Politikë

“Duhet të mbrojmë shqiptarët”/ Hajdari për rastin e 11-vjeçarit në kampin e ISIS: E turpshme


               Publikuar në : 17:08 - 21/10/19 Enno

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka reaguar lidhur me rastin prekës të 11-vjeçarit shqiptar, Alvin Berisha, i cili gjendet i vetëm në një kamp në Siri.

Përmes një postimi në “Twitter”, kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat njoftoi se i ka dërguar një kërkesë për informacion ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj. Mes të tjerash, ajo nënvizoi se qytetarët shqiptarë në veçanti të miturit, duhet të mbrohen kudo që janë.

“Sot i dërgova kërkesë për informacion Ministrit në Detyrë z. Cakaj për rastin e Alvinit. Ai nuk është një rast i izoluar. Duhet një zgjidhje e menjëhershme që të mbrojmë qytetarët tanë kudo që janë dhe sidomos të miturit se është vërtet e turpshme kjo që po ndodh”, shkruan Hajdari.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT