Kryesore

Rama “godet” Bashën me deklaratën e kryeministrit italian


               Publikuar në : 16:51 - 21/10/19 Enno

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se vendimi i KE-së për mos-hapjen e negociatave me Shqipërinë erdhi si pasojë e dështimit të qeverisë.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kësaj akuze duke cituar fjalët e kryeministrit italian Giuseppe Conte, i cili e konsideroi përgjigjen negative të BE-së për Shqipërinë një “gabim historik”.

“Mbledhja e mbrëmshme do të mbahet mend si gabim historik. Shqipëria meriton hapjen e negociatave”, citon Rama kryeministrin e Italisë, ndërsa në anën tjetër fjalët e Bashës.

Pak më herët, shefi i qeverisë publikoi edhe mesazhin e Presidentit të Këshillit të Europës Donald Tusk për çështjen e negociatave.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT