E premte, 5 Mars, 2021
15 C
Tirana

Raporti i OKB për largimin e shqiptarëve/ Meta: Të ndalet ritmi dramatik i shpopullimit

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me statistikat e publikuara nga OKB, në të cilat thuhej se nga Shqipëria janë larguar 1.2 milionë persona përgjatë viteve 1990-2020.

Përmes një postimi në Facebook, Meta thekson se ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.

Sipas kreut të shtetit, plotësimi i 15 kushteve është rruga e vetme për të ndaluar procesin e shpopullimit.

Reagimi i Metës:

Ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.
Koha për të ndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë është tani!
Plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane!
Të bashkohemi kundër shpopullimit dhe kthimit të shpresës!
Shqipëri pa shqiptarë nuk mund të ketë! 🇦🇱

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një portret i paautorizuar për historianin Marenglen Kasmi

Nga: Xhevdet Shehu Nuk e kisha njohur më parë Marenglen Kasmin. Kur ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe dëshmorëve të saj u ndërmor një sulm i...

Shumica duan largimin e tij/ 70 % e qytetarëve të Tiranës kundër punës së Ramës

Në shumicë dërrmuese, qytetarët e Tiranës nuk e vlerësojnë punën që po bën Edi Rama. Sipas sondazhit të ‘Flame Tree Advisors’ në ‘Çim Peka LIVE’,...

Brenda vilës së Hoxhës, dhoma dhe shtrati ku diktatori ndërroi jetë

Gjithçka në dhomën e ish-diktatorit ka mbetur ashtu siç ka qenë edhe atëherë kur ai ishte në jetë. Në një udhëtim në rezidencat e personaliteteve...

A rrezikohet Shqipëria nga tërmetet në Greqi? Përgjigjet sizmiologu i IGJEUM

Një tërmet tjetër i fuqishëm ka rënë në Elasona të Greqisë me magnitudë 6 ballë. Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në Tiranë, në...

Italia bllokon dërgimin e vaksinave të AstraZenecas në Australi

Qeveria italiane ka bllokuar eksportin e vaksinës së AstraZenecas për në Australi. Përmes këtij vendimi është bllokuar dërgimi i 250.000 dozave të vaksinës, që janë...