Presidenca: Po ndjekim zhvillimet në Lindjen e Mesme, prioritet jeta e çdo shqiptari

17:15 | 10/03/2026
Next Post
PD denoncon në person Edi Ramën për blerjen e votave në Vaun e Dejës

PD denoncon në person Edi Ramën për blerjen e votave në Vaun e Dejës

Pas skandalit te “Unaza e Re”, zbulohet projekti sekret për shembjen e banesave pranë Lanës

Vlorë / Plagosje me armë zjarri, u qëllua BMW-ja

Tentoi të abuzonte seksualisht me të miturën, arrestohet polici në Lezhë

Vlorë / Humb jetën viktima 40-vjeçar i atentatit (emri)







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

by mirseda
19:44 | 10/03/2026
0

Të enjten e 12 marsit, në Kuvendin e Shqipërisë mazhoranca pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK për...

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Sulmi iranian, Emiratet pezullojnë punën në rafinerinë më të madhe të naftës

Sulmi iranian, Emiratet pezullojnë punën në rafinerinë më të madhe të naftës

18:23 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com