E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

VIDEO/ I ra kuleta në pellgun e mbushur me aligatorë, ja si vepron gruaja

Një ngjarje e çuditshme është regjistruar në SHBA, teksa një grua është filmuar duke futur dorën në një pellg të tej mbushur me aligatorë për të kapur kuletën e saj.

Ngjarja është shënuar në parkun Safari North Wildlife, në Minesota. Në video duket edhe djali i mitur i gruas i cili qëndron shumë afër pellgut të rrezikshëm.

Sipas personit që ka kryer videon, djali i gruas ishte i frikësuar dhe disa herë i kërkoi të ëmës që të largoheshin nga aty, raporton Daily Mail.

Por gruaja insistonte dhe për të trembur zvarranikët hidhte vazhdimisht gurë në drejtim të tyre.

Pas disa tentativash, gruaja ka arritur të merrte kuletën dhe është larguar bashkë me djalin e saj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...

Aksidenti me 4 viktima/ Momenti i parakalimit të gabuar të ‘Citroen-it’ (Video)

Publikohet video e aksidentit që i mori jetën 4 shtetasve nga Kosova në Rrugën e Kombit, mbrëmjen e djeshme (14 janar). Në videon e publikuar...

Rigoni dhe samiti i Tiranës

Nga: Frrok Çupi Këtu është në plan një samit dialogu mes shteteve fqinje, por njëkohësisht disa kanë lëshuar fjalë kundër, sikur ‘u bëmë ne shqiptarët...

Vllaznia me njërën dorë te titulli, Teuta zhyt Bylisin në krizë

Përfundojnë dy ndeshjet që hapën siparin e javës së 14 të Kategorisë Superiore. Teuta mundi me rezultatin e pastër 2-0 Bylisin, dhe me këtë fitore...

Nuk mbajti premtimin për ujësjellësin, banorët lidhin te pema kreun e komunës

Kryetari i komunës në qytetin jugor meksikan Chiapas, Oscar Ramirez është lidhur nga banorët e zonës, pasi nuk mbajti premtimin për ndërtimin e një...