Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse Covid-19 do të diktojë fituesin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA

5 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pse Covid-19 do të diktojë fituesin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Nga: Elisabeth Drew “Project Syndicate”

Pandemia të cilën presidenti amerikan Donald Trump e ka trajtuar në një mënyrë katastrofike – mbi 200.000 të vdekur nga Covid-19 priten në Shtetet e Bashkuara deri në Ditën e Zgjedhjeve – po bind një numër të paparë votuesish ta hedhin votën e tyre përmes postës në vend, se ta ekspozojnë vullnetin e tyre në sondazhe.

Kjo do të thotë që Trump ose rivali i tij demokrat, Xho Bajden, mund të “fitojnë” një shtet më 3 nëntor, vetëm për të ndryshuar rezultatin kur të numërohen të gjitha votat e hedhura më postë. Gjasat e rezultateve të kontestuara, sidomos nëse një Trump i tërbuar nuk ka fituar qartazi – mund t’i bëjë këto një nga zgjedhjet më kaotike në historinë e vendit.

Pas gati 4 vjetësh kur presidenti Trump dhe republikanët e minuan shtetin, nuk është çudi pse SHBA ishte kaq e papërgatitur për krizën e Covid-19. Shpresa më e mirë e Amerikës qëndron tani tek Xho Bajden, forca më e madhe e të cilit është potenciali për të ribashkuar një popull të ndarë.

Trump po kontribuon në klimën e pasigurisë që po dominon, duke minuar qëllimisht besimin tek votimi me postë. Ai ka deklaruar vazhdimisht se zgjedhjet do të “manipulohen”, pra nëse ai humbet. E megjithatë nuk ka thuajse asnjë rast të votave të vjedhura si pasojë e votimit me postë.

Votimi po zhvillohet në mesin e një situate si pandemia, rënia e ekonomisë amerikane dhe humbja e 22 milionë vendeve të punës deri më tani, me shumë pak arsye për të qenë optimistë se shumica e tyre do të rikthehen së shpejti. Zjarret e mëdha që kanë përfshirë Bregun Perëndimor, e kanë forcuar atmosferën e ankthit.

Protestat e mëdha kundër dhunës policore ndaj afro-amerikanëve, u panë nga disa si në avantazh të demokratëve. Por tani që shumë shpesh ato po degradojnë në dhunë, kërcënojnë të punojnë në favor të Trumpit. Dhe në fakt Kelian Konuej, ish-këshilltare e presidentit, e ka deklaruar hapur se dhuna është diçka e mirë për Trumpin.

Por deri më tani, përpjekja e presidentit për ta bazuar fushatën elektorale mbi moton e vendosjes së “ligjit dhe rendit” duket se ka dështuar. Këto zgjedhje po luftohen kryesisht mbi atë që të dy palët nuk dëshirojnë të bëhen. Demokratët duan që votimi të jetë një referendum mbi Trumpin mbi çështjet më thelbësore, por edhe mbi sjelljen e presidentit, dhe korrupsionin e shfrenuar të administratës së tij.

Nga ana tjetër, republikanët duan që Bajden të jetë në qendër të vëmendjes dhe ta etiketojnë ish-zv/presidentin si një kukull të krahut të majtë të partisë së tij. Strategjia e fundit e Trump ka qenë përpjekja për të frikësuar gratë e periferive – mbështetja e të cilave është jetike për të – duke deklaruar se Bajden si president do të sillte krim dhe dhunë në lagjet e tyre.

Por edhe kjo taktikë deri tani nuk i ka ecur. As përpjekja për të bindur votuesit e paangazhuar politikisht se Bajden, një politikan i moderuar gjatë gjithë karrierës së tij, do

të jetë një lolo në duart e radikalëve të së majtës. Se sa efektiv do të ishte si president Bajden, kjo do të varej shumë nga fakti nëse demokratët, qët tashmë kontrollojnë Kongresin, do të arrijnë të kenë shumicën edhe në Senat.

Dhe për ta arritur këtë, u duhen vetëm 3 vende më shumë. Me Bajdenin që kryeson në sondazhet në rang kombëtar dhe kandidatët e fortë për në Senatit, ky duket një skenar i mundshëm. Demokratët e kanë promovuar Bajden si njeriun e mirë dhe normal, që ndryshe nga Trump nuk ndjell armiqësi racore dhe as përpiqet të përçajë vendin.

Sipas sondazheve më të besueshme, Bajden po udhëheq në shumë shtete “të lëkundura”, për të fituar 270 votat e nevojshme në Kolegjin Zgjedhor. Por shumë demokratë mbeten ende të traumatizuar nga fitorja e Trump në Kolegjin Zgjedhor në vitin 2016, kur gara e ngushtë në 3 shtete – Miçigan, Uiskonsin dhe Pensilvani – e vendosi atë në krye të garës, ndonëse e humbi votën e popullit me një diferencë të madhe.

Avantazhi i Bajden në disa shtete është shumë i ngushtë, prandaj Majkëll Blumberg premtoi 100 milionë dollarë për ta ndihmuar Bajden të fitojë shtetin e madh në Floridës.

Përtej sondazheve në shtetet e lëkundur, Trump nuk ndihmohet as nga botimi së fundmi i disa librave që e kritikojnë ashpër atë.

Libri i ri i gazetarit të famshëm që zbuloi dikur skandalin e Uotergejtit, Bob Uduard zbulon se Trump e dinte që në fillim se sa i rrezikshëm ishte Covid-19, e megjithatë në publik i shpërfilli rreziqet. Tani që pandeminë pritet të kombinohet me sezonin e gripit, Covid-19 do të bëhet edhe më i rrezikshëm. Nëse Trump do të humbë në nëntor, kjo do të ndodhë vetëm për faj të tij.

Burimi i lajmit: https://www.project-syndicate.org/commentary/america-election-voters-focus-on-covid19-by-elizabeth-drew-2020-09

Përshtati TIRANA TODAY

 

Tags: Donald TrumpJoe BidenpandemiaSHBAZgjedhjet

TË LIDHURA

DW: Analiza e BE-së kritikon ritmin e reformave në Ukrainë
Bota

DW: Analiza e BE-së kritikon ritmin e reformave në Ukrainë

22:43 | 04/11/2025
SHBA, anulohen fluturimet në Aeroportin “Ronald Reagan” për shkak të një problemi sigurie
Bota

SHBA, anulohen fluturimet në Aeroportin “Ronald Reagan” për shkak të një problemi sigurie

21:16 | 04/11/2025
Zelensky i kërkon kryeministrit hungarez të mos bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në BE
Bota

Zelensky i kërkon kryeministrit hungarez të mos bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në BE

17:47 | 04/11/2025
Next Post
U shpall i zhdukur në vitin 1955, avioni rishfaqet pas 37 vitesh. Ja se çfarë ndodhi

U shpall i zhdukur në vitin 1955, avioni rishfaqet pas 37 vitesh. Ja se çfarë ndodhi

“Bomba e Carit”/ Kur sovjetikët shpërthyen bombën më të fuqishme të krijuar nga njeriu (VIDEO)

“Bomba e Carit”/ Kur sovjetikët shpërthyen bombën më të fuqishme të krijuar nga njeriu (VIDEO)

Monedhat shqiptare të periudhës 1945-1991 (FOTO)

Monedhat shqiptare të periudhës 1945-1991 (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

DW: Analiza e BE-së kritikon ritmin e reformave në Ukrainë
Bota

DW: Analiza e BE-së kritikon ritmin e reformave në Ukrainë

by mirseda
22:43 | 04/11/2025
0

Ukraina duhet të përshpejtojë ritmin e reformave të saj, nëse dëshiron të arrijë qëllimet e saj në...

Arta Dade: Nano mori përgjegjësi në kohë të vështira

Arta Dade: Nano mori përgjegjësi në kohë të vështira

21:53 | 04/11/2025
SHBA, anulohen fluturimet në Aeroportin “Ronald Reagan” për shkak të një problemi sigurie

SHBA, anulohen fluturimet në Aeroportin “Ronald Reagan” për shkak të një problemi sigurie

21:16 | 04/11/2025
Lirohet nga qelia Alqi Bllako, GJKKO e dënon me 4 vite, 1 më pak nga sa kërkoi SPAK

Lirohet nga qelia Alqi Bllako, GJKKO e dënon me 4 vite, 1 më pak nga sa kërkoi SPAK

21:13 | 04/11/2025
Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat në Parlament

Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat në Parlament

20:29 | 04/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com