Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Sekretet e komunizmit shqiptar: Historia e avionit me pasagjerë, që u mor peng në Greqi

7 vjet ago
in Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Sekretet e komunizmit shqiptar: Historia e avionit me pasagjerë, që u mor peng në Greqi

Ulja në Vlorë në vitin 1969, e një avioni grek pasagjerësh, është një nga historitë më sekrete të epokës komuniste në Shqipëri. Pamjet i përkasin avionit të shoqërisë “Olympic Airways” të marrë peng në aeroportin grek të Agrinjos nga mjeku Vasilis Cironis. Ai ishte themelues në vitin 1962 i një partie politike të majtë, që nuk ishte e legalizuar nga pushteti i kohës.

Me ardhjen në pushtet të Juntës ushtarake, në prillin e vitit 1967, Cironis arrestohet. Në mesin e gushtit 1969, Cironis duke shfrytëzuar disa ditë leje nga burgu, dhe sezonin kaotik turistik, doktori 40-vjeçar merr peng së bashku me gruan dhe dy djemtë, avionin me 28 pasagjerë. I armatosur me pistoletë, ai i detyroi pilotët të udhëtojnë drejt Shqipërisë. Pasi ishin futur në territorin shqiptar, pilotët u ndoqën nga 3 avionët luftarakë MIG, të ngritur nga aeroporti ushtarak i Kuçovës.

Avioni grek, detyrohet të bëjë ulje emergjente, në një strishë të gjelbër pranë aeroportit të Vlorës. Asnjë nga pasagjerët nuk lëndohet. Në fillim autoritetet shqiptare e arrestojnë Cironis, duke besuar se është një spiun. Më pas shtrojnë një banket për familjen, ekuipazhin dhe pasagjerët, pritje të cilën, më vonë, një nga pilotët do ta përshkruante si një event kinematografik. Pas ndërhyrjes së qeverisë turke, qeveria komuniste, ra dakord ta lejojë kthimin në Greqi të avionit dhe pasagjerëve.

Vasilis Cironis u dërgua bashkë me familjen në Suedi, ku kërkoi strehim politik. Rikthehet në Greqi në vitin 1974, ku themelon një parti politike, me prirje radikale. Në zgjedhjet e para të lira të 1977-ës, partia e tij paraqitet shumë mirë. Partitë tradicionale u alarmuan, Policia u përpoq ta arrestonte në hyrjen e shtëpisë së tij, por Cironis u kundërpërgjigj me armë. Nga 30 nëntori 1977, mjeku u rrethua nga forcat speciale.

Ai e shpalli banesën e tij “një shtet të pavarur”, dhe përmes disa megafonëve të vendosur në ballkon, nisi të mbante fjalime kundër “shtetit fashist”, dhe u bënte thirrje njerëzve të rebeloheshin. Më 4 korrik 1978, 28 komando speciale sulmuan apartamentin me ndihmën e gazit lotsjellës. Në fund të operacionit, doktori Cironis ishte i vdekur. Policia tha se ai kishte vrarë veten, por bashkëshortja tha publikisht se u vra nga “fashistët”. Në fakt, as mjekësia ligjore nuk arriti të dëshmojë, që vdekja ishte rezultat i vetëvrasjes.

Tags: avionitGreqihistoriakomunizmitmorrpasagjerepengsekretetshqiptar

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Protesta nesër, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve

Protesta nesër, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve

“Vlora po kalon ditë të vështira, kryebashkiakun e marrin peng me pistoletë në kokë”

“Vlora po kalon ditë të vështira, kryebashkiakun e marrin peng me pistoletë në kokë”

Urdhri i Ramës tërbon Palokën: O idiot, çfarë kërkon të bësh?

Urdhri i Ramës tërbon Palokën: O idiot, çfarë kërkon të bësh?







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com