Kryesore

Rama nuk përmbahet: Iliri është mësuar keq, edhe mbret ta bësh…

               Publikuar në : 12:18 - 13/06/19 M. S

Kryeministri Rama, duke kujtuar të gjithë historikun e presidentit Meta, i ka tërhequr vemendjen se sa është toleruar dhe se prapë, për shumë arsye ai tregohet kapriçoz. Në fjalën e marrë në Kuvend, kryeministri e cilësoi si një rast unikal, ku Meta kërkon më shumë seç meriton, ku ende pa mbushur 50 vjeç ka mbajtur ndër postet më të rëndësishme. Referuar aktit të ndërmarë nga kreu i shtetit për 30 qershorin, Rama e cilësoi këtë si një akt brutal e të papërgjegjshëm të Ilir Metës.

“Ky Kuvend është i detyruar të merret me një akt brutal, trangresiv, të papërgjegjshëm dhe të patolerueshëm të Ilir Metës. E pyes shpesh veten çfarë kërkon më shumë Ilir Meta nga Shqipëria? Kujt i ka bërë Shqipëria më shumë ndere sesa këtij njeriu, i cili pa mbushur ende 50 vjeç e ka bërë si ankënd tjetër edhe kryeministër edhe President të Republikës.

Kujt përpara Ilir Metës i takon, pyes vetes çfarë të bëjë të lajë detin me borxhe që ka, që t’ua lë sado pak, që tu lajë sado pak socialistëve borxhet e të gjthë rasteve.

Janë pyetje natyrisht retotike. Këto pyetje na kthejnë në përgjigje në lidhje me pse? Sepse Iliri është mësuar keq, ta këndojë Zotin e tij, ta përqeshë fatin e tij, duke u bërë me vend e pa vend protagonist, ku jetës asnjëherë nuk i mjafton vendi që ka.

Iliri është mësuar keq, si s’ka më keq. Bëhet vend e pavend protagonist i një skene, ku nuk mjafton asnjëherë vendi që ka. Jo president i Republikës, por mbret të shqiptarëve, madje mbret të gjithë trojeve shqiptarëve Meta nuk do ndihej mirë”, tha Rama.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT