Bota

Nga Erdogan tek Putin, këta janë udhëheqësit me më shumë truproja në botë

               Publikuar në : 17:06 - 15/05/19 S.N

Bota ka shumë udhëheqës të rëndësishëm botërorë, ose të paktën liderë që mendojnë se janë të rëndësishëm. Gati çdo udhëheqës i madh botëror, shoqërohet gjithnjë nga një autokolonë gjigante me makina, me shumë masa të forta sigurie nga pas. Por, cilët janë liderët me masat më ekstreme të sigurisë. Le t’i shohim më poshtë.

  1. Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan

Erdogan mban gjithmonë me vete 60 truprojat më besnike të njohur si “Burrat me mustaqe”, për shkak se gati të gjithë mbajnë mustaqe. Ata, reagojnë ashpër ndaj çdo lloj problem me sigurinë e liderit të tyre. Në vitin 2017, ata rrahën qytetarë amerikanë me origjinë turke, që po protestonin kundër Erdoganit në Uashington. Krahas tyre janë sigurisht edhe qindra forca të tjera të sigurisë. Vizita e tij e fundit në Greqi, angazhoi 3000 mijë snajperistë të forcave speciale turke dhe greke.

  1. Kryeministri japonez, Shinzo Abe

Si një nga liderët botërorë më të rëndësishëm, vizitat e Shinzo Abes jashtë vendit shoqërohen me masa ta larta sigurie. Zakonisht angazhohet një personel prej 9.000 personash.

Në 2016, eskorta e tij u bllokua në trafikun e autostradës. Në vend se të bllokonin paraprakisht një pjesë të rrugës, stafi i sigurisë uli perdet e dritareve të makinave, teksa u bënin me shenjë makinave në lëvizje, që të zhvendoseshin.

  1. Presidenti i Guinesë, Alfa Conde

Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike, është pa dyshim një njeri i fuqishëm brenda vendit të tij. Në vitin 2011, kundërshtarët politikë tentuan ta vrasin në shtëpinë e tij, dhe pas asaj ngjarje ai forcoi ndjeshëm masat e sigurisë. Nuk dihen shumë detaje mbi to, por fakt është që janë tepër armiqësorë ndaj mediave. Në vitin 2013, truprojat kryen një valë dhune kundër gazetarëve të pavarur, dhe në vitin 2016, të ashtuquajturat “Beretat e Kuqe” rrahën një gazetar, pasi fotografi Konde kur po largohej nga parlamenti.

  1. Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta II

Forcat e sigurisë së mbretëreshës janë mbresëlënëse në disa aspekte. Ata janë më të njohur për maskimin e tyre. Shumica e tyre qëndrojnë fizikisht larg mbretëreshës, dhe shumëkush mund t’i ngatërrojë në rrugë për kalimtarë të zakonshëm apo turistë. Por, ata mund t’ju bllokojnë në moment nëse përpiqeni që t’i afroheni Elisabetës. Garda Mbretërore, skuadra e elitës së ‘Scotland Yard; u formua në vitin 1983, dhe thuhet se përbëhet nga 185 oficerë të mirë-trajnuar. Ata, janë përgjegjës për sigurisë gjatë gjithë kohës të mbretëreshës, së bashku me pjesën tjetër të familjes mbretërore dhe diplomatëve të Londrës.

  1. Presidenti i Kinës, Xi Jinping

Presidenti dhe drejtues të tjerë të lartë të Partisë Komuniste, mbrohen nga një njësi elitë e quajtur Byroja Qendrore e Sigurisë, e cila është një organizatë e fshehtë. Ajo përbëhet nga mijëra trupa shumë të përgatitur, për të mbrojtur udhëheqësit kryesorë të vendit dhe familjet e tyre. Gjatë një vizite në vitin 2017 të Xi Jinping në Hong Kong, u angazhuan mbi 11.000 policë.

  1. Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman

Thuhet se bin Salman, ka aktualisht raporte të këqija me të atin e tij, Mbretin Salman bin Abdulaziz Al Saud. Për këtë arsye dhe jo vetëm, ai ka ngritur një rrjet të madh sigurie rreth vetes. Në një vizitë ai ka zëvendësuar drejtuesit e organeve të sigurisë, me njerëzit e tij më besnikë. Trupa kryesore e sigurisë së tij, mendohet se përbëhet nga një personel prej 800 truprojash.

  1. Kreu i Vatikanit, Papa Françesku

Organi kryesor që përgjigjet për sigurinë e Papës është Garda Zvicerane Papnore, që zotëron aktualisht një nga koleksionet më të avancuara të armëve të zjarrit në botë. Kjo njësi numëron më shumë se 125 persona. Edhe pse çdo ish-ushtarak zviceran me qëndrim të mirë që është katolik, nën 30 vjeç dhe mbi 1.80 i gjatë mund të aplikojë, testimi është shumë i fortë dhe tejet përzgjedhës.

  1. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un

Kur lideri koreano-verior vizitoi Singaporin në vitin 2018, ai u shoqërua në dukje nga një tufë truprojash. Në fakt, Pheaniani ka një Gardë Kombëtare me 100.000 persona. Kjo njësi elite, shërben në thelb si një ushtri personale e Kim, dhe që përgjigjet drejtpërsëdrejti para tij.

  1. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Shërbimi sekret që merret me sigurinë e presidentit amerikan ka rreth 7.000 punonjës. Ndërkohë dy avionët presidencialë që përdor Trump gjatë udhëtimeve të tij, janë ndër mjetet më të sigurta në botë. Ai ka gjithashtu limuzinën më të sigurtë në botë, e testuar edhe ndaj sulmeve me bomba. Kur Trump vizitoi Britaninë e Madhe në vitin 2018, ai u shoqërua nga 1.000 anëtarë të stafit, një autokolonë e plotë me makina dhe helikopterë.

  1. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Shërbimi Federal i Mbrojtjes, FSO, njihet ndryshe edhe si “Njerëzit e Putinit”, është njësia me enigmatike e sigurisë në Rusi. Askush nuk e di me saktësi forcën në trupa, por fakt është së ka një buxhet disa miliarda dollarë, dhe kompetenca të pakufizuara për të hetuar, arrestuar njerëz, apo kontrolluar shtëpi./ Tirana Today

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT