Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Romët përdoren për vota”, aktivistja:Gjatë fushatës kërcejnë, pastaj i harrojnë

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Romët përdoren për vota”, aktivistja:Gjatë fushatës kërcejnë, pastaj i harrojnë

Nga Anxhela Ferra

Çdo herë që në vend ka fushata elektorale politikanët kujdesen që t’i afrohen çdo shtrese e çdo komuniteti, me qëllim marrjen e votës. Një nga komunitet që e ndjen vëmendjen e politikës vetëm për zgjedhje, janë romët dhe egjiptianët. Krerët e partive dhe kandidatët shkojnë në qytete të ndryshme dhe bëjnë premtime të shumta.

Duke nisur nga shtëpitë e deri të integrimi i tyre në shoqëri e në politikë. Por, siç ndodh rëndomë, pas marrjes së votave ata harrohen. Manjola Veizi drejtuese në Qendrën për të Drejtat e Grave Rome në një intervistë për Tirana Today thotë se veç problemit të mos mbajtjes së premtimeve, romët nuk janë të përfaqësuar në politikë.

“Për fat të keq praktika ka treguar që shpesh herë komuniteti rom dhe egjiptian të targetohet vetëm në kohën e zgjedhjeve si votues të cilët mund të blihen lehtësisht. Kjo për një sërë arsyesh, duke qenë të pashkolluar e nuk kuptojnë sa i rëndësishëm është procesi zgjedhor dhe vota e tyre. Por, gjithashtu edhe gjendja e tyre ekonomike bën që të jenë pre e ryshfeteve apo të mirave materiale që mund t’iu ofrohen për votën.

Shpesh shoh politikanë që gjatë kohëve të proceseve zgjedhore dalin me romët, kërcejnë, i duan shumë romët. Dhe mbas kësaj i harrojnë totalisht dhe nuk kthehen më. Romët shkojnë të votojnë, por shpesh duke qenë edhe të pashkolluar bëhen pre e këtyre personave që duan t’i ndihmojnë. Dhe më pas në njëfarë mënyrë i influencojnë.”

Fjalët që i drejtohen komunitetit rom dhe egjiptian janë të shumta, por neglizhimi sa i një qeverie apo një tjetre ka sjellë skepticizëm për plotësimin e tyre. Duke bërë kështu që situata e komunitetit ndër vite të ndryshojë pak ose aspak. Veizi tregon për Tirana Today se kanë nisur projekte për përfaqësim më të madh të komunitetit.

“Premtimet që bëjnë politikanët janë nga më të ndryshmet, do t’iu shtrojmë ujin, legalizojnë shtëpitë, do t’iu japim banesa sociale. Do të rregullojmë rrugët këtu, do t’iu japim punë, ndihmë sociale. Pra, gjëra që nuk janë të prekshme, që të ketë një shifër të cilën të mundesh ta ndjekësh e monitorosh. Nuk ka plan konkret.

Shumica e romëve punojnë në tregun informal, mbledhin materiale të riciklueshme, shesin rroba të përdorura. Pra, nuk ka tregues të mirë që të tregojnë se ka një rritje të punësimit. Ne duam të ngremë kapacitete që të kenë mundësi të monitorojnë këto premtime. Dhe ne jo më kot kemi filluar që në zgjedhjet e 2013-ës, mbështetur nga OSBE me projekte të shumta. Për rritjen e pjesëmarrjes së grave, vajzave rome e egjiptiane në jetën publike dhe politikë.”

Por, veç garantimit të drejtës për të votuar, komuniteti prej disa vitesh kërkon të fitojë të drejtën edhe të votohen. Ende në parlamentin shqiptarë nuk ka përfaqësues të romëve dhe egjiptianëve. Edhe pse shpesh parti të ndryshme kanë përfshirë në listat zgjedhore emra të komunitetit, por në pozicione ku nuk mund të fitohet vendi në parlament.

“Deri tani janë shumë pak, vetëm 2 veta rom të zgjedhur në Këshillat Bashkiakë. Ka pasur tendenca nga gra, vajza, por edhe burra që të kandidojnë në mënyrë të pavarur. Por, ka goxha pengesa përveç pjesës që duhet të gjenerosh votat e 1% të popullsisë në zonën që banon. Pastaj ka dhe kosto financiare, duke qenë se nuk kemi një parti tonën ne nuk mund të marrim një buxhet të caktuar.

Në pamje të parë politikanët duan të përfshijnë njerëz nga komuniteti. Shpesh kur flasim me ta na thonë, sa mirë na sillni vajza e djem të rinj. Por, dihet si është në politikë. Flitet me numër votash.”/TIRANA TODAY

Tags: Aktivistefemijet romefushata elektoraleHarrojnëkërcejnëManjola Veizipërmirësimi i jetesëspolitikanëtpremtimetromët dhe egjiptianëtvota

TË LIDHURA

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet
Aktualitet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Presidentja e Kosovës nis konsultimet me partitë politike për mandatarin e dytë, mungon Lista Serbe
Aktualitet

Presidentja e Kosovës nis konsultimet me partitë politike për mandatarin e dytë, mungon Lista Serbe

13:16 | 31/10/2025
Veliaj: S’jam këtu për të kërkuar mëshirë apo privilegj, dua drejtësi kushtetuese!
Aktualitet

Veliaj: S’jam këtu për të kërkuar mëshirë apo privilegj, dua drejtësi kushtetuese!

11:45 | 31/10/2025
Next Post
Major Klodian Tanushi shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Major Klodian Tanushi shpallet "Dëshmor i Atdheut"

Nga Erdogan tek Putin, këta janë udhëheqësit me më shumë truproja në botë

Nga Erdogan tek Putin, këta janë udhëheqësit me më shumë truproja në botë

S’kanë të ndalur skandalet. I vëllai i Loredanës i dënuar 73 herë për vjedhje

S’kanë të ndalur skandalet. I vëllai i Loredanës i dënuar 73 herë për vjedhje







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

13:48 | 24/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet
Aktualitet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

by mirseda
13:31 | 31/10/2025
0

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ka publikuar për konsultim publik projektligjin për...

Presidentja e Kosovës nis konsultimet me partitë politike për mandatarin e dytë, mungon Lista Serbe

Presidentja e Kosovës nis konsultimet me partitë politike për mandatarin e dytë, mungon Lista Serbe

13:16 | 31/10/2025
Veliaj: S’jam këtu për të kërkuar mëshirë apo privilegj, dua drejtësi kushtetuese!

Veliaj: S’jam këtu për të kërkuar mëshirë apo privilegj, dua drejtësi kushtetuese!

11:45 | 31/10/2025
Gjyqi i Veliajt, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Presidencës

Gjyqi i Veliajt, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Presidencës

10:50 | 31/10/2025
Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

10:48 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com