Major Klodian Tanushi, i cili humbi jetën gjatë një misioni të NATO-s në Letoni është shpallur “Dëshmor i Atdheut”.
Ndërkohë, Këshilli i Ministrave ka nderuar major Klodian Tanushin, duke e shpallur ditën e enjte, datë 16 maj 2019, ditë zie kombëtare.
Njoftohet se homazhet në nder të “Dëshmorit të Atdheut”, do të zhvillohen në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, nga ora 10:00-12:00. Po në këto mjedise, do të mbahet edhe ceremonia shtetërore në nder të major Klodian Tanushit, përpara se arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve.