Foto Galeri

S’kanë të ndalur skandalet. I vëllai i Loredanës i dënuar 73 herë për vjedhje

               Publikuar në : 17:11 - 15/05/19 marsela

Duket se skandalet nuk kanë të ndalur për Loredanën e familjen e saj. Pasi sqaroi për mediat mashtrimin ndaj çiftit zviceran, një tjetër anëtarë i familjes së saj ka kryer shkelje të rënda.

Përpos çiftit zviceran, Loredana Zefi mori një tjetër akuzë nga avokati Valentin Landmann. Ai tha se reperja përdori një identitet të rremë për të mashtruar çiftin, duke u prezantuar si Anna Landmann, vajza e paligjshme e avokatit. Ky emër nuk ka qënë i rastësishëm, pasi avokati Landmann ka mbrojtur vëllain e saj Faton, në një çështje.

Ai ka marrë përsipër të mbrojë çështjen e Fatonit, duke u munduar që të mos dëbohet nga Zvicra. Gazeta zvicerane “20 minuten” ka zbuluar se vëllai i Loredanës, Faton, u dëbua nga Zvicra pasi ishte dënuar 73 herë për vjedhje e mashtrime. Për vjedhjet e shumta që ka kryer, atij i kanë vendosur edhe një nofkë. Vëllai i Loredanës konsiderohej si “Eskobari i Emmenbrucke”, pasi nisi të shiste marijuanë që në moshën 15 ose 16 vjeçare.

Duke iu rikthyer sërish tek çështja në fjalë, në atë periudhë, avokati Landmann nuk ia doli të fitonte çështjen e tij. Bëhet fjalë për 23 maj 2016.

Loredana mashtroi edhe një kompani që jepte anije me qira. Ajo ishte paraqitur si e bija e avokatit Valentin Landmann, duke kërkuar marrjen e një varke me qira me burrin e saj Mozzik, por pa licencë. “Unë gjithmonë vozis varkën e babait tim”, kishte thënë Loredana, sipas pronarit.

Kujtojmë se Fatoni ishte pjesë e skemës së mashtrimit ndaj çiftit Z, i cili i mori 6900 franga Petrës dhe i thoshte vazhdimisht se do ia kthente. Avokati Landmann nuk ka bërë ende asnjë koment për lidhjen e mëparshme që kishte me familjen Zefi.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT