E mërkurë, 23 Shtator, 2020
20 C
Tirana

U shpall i zhdukur në vitin 1955, avioni rishfaqet pas 37 vitesh. Ja se çfarë ndodhi

Më të lexuarat

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

Ndahet nga jeta Faik Perkoxha, personi që tërhoqi qenin zvarrë pak ditë më parë

Është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të infarktit në zemër 50-vjeçari, i cili pak ditë më parë u arrestua për keqtrajtimin...

Londër/ Arrestohen tre shqiptarë, kishin disa shtëpi hashashi

Policia britanike ka arrestuar tre shqiptarë. Ata merreshin me kultivimin e hashashit dhe janë kapur duke kultivuar bimën narkotike në disa shtëpi. Personat e...

Kush ishte gjyshi i Ava Max, aktori shqiptar që u nda nga jeta sot

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ava Max, ndau sot me ndjekësit e saj lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të gjyshit të...

Vrau shoferin e fugonit me thikë në zemër, Arbër Kote nuk pranohet në burgun e Durrësit

Arbër Kote, i cili u arrestua pasi vrau me thikë në zemër shoferin e një fugoni, nuk është pranuar në paraburgimin e Durrësit. 26-vjeçari i...

Jeta është e mbushur me mistere, shumë prej të cilave nuk zgjidhen asnjëherë. Por disa enigma duket se sfidojnë hapësirën dhe kohën, arsyen e shëndoshë dhe probabilitetin. Disa mistere e magjepsin ende publikun. Historia e fluturimit 914 të linjës ajrore “Pan America”, ka intriguar vazhdimisht teoricienët e komplotit.

Më 2 korrik 1955, një avion u ngrit nga një aeroport në qytetin e Nju Jorkut në SHBA duke transportuar drejt Floridës 57 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit. Pas disa minutash duket se ndodhi diçka e çuditshme, që ua ndryshoi jetën të gjithëve njerëzve që ndodheshin në bord.

Pa asnjë komunikim apo paralajmërim, fluturimi 914 i Pan America u zhduk nga ekranet e radarëve, dhe askush në kullën e kontrollit në Nju Jork nuk mundi të kontaktonte pilotin e avionit apo ndonjë pjesëtar tjetër të personelit, sikur avioni të mos kishte ekzistuar ndonjëherë.

Autoritetet u përpoqën që të gjejnë avionin. Ata supozuan më të keqen: avioni mund të kishte pësuar ndonjë defekt dhe do të ishte rrëzuar. Por pavarësisht përpjekjeve të shumta për të gjetur vendin e rrëzimit, nuk u gjet asnjë gjurmë, asnjë mbetje e avionit dhe as ndonjë nga trupat apo sendet e udhëtarëve.

Pas disa muaj hetimesh, autoritetet arritën në përfundimin se avioni duhet të ishte përplasur në det duke mos lënë pas asnjë gjurmë. Linja ajrore i kompensoi familjet e udhëtarëve për humbjen e të dashurve të tyre dhe çështja u supozua e mbyllur.

Por 37 vjet më vonë gjithçka ndryshoi më 21 maj 1992. Kontrollorët e trafikut ajror në aeroportin e Karakasit në Venezuelë sapo kishin nisur turnin e tyre të punës, kur vunë re befas praninë e një avioni të çuditshëm që hynte në hapësirën ajrore, por ai nuk ishte pikasur nga sistemi i radarëve të aeroportit.

“Ne mund t’i shihnim avionët me sy të lirë, por sipas radarit atje nuk kishte asgjë!”-shpjegoi një nga kontrollorët e trafikut ajror. Një kontrollor tjetër De la Korte, mori një sinjal kontakti nga aeroplani misterioz “Ku jemi? Çfarë dreqin po ndodh?”- pyeti piloti i avionit.

“Ne jemi fluturimi 914 i ‘Pan America Airways’ nga Nju Jork në Majemi me një ekuipazh prej 4 vetash dhe 57 pasagjerë”-tha piloti. Ky njoftim i pabesueshëm i shtangu kontrollorët në kullë. Duke u përpjekur të ruante qetësinë De la Korte, nisi t’i bënte pilotit disa pyetje. Ai e pyeti nëse kishte pasur ndonjë problem gjatë fluturimit të tij, dhe duke ia bërë të ditur se ai ishte qartësisht jashtë kursit, ose 1800 km në drejtimin e kundërt nga destinacioni.

Lexo edhe :   Rrëzohet aeroplani në SHBA, ndërrojnë jetë katër persona
Lexo edhe :   Çfarë përmban deklarata e përbashkët ekonomike e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve

Piloti u përgjigj se ai ishte planifikuar të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar të Majemit në orën 9:55 të mëngjesit të datës 2 korrik 1955. Pastaj ai i tha De la Kortes se diçka nuk funksiononte në bord, ndaj De la Korte e njoftoi pilotin se :”Kapiten, ky është Aeroporti Ndërkombëtar i Karakasit, dhe është data 21 maj 1992”.

Ai i tha pilotit të qëndronte i qetë, duke e vënë në dijeni se kishte dërguar një ekuipazh për ta takuar teksa avioni po përgatitej të ulej. Kontrollorët e trafikut ajror u habitën me atë që panë, avioni që po afrohej ishte shumë i vjetruar krahasuar me avionët më modern me të cilin ishin mësuar të punonin.

Stafi i aeroportit e orientoi avionin të ulej në tokë, dhe rojet e sigurisë po përgatiteshin t’i ndihmonin udhëtarët brenda. Por kur ata iu afruan pilotit, ai bërtiti:”Jo mos u afroni, po largohemi tani”, dhe e ktheu avionin në pistën më të afërt, dhe u ngrit sërish në ajër, duke lënë të pataksuar stafin e aeroportit venezuelian.

Ndërkohë 3 avionë të Forcës Ajrore të Venezuelës u përpoqën ta gjurmonin, por në mënyrë misterioze ashtu siç ndodhi përpara mbërritjes, avioni nuk ishte i gjurmueshëm nga radari, dhe ushtria nuk ishte në gjendje të gjente vendndodhjen e tij. Kur avioni u gjet sërish, kjo gjë solli shumë më shumë pyetje sesa përgjigje.

Vetëm disa orë pasi u largua papritur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Karakasit në Venezuelë, avioni mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Majemit, ku ishte planifikuar të ulej 37 vjet më parë. Edhe aty i gjithë stafi u habitën se si kishte mbërritur ai avion në atë gjendje.

Ku kishte qenë për 37 vjet më radhë? Pas largimit të pilotit, bashkë-piloti, ekuipazhi dhe pasagjerët u morën për orë të tëra në pyetje nga zyrtarët e sigurisë.

Kishte kaq shumë pyetje që nuk kishin përgjigje, ose që nuk kishin përgjigjen e duhur. Një nga aspektet e frikshme ishte se asnjëri nga pasagjerët në bordin e avionit nuk ishte plakur pavarësisht se kishin kaluar 37 vite. Zyrtarët ngritën supet sesi avioni ia doli të fluturojë për një kohë kaq gjatë.

Por edhe nëse bëhej fjalë për një ”udhëtim në kohë”, ajo që kishte qenë vetëm disa orë për ekuipazhin dhe pasagjerët, ishin plot 37 vjet për në të tjerët. Historia e fluturimit 914 u bë burimi frymëzimi për shumë teori konspiracioni.

Burimi i lajmit: https://medium.com/@engrodusedavidoluwadamilola/a-missing-plane-from-1955-landed-after-37-years-heres-what-happened-myth-5f09f51bf3ba

Përshtati TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny del nga spitali

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny ka dalë nga spitali i Berlinit, ku po merrte ndihmën e nevojshme mjeksore. Spitali “Charite” ku kritiku i Putinit...

Nga Diktatura në Demokraturë

(Tridhjetë vite historie shqiptare) “Demokraci do të thotë shumë më tepër se sa qeveri popullore e zotërim i shumicës”J. F. KENNEDY Eugjen Merlika Kohët e fundit është...

Vuçiç: Nuk jemi afër zgjidhjes politike me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i minimizoi shpresat se marrëveshjet për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, mund të çojnë...

Dëshmia e rrallë e vëllait të “Heroit të Popullit”

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie.al publikon dëshmitë e rralla të Xhaferr Vokshit, vëllait të ‘Heroit të Popullit’, Asim Vokshit, lidhur me mikun e ngushtë të tij,...

“Beteja vazhdon”, Pipero zbulon skenarin që çon në mbylljen e shkollave

Ndërsa Athina po e risheh për një rimbyllje të dytë, frika është edhe më e madhe se e njëjta situatë mund të përvijojë me...