Kryesore

“Nuk na tund asgjë nga 30 qershori”, Rama i prerë: Meta si plumb qorr…

               Publikuar në : 12:27 - 13/06/19 S.N

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot presidentin Meta gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, teksa e cilësoi vendimin e tij si të dëmshëm dhe të papranueshëm për vendin.

Rama u shpreh se Meta veproi sipas dëshirës së Berishës, teksa ky i fundit është “në përpjekje të dëshpëruar për të djegur vendin”.

Kryeministri tha se nuk ka asnjë interes që zgjedhjet të mbahen më 30 qershor, por nuk mund të shtyhen zgjedhjet sa herë që i teket njërës palë.

Fjala e Ramës:

Jemi dëshmitarë të një tjetër zarari të madh, të dëmshëm e të papranueshëm të Metës. Për cilën arsye presidenti do merrte përsipër shkeljen më kushtetuese, për të justifikuar një përpjekje të dëshpëruar të Berishës për të djegur vendin.

Për të justifikuar një budallallëk që do regjistrohet si rast unikal në Shqipëri. Ka vetëm dy arsye: Ilir Meta. Kjo punë që po bëjmë sot e kërkon që t’u shpjegohemi shqiptarëve se si erdhi puna deri në këtë pikë vlimi në kazanin e jetës politike. Presidenti duke kapërcyer mbi Kushtetutën dhe duke fluruar si një plumb qorr për të vrarë zgjedhjet në mes të fushatës së zgjedhjeve.

Priti ditën kur do i mbushej mendja partisë së Saliut për të pasur një datë të re zgjedhjesh. Po filloj me një pyetje, çfarë interesi kam unë që të jem kaq i patundur nga bindja që kjo s’është koha për asnjë kompromis por është koha për fushatë zgjedhore? Këto zgjedhje janë vendore, në 70% në rang të vendit drejton PS. Qeveria ka 1001 probleme dhe çështje për ta besuar, ekonomia goditet, turizmi dëmtohet. Qetësimi i situatës duket si gjëja më e lehtë.

S’kam asnjë lloj interesi, po të isha ngushtësisht i interesuar për mua personalisht, për rehatinë dhe karrigen time, unë do isha i pari që do flisja që presidenti lëshoi një re kaq të madhe nga pantallonat për procesin politik. I thoja bravo zoti president, firma juaj na e hoqi dhimbjen e kokës, e lëmë këtë punë, i bëjmë zgjedhjet kur të jemi të gjitha dakord.

Me këtë budallallëk do thonim nesër nuk duam zgjedhje vendore dhe as të përgjithshme, sepse kemi informacione të sigurta për një sulm bërthamor ndaj Shqipërisë. Nqs zgjedhjet s’bëhen se nuk do një palë, s’bëhen kurrë. Nuk mund t’i imponohen një populli të tërë për hesap të një pale.

Ne nuk ka asgjë që na tund nga 30 qershori.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT