Kryesore

Rama: Shtyrja e zgjedhjeve, e keqja më e madhe e Shqipërisë

               Publikuar në : 12:41 - 13/06/19 M. S

Kryeministri Rama tha se e keqja buron nga qëllimi i atyre që duan të vrasin këto zgjedhje. Po kështu, Rama iu rikthye marrëveshjes me Bashën, me kusht për të dalë nga bunkeri i plastmasit dhe të mos protestonin. Duke i cilësuar si plane djallëzore të tyre, Rama tha se PS dhe qytetarët janë thjesht viktimë e zgjedhjeve të lira, të kundërshtuara nga kundërshtarët për të braktisur garën.

“Zgjedhje pa ata janë e keqja më e vogël, ndërsa shtyrja e zgjedhjeve do të ishte një e keqe e madhe me efekt të zgjatur mbi Shqipërinë. Sepse në emër të shmangies në një palë zgjedhje me këtë problem, ne do dëgjonim faktin që zgjedhjet mos ishin më e drejta e popullit për të gjykuar, por e drejta e partive kur do bëheshin zgjedhje. Kjo që po ndodh nuk është as e pandodhur as e papritur, madje kjo është seria e dytë e cila ka filluar dy vite më parë. E mbani mend kur të njëjtën njerëz, Sali Berisha dhe drejtuar me një llafaz dembel, Lulzim Basha, ikën nga Kuvendi për të bojkotuar Vettingun dhe u mbyllën ne një qese plasmasi, me të njëjtin avaz; Nuk do bëjmë zgjedhje!

E mbaj mënd se sa shumë i jam lut Bashës për marrëveshje, dhe si u bë në minutën e fundit marrëveshja, mori gjithçka deshi me kusht që të dilnin nga bunkeri i plasmasit dhe të mos protestonin rezultatin e zgjedhjeve dhe të mos shanin. I shtynë zgjedhjet me atë marrëveshje, vetëm për një javë. Brenda afatit që Kushtetuta i lejon Presidentit të Republikës. Kur politikës i lejojnë vetes shkelje të tilla, humbet votën, demokracia, shteti i së drejtës dhe shkelja kthehet në një përjashtim në një rregull”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT